LIVE UPDATES
Aktualitet

Investimi në Butrint/ Shehaj nxjerr DOKUMENTA, Gjiknuri: S’e kam kushëri, shihemi në gjyq

11 Maj 2022, 15:43 Nga DOSJA
Investimi në Butrint/ Shehaj nxjerr DOKUMENTA, Gjiknuri: S’e kam

TIRANË– Shtohen investitorët strategjikë në radhët e socialistëve. Pas ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, edhe Damian Gjiknuri po akuzohet për “kafshim” në zonat e mbrojtura të vendit. Sot, në deklaratën etij për mediat, duke përsëritur atë që tha disa ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Gjiknuri kishte marrë tokë për investim pranë zonës së Mbrojtur të Butrintit. Pas tij, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nxorri dokumente duke pretenduar se aksioner i kompanisë “Andi”, është Adriana dhe Andi Gjiknuri, ky i fundit sipas tij është djali i xhaxhait të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste. Duke publikuar dhe dokumentat, Shehaj pretendon se qeveria shqiptare i kanë dhënë statusin e investitorit strategjik për “Manastir Resort”, kompanisë “Andi”, megjithatë ky nuk është i vetmi problem. Kjo, pasi sipas deputetit, resorti “Manastir Resort” do të ndërtohet pranë parkut arkeologjik të Butrinit, ndaj dhe qeveria kishte vendosur të ndërhynte për të zvogëluar parkun duke i nxjerrë 800 hektarë nga zona e mbrojtur. Pra është ndërhyrë në një pasuri kombëtare për të ndërtuar një resort. Megjithatë të gjitha akuzat janë hedhur poshtë nga vetë Gjiknuri, i cili pretendon se nuk ka asnjë lidhje familjare me Andi Gjiknurin. Në kundërpërgjigje për Shehajn, ai ka premtuar se dosjen do ta çojë në Gjykatë, duke pretenduar për dëmshpërblim.

Kur ka nisur “kafshimi” i Butrinit?

Në dhjetor 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Rama ka firmosur statusin për projektin “Manastir Resort”, që do të realizohet nga kompania Alb-Star, ndërsa 50% të punimeve të tjera do i realizojë kompania “Andi”. Në pjesë e këtij investimi shtrihej në gjirin e Manastirit, zonë e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit. Pikërisht se punimet do kryeheshin në Butrint, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka bërë me dije se i kishte kërkuar Agjencisë së Zhvillimit të Territorit që në këto parcela mos të ndërtoheshin. Por më 26 janar 2022, qeveria miratoi heqjen e ngastrave nga zona e mbrojtur, duke i hapur përfundimisht rrugë ndërtimit të resortit. Pra mirë që falim pjesë tokë dhe i japim me koncensione për dekada me radhë, por rrezikojmë edhe pasuritë natyrore e kulturore të vendit.

Investimet strategjike (VETËM për socialistët)

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që njerëz me lidhje të ngushta me Partinë Socialiste akuzohen se gllabërojnë pasuri të vendit. E para që u bë publike ishte historia e bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka dhe e aktorit Gazment Paja. Ky i fundit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka përfituar 133 mijë m2 në Dhërmi; bashkëshorti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe deputetes së PS-së, Olta Xhacka, ish-deputeti socialist Artan Gaci, ka përfituar të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë; parku i Butrintit do të jepet me koncesion për të paktën 30 vite, edhe pse Ministria e Kulturës pretendon se është marrëveshje administrative. Por nuk janë të vetmet raste. Nga investimet strategjike rrezikohen dhe monumente të tjera natyrore si “Faleza e Bardhorit” në Kavajë apo Shpella e Piratëve në Himarë.
Në zonën e Plazhit të Gjeneralit në bashkinë Kavajë, ku ndodhet monumenti natyror “Faleza e Bardhorit” – i përbërë nga shkëmbinj të skulpturuar nga erozioni detar, pritet të ndërtohet resorti “Mediterranean Ëave.” Subjekt aplikues është shoqëria “Shijaku’ në pronësi të biznesmenit të skrapit, Shpëtim Shijaku.

Qeveria shqiptare i jep këtij subjekti 2000 metra katrorë bregdet dhe të drejtën e përdorimit dhe shfrytëzimit të një sipërfaqeje pyll prej 635,000 metra katrorë, duke i vënë kusht që “të zbatojë me korrektësi kushtet e lejes mjedisore, përgjatë vijës ndarëse me kufirin e monumentit” dhe mos të “lejohet asnjë lloj veprimtarie brenda këtij monumenti”. Ndërsa tek “Shpella e Piratëve” në Himarë, ku do të ndërtohet projekti “Banyan Tree Hotel Resort”, parashikuar si resort me disa kate, vila dhe një sipërfaqe zhvillimi prej 16,000 metra katrorë – vendosur mes Drimadhës dhe Palasës. Subjekti aplikues është shoqëria “DAST”, e njohur në fushën e import-eksportit të materialeve të ndërtimit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

‘Djali i xhaxhait investitor strategjik’/ Gjiknuri: S’e kam kushëri, le ta provojë gjykata

Shehaj nxjerr dokumente: Investitori strategjik i radhës, djali i xhaxhait të Gjiknurit

Berisha: Vëllai i Ramës ortak me atë të Gjiknurit në resortin që po ndërton

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike damian gjiknuri investitor strategjik kusheriri i giknurit investitor strategjik damian gjiknuri investitor strategjik kusheriri i giknurit investitor strategjik

Sondazh

Poll

Deputetët e opozitës sjellin manekinë me fotot e Olsi Ramës dhe Geron Xhafës të veshur si të burgos

Deputetët e opozitës sjellin manekinë me fotot e Olsi Ramës dhe Geron Xhafës të veshur si të burgos

Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën

Gjithçka me votat e mazhorancës, mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave

Opozita u la jashtë!71deputetë të pranishëm në Kuvend, mazhoranca voton dy projektligje në rend dite

“Nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë”/ Spiropali shpreh mirënjohje për Gardën

Salla gjysëm e boshatisur, nis seanca plenare në Kuvend

U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

Deputeti socialist shfrenon gojën: Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua

Peleshi futet në Kuvend, Noka dhe Bardhi: Keni shpallur armik opozitën!

"Mos më prek me dorë!' Përplasje fizike mes Gardës dhe deputetëve të PD-së para Kuvendit

“Tmerr ka Rama nga opozita", dyert e Kuvendit me zinxhirë, Noka: Bunkerizohet parlamenti

Garda bllokon hyrjen, deputetët e PD-së mblidhen përballë tyre, Toni Gogu pret në radhë

Rama në takimin me kandidatë e rinj për deputetë: Bora u bë e famshme se u bë meme si fillim

Djegia e karrigeve nga opozita dhe kaosi në Kuvend, Rama: Shenjë revolte kundër një vendimi gjykate

Kaosi në Kuvend, momenti kur gardisti shpëton Spiropalin nga sendet e hedhura drejt saj

Bardhi godet Spiropalit me këmbën e karriges, punonjësi i gardës i del në mbrojtje

"Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot", Sula: Rama dhe Xhafaj kanë bërë hakmarrje primitive

"Ka shitur Shqipërinë "/ Çupi: Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën

Gjekmarkaj: Në 7 tetor do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur demokracinë!

"Sa herë të ketë parlament e njëjta panoramë do të jetë", Noka: Pa qeveri teknike, nuk ka qetësi

Çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit, përplasja fizike mes Flamur Nokës dhe Petro Koçit

Kaosi në Kuvend, Spiropali ndërpret seancën plenare

Spiropali lexon vendimin për Salianjin, deputetët e PD-së hedhin sende drejt kryetares së Kuvendit

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës mblidhen te foltorja

Rikthehet kaosi në Kuvend, mbyllet seanca plenare

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit: Edi Rama ka djegur shtetin

Seanca nis me përplasje dhe tension, deputetët e PD-së nxjerrin karriget jashtë Kuvendit

Berisha fton qytetarët në mosbindje civile:7tetor në ora6,Tirana do jetë vrima e miut e qeveritarëve

Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! Do jetë dita e drejtësisë, e triumfit

Kryesia e PD-së ndryshon datën e protestës, miraton datën 7 tetor: Mospajtimi me të keqen

Berisha: Më 6 tetor, çdo opozitar, çdo shqiptar të largojë flamujt partiakë!

Berisha: Shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, presidentin, drejtësinë, narkoshtetin

Berisha: E vërteta është se me burgosjen e Salianjit, Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës

Berisha: Ervin Salianji u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij!

Cili do të jetë drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit pas burgosjes së Salianji?Përgjigjet Berisha

Berisha: Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të mosbindjes civile edhe në parlament

Berisha: Salianji u tregoi shqiptarëve se vëllezërit Xhafa vazhdonin trafikun e drogës

Salianji mbërrin në burgun e Fierit, deputeti i PD-së: Do të jemi pranë tij

"Shqipëria me burgje politike"/ Berisha: Të bashkohemi në betejën për qeverinë teknike

Berisha: Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte, prandaj zgjodhi dënimin e Salianjit

Berisha: Bastardi i xhelatëve arreston kundërshtarët politikë para çeljes së negociatave me BE-në

Berisha: Ervin Salianji është qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë

Do të vuajë dënimin për një vit, Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit

Momenti kur Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës

Salianji para policisë: Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, do i çmontojmë banditët

Mbërrin në policinë e Tiranës,Salianji pritet nga mbështetësit demokratë me përqafime dhe brohoritje

Lë selinë blu, Salianji niset drejt policisë së Tiranës: Ne vendosim të sakrifikojmë lirinë

Avokati i Salianjit mbërrin në Policinë e Tiranës

Avokati i Salianjit mbërrin në Policinë e Tiranës, mbështetësit demokratë të mbledhur jashtë godinës

"Vendimi i Apelit me dy standarde"/ Bardhi: Secili prej gjyqtarëve nga sot është armik i PD