Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave të librarisë së reklamave me temë politike dhe sociale të publikuar nga Facebook, gjatë 30 ditëve të fundit partitë politike, kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit dhe faqje që shpërndajnë mesazhe politike kanë postuar 2573 reklama në rrjetin social Facebook.
Në total sipas raportit janë shpenzuar 123,152 USD për reklama politike dhe sociale. Por të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që vetëm 113,252 USD janë nga parti politike, kandidatë ose faqe që shpërndajnë reklama politike, ndërsa pjesa tjetët janë reklama nga media dhe kompani që janë kategorizuar gabim nga algoritmi i Facbook.
Listën e reklamueseve më të mëdhenj e udhëheq Partia Socialiste me 394 reklama, me një vlerë totale prej 21,907 USD, e ndjekur nga Partia Demokratike me 81 reklama, për të cilat ajo ka shpenzuar 11,536 USD.
Ndërkohë, kandidati që ka shpenzuar më shumë në reklama është Agron Shehaj, i cili garon për Partinë Demokratike në Tiranë. Shehaj ka shpenzuar 10,118 USD për 133 reklama.
Ajo që bjen në sy janë dhe shpenzimet e larta të disa faqeve anonime që shpërndajnë reklama politike me ton negativ ndaj opozitës ose pozitiv ndaj mazhorancës, por që nuk i lidhin shpenzimet me një parti politike ose kandidat në zgjedhje.
Për shembull, 5 faqe me reklama pro Partisë Socialiste dhe kundë PD-së [Untold Stories of Albania, Punë Punë, Pakëz Dritë, Ligj dhe Rend dhe Të jesh grua], kanë shpenzuar deri më 10 prill 19,452 USD për 341 reklama të publikuara në Facebook.
Ndërkohë, faqja Anti-Rama Social Club ka publikuar reklama me ton negativ për mazhorancën, por sipas raportit shpenzimet e saj kanë qenë minimale deri më 10 prill.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Facebook, shpenzimet më të mëdha për reklama politike dhe sociale janë bërë për të shenjestruar llogari Facebook në qarkun e Tiranës dhe atë të Elbasanit.
Raporti nënvizon se 90 nga reklamat politike të indentifikuara janë publikuar pa emrin e entitetit ose personit që i paguan.
Që nga data 25 mars, Facebook i kërkon çdo llogarie që bën reklama sociale ose politike nga Shqipëria që ato të vijnë nga reklamues të autorizuar dhe të përfshijnë njoftimin “paguar nga”.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
LUSHNJE- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vijuar turin e saj elektoral në qytetin e Lushnjes.Gjatë një takimi ku bëri prezantimin e kandidatëve të LSI-së...
TIRANË– Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco ka takuar sot kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën me të cilën ka...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është plotësisht dakort me apelin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila ...
PESHKOPI– Kryeministri Edi Rama në çdo takim dhe aktivitet politik që ka zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit është përballur me zëra kundër t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama siç duke po i frikësohet humbjes para kryedemokratit dhe i ka shtrirë dorën për të disatën herë për bashkëpunim. Në nj...
PESHKOPI– Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, Lavdrim Krashi ka ngatërruar datën e zgjedhjeve. Në vend që të thoshte “25 prill”, Kras...
PASKUQAN– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë të Paskuqani, ku u prit me entuziazmin e zakonshëm të bano...
PESHKOPI– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mandatin e tij të tretë duke e krahasuar qeverinë e tij me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Në fjalën e tij, Rama s...
PESHKOPI– Kryeministri Edi Rama është surprizuar me lule gjatë një aktiviteti politik që ka zhvilluar në Peshkopi. Teksa Rama po fliste, i vogli është ngjitur n...