LIVE UPDATES
Bota

Isa Mustafa: VV-ja ofron vetëm karantinë dhe propagandë, s’ka partner për rrëzimin e Qeverisë

9 Gusht 2020, 18:01 Nga DOSJA
Isa Mustafa: VV-ja ofron vetëm karantinë dhe propagandë,

KOSOVË– Isa Mustafa është politikani dhe Kryeministri që ka përjetuar edhe dhunë fizike e sulme në shtëpi private nga anëtarët e Vetëvendosjes. Megjithëkëtë, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, vendosi dhe pranoi të bënte koalicionin e “Shpresës” me Albin Kurtin, i cili dështoi pa i mbushur dy muaj. Tani,  Albin Kurti ka nisur një betejë për ta rrëzuar Partinë e Isa Mustafës nga Qeveria.

Por, Shefi i LDK’së  nuk sheh asnjë mundësi që projekti i Kurtit të realizohet për rrëzimin e Avudllah Hotit.

“VV nuk mund ta rrezojë Qeverinë”, thotë Mustafa, në një përgjigje për Express.

Partia e Albin Kurtit ka mbetur në opozitë pasi u rrëzua nga votat e 85 deputetëve. Tash, Vetëvendosje po e kërkon ndihmën e PDK’së për ta rrëzuar Hotin nga Ekzekutivi.

Isa Mustafa ka një shpjegim pse kjo nismë e Kurtit do të dështojë.

“Së pari sepse VV nuk ofron asgjë serioze, përpos karantinimit kolektiv, e njerëzit nuk mund ta çojnë gjithë kohën në karantinë. E dyta, se subjektet e tjera politike nuk gjejnë interes në propagandën dhe politikat populliste të VV që nuk i ofrojnë perspektivë demokratike Kosovës”, ka shpjeguar Mustafa.

Kur LDK inicioi mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti kishte pasur deklarata se një veprim i tillë po ndërmerret në kohë pandemie.

Tash, Isa Mustafa po thotë se me këtë veprim Vetëvendosje tregoi se ka vetëm propagandë dhe viktima të propagandës.

“LVV ka të drejtë të provojë rrëzimin e Qeverisë. Por ishte pikërisht VV që kritikoi LDK-në, pse inicoi mocion votebesimi në kohë pandemie, edhepse rrezimin e Qeverisë e shkaktoi VV. Sheshazi po del se VV nuk  ka  parime, ka vetëm propagandë dhe ka viktima të  propagandës”, ka shtuar ai.

Kreu i LDK’së ka folur për mundësinë e përfshirjes së PDK’së në koalicionin qeveritar. Ai i tha Gazetës Express se rrethanat kanë ndryshuar pas propozim-aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit.

“Rrethanat kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë pas paralajmërimit të aktakuzave nga Prokurori i  specializuar. Edhe mos të ishte kjo, në fund të vitit do duhej të uleshim e të merremi vesh për zgjedhjen e Presidentit. Në çdo variantë mungesa e një dakordimi për zgjedhje të  Presidentit na qon në zgjedhje të reja”, tha ai.

I pyetur për mundësinë e përfshirjes së PDK’së në Qeveri, Mustafa ka thënë se gjërat kanë ndryshuar por për çfarëdo vendimi do të marrë mendimin e Partisë.

“Në zgjedhjet e fundit jemi deklaruar se nuk bëjmë koalicion me PDK-në. Edhe PDK, pas zgjedhjeve është deklaruar se do të qëndrojë në opozitë. Mendoj se situata e Pandemisë, paralajmërimi i aktakuzave  për një numër të përfaqësuesve të lartë sikurse edhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, kërkon një qasje tjetër. Të mos jemi përjashtues ndaj njëri-tjetrit dhe të sigurojmë pajtim për çështje jetike për vendin. Mirëpo, për çdo gjë duhet ta kemi miratimin e organeve partiake, pas një vlerësimi të situatës së re të krijuar”, tha kreu i LDK’së.

Shefi i LDK’sësot i është përgjigjur edhe përplasjeve në koalicionin qeverisës duke thënë se posa të shërohet kryeministri Hotido të takohet me kreun e AAK’së Ramush Haradinaj për të qartësuar mosmarrëveshjet.

“Mendoj se koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm. Posa  të dal Kryeministri në zyrë do të takohemi me partnerët e koalicionit dhe do të shtjellojmë të gjitha çështjet që janë hapur në media. Vlerësoj se nuk ka çështje që nuk mund të rezultojë me zgjidhje dhe me mirëkuptim”, tha Mustafa.

Marrë nga GazetaExpress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa albin kurti isa mustafa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj