LIVE UPDATES
Bota

Inxhinieret e sigurisë kibernetike nga Kosova në Silicon Valley! Tregojnë eksperiencat në kompanitë botërore: Unë e paraq

7 Shtator 2021, 06:11 Nga DOSJA
Inxhinieret e sigurisë kibernetike nga Kosova në Silicon Valley!

Gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kompanitë teknologjike këtu në Shtetet e Bashkuara. Në një industri ku ato përbëjnë vetëm 20 për qind të fuqisë punëtore, shumë prej tyre janë gra imigrante të punësuara në pozicione që kërkojnë aftësi të larta në inxhinieri, matematikë dhe shkencë. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me dy inxhiniere të sigurisë kibernetike me origjinë nga Kosova të cilat punojnë në Silicon Valley për të mësuar më shumë mbi rrugëtimin e tyre në këtë industri.

Pasi përfundoi studimet e larta në Universitetin Luthern në Teksas me rezultate të shkëlqyera, Florentina Ferati e pati të lehtë të punësohej nga disa prej kompanive më të fuqishme të teknologjisë në Shtetet e Bashkuara.

“E kisha qëllim që të aplikoja në kompani të ndryshme në Silicon Valley si Apple, Google, Facebook. Kisha fat që u pranova nga Apple dhe Facebook si inxhiniere e kibernetikës dhe vendosa t’i bashkangjitesha fillimisht Facebook-ut”.

Pas një karriere katër vjeçare në ruajtjen e të dhënave të privatësisë për gati dy miliardë përdoruesit e Facebook-ut, Florentina punon tani si menaxhere për sigurinë kibernetike në kompaninë AirB&B. Ajo thotë se i ka parë nga afër ndryshimet në këtë industri të dominuar nga burrat.

“Unë e paraqisja ndonjë ide timen dhe askush nuk e merrte për bazë. I njëjti koleg vetëm se ishte mashkull thoshte të njëjtën ide dhe ja merrnin parasysh atij. Ata aleatë që i kisha në mbledhje, thoshin ‘më fal pak po Tina (Florentina) sapo e përmendi këtë ide, ti vetëm sa e përsërite, kështu që do ta marrim për bazë idenë e Tinës”.

Teuta Hyseni punon si inxhiniere e sigurisë kibernetike për kompaninë Mikrosoft. Ajo thotë se gratë emigrante kanë prirjen të zgjedhin degët e vështira të shkencës për të qënë më konkurrente në tregun e punës.

“Ndoshta nuk është ideja që gratë nga Amerika nuk janë të interesuara mirëpo zakonisht emigrantët zgjedhin ato gjëra që janë më sfiduese… më sfiduese sepse si emigrante ti duhet të jesh një shkallë më përpara vendbanuesve amerikanë që të jesh konkurrues në tregun e punës”, thotë Teuta Hyseni për Zërin e Amerikës.

Ajo thotë se si imigrante sjell një prespektivë tjetër në vendin e punës.

Meqënëse vij nga një vend i vogël (me atë ku jetoj sot), besoj se kam prespektivë të ndryshme në përgjithësi në jetë gjithashtu edhe në qasjes në punë. Këto janë disa aspekte që më dallojnë nga të tjerët. Është gjithashtu me rëndësi të përmend edhe zelli i madh për punën dhe veçanërisht të qenurit financiarisht e pavarur gjë që është shumë me rëndësi për mua dhe që besoj duhet të jetë e rëndësishme edhe për shumë femra të tjera.

Diversiteti dhe këndvështrimet e ndryshme po vlerësohen gjithnjë e më shumë në teknologji thotë Florentina sepse teknologjia në ditën e sotme prek çdo sferë të jetës sonë dhe nëse diçka krijohet vetëm nga njëra gjini do t’i mungonin shumë këndvështrime të ndryshme. … mundësitë që po u ofrohen grave janë duke e ngritur dhe duke e plotësuar me diversitet këtë fushë.

“Mundet ta vëresh edhe në përdorim që kërkesat e gjinisë femërore apo edhe e shtresave të tjera të shoqërisë nuk janë të përfillura ngaqë shumica dërrmuese e atyre që e ndërtojnë një aplikacion kanë qenë meshkuj, dhe me dashje apo pa dashje nuk kanë patur kapacitet të kuptojnë kërkesat e këtyre personave dhe pjestarëve të tjerë të shoqërisë”, thotë Teuta.

Një arsye tjetër që i bën gratë më të kërkuara në teknologji thotë Teuta është se ato kanë aftësinë t’u kushtojnë më shumë rëndësi detajeve.

“Kjo cilësi është shumë me rëndësi në fushën ku punoj, për shkak se një evidencë e vogël mund ta ndryshojë gjithë rastin hulumtues. //Është me rëndësi për ata persona që punojnë në këtë fushë të jenë mendje-kritikë apo detajist. Kështu që besoj që femrat në atë aspekt kanë një përparësi”.

Entuziaste për ndikimet që po sjellin ndryshimet në teknologji të dyja inxhinieret nga Kosova kanë ambicje për të ardhmen.

“Jam shumë entuziaste për ndikimet që zhvillimet në teknologji mund të kenë për njerëzimin. Ai është edhe pikësynimi imi që në të ardhmen të themeloj një kompani timen që ka të bëjë me teknologjinë që mundet ta përmirësojë jetën e njerëzve. Tani jam në atë pjesë të jetës ku mendoj që do të angazhohem gjithashtu edhe në aspektin e sipërmarrjes”, thotë Teuta.

Të pajisura me përvojën më të mirë në industrinë e teknologjisë Florentina dhe Teuta janë mentore për vajza të reja nga Kosova dhe Shqipëria për t’i ndihmuar ato të përmbushin ambicjet e tyre të shkollimit në Shtetet e Bashkuara dhe për përparimin e tyre më vonë në karrierë.(VOA)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora florentina ferati florentina ferati

Sondazh

Poll
Bota 7 Shtator 2021, 06:08

TRAGJIKE në Gjilan! Vdesin nga Covid nënë e bir

KOSOVË– Situata nga Covid sa vjen dhe rëndohet në Kosovë.Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sot kanë vdekur nënë e djalë nga Covid-19...

Bota 6 Shtator 2021, 20:04

KOSOVË – Vetëm 6 shtretër të lirë i kanë mbetur spitalit të Ferizajt për pacientët e infektuar me COVID-19 që kërkojnë trajtim në të.Me rritjen e numrit të...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj