LIVE UPDATES
Bota

Isa Mustafa nuk tërhiqet nga mocioni i mosbesimit: Kurti po ndikohet nga disa kokëkrisur, deputetët e vendosin fatin e tij

21 Mars 2020, 18:43 Nga DOSJA
Isa Mustafa nuk tërhiqet nga mocioni i mosbesimit: Kurti po ndikohet nga

KOSOVË– “Koalicioni i Shpresës” i ka ditët e numëruara. Shpejt pritet t’i takojë historisë. LDK-ja s’po tërhiqet nga mocioni e Lëvizja Vetëvendosje s’po pranon ta rikthejë Agim Veliun në Qeveri dhe ta largojë krejtësisht taksën. Në një bisedë për Express, Isa Mustafa ka thënë se e gjithë kjo situatë ka ardhur pasi Kryeministri i ka afër vetes disa kokëkrisur. Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se sot gjithçka do të ishte ndryshe, nëse Kryeministri Albin Kurti nuk do të ishte i rrethuar nga disa kokëkrisur. Nuk ka treguar se për kënd e ka fjalën, por ka thënë se të njëjtit po ia interpretojnë gjërat në mënyrë të gabuar.

Konsideroj se po të mos i kishte z. Kurti disa kokëkrisur afër tij, që gjërat i interpretojnë kështu, nuk ishim ardhë në këtë situatë që jemi”, ka thënë Kryetari i LDK’së për Gazetën Express. Kjo deklaratë ka ardhur pasi raportet ndërmjet LDK’së dhe VV’së janë në pikën zero prej kur Albin Kurti e shkarkoi Agim Veliun përmes një njoftimi për medie. Në anën tjetër, LDK’ja e aktivizoi mocionin e mosbesimit të Qeverisë, që po e përkrah edhe opozita. Ndërkohë nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, një ditë më parë tha se Isa Mustafa s’mund t’i vendoste veto shkarkimit të Agim Veliut pasi s’parashihej as në marrëveshjen e koalicionit. Por, Isa Mustafa e citon marrëveshjen, e cila ishte arritur pas 140 ditëve negociata. Aty shkruan se shkarkimi mund të bëhet vetëm pasi të pajtohet edhe kryetari i partisë me arsyetimin e Kryeministrit.

“Nuk e kam dëgjuar z. Bislimi. Por marrëveshja është e qartë. Mund të shkarkohet vetëm ai ministër, nëse arsyetimin e pranon kryetari i LDK-se”, ka thënë Mustafa. Ish-kryeministri Mustafa ka thënë se shefi i Vetëvendosjes s’e ka konsultuar fare për shkarkimin dhe s’është pajtuar as kur e ka lexuar lajmin në medie. “Me mua nuk është konsultuar kryeministri Kurti. Nuk jam pajtuar kur e kam parë lajmin në medie. Ai nuk ka pasur kurajo as të bisedojë me ministrin që e ka shkarkuar”, ka thënë Mustafa për Express.

Isa Mustafa pranoi ta bënte shef të Qeverisë Albin Kurtin pasi Vetëvendosje doli e para me një deputet më shumë se LDK’ja, pavarësisht se raportet ndërmjet dy liderëve të partive ishin të këqija pasi Kurti i kishte organizuar protesta edhe para shtëpisë së tij, kur Mustafa ishte Kryeministër. Tash kur po pritet votimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ka nisur një fushatë e re e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje kundër Isa Mustafës, ndonëse më herët edhe Kurti dhe të tjerët i referoheshin kryetarit të LDK’së si “profesor Mustafa” e “akademik”. Veç kësaj, entuziastët e dy partive, në LDK e VV, e kishin kurorëzuar koalicionin e tyre si “Koalicion i Shpresës”, i cili planifikohej të zgjaste së paku tetë vjet, ndërsa e preku fundin pas 44 ditëve, kur deputetët e partisë së dytë e proceduan mocionin e mosbesimit. Vjosa Osmani ka dalë kundër nismës së LDK’së, duke mos e dhënë votën pro rrëzimit të Qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje prej se është themeluar i ka pasur në qendër të kritikave partitë në pushtet e edhe LDK’në. Njerëzit e kësaj partie, nga Kurti dhe anëtarët tjerë të VV’së, janë cilësuar si njerëz të korruptuar dhe të afërt me Thaçin. Pavarësisht se sot në partinë e Albin Kurtit janë disa prej themeluesve të PDK’së, duke përfshirë Hydajet Hysenin, Ismail Kurteshin, Xhevat Bislimin, Gani Krasniqin e Sabri Kiçmarin. Një pjesë e tyre kishin qenë edhe në LPK.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK’ja në këtë kohë janë edhe në një garë elektorale në Podujevë, atje ku po luftojnë se kush do ta udhëheqë komunën. Zgjedhjet atje u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Edhe atje, Lëvizja Vetëvendosje ka garuar me një ish-deputet të LDK’së. Ka pasur thirrje që të tejkalohen dallimet ndërmjet VV’së e LDK’së në kohën kur i gjithë shteti është në luftë me virusin COVID-19. Megjithatë, këto thirrje janë injoruar nga të dyja partitë. Albin Kurti ka refuzuar ta rikthejë Veliun në Qeveri dhe ta heqë taksën krejtësisht, kurse LDK’ja ka refuzuar ta tërheqë mocionin për rrëzimin e Kurtit.

Marrë nga Ekspres

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa mocion mosbesimi isa mustafa mocion mosbesimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj