LIVE UPDATES
Politike

Ish deputeti Arben Ndoka: Kam gjetur vrasësit e vëllait, Prokuroria u shërben atyre

12 Prill 2019, 18:16 Nga DOSJA
Ish deputeti Arben Ndoka: Kam gjetur vrasësit e vëllait, Prokuroria u

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka, ka mohuar akuzat për tjetërsimin e pronave me argumentin se në emrin e tij dhe të familjarëve, nuk figuron asnjë pasuri e tillë siç përflitet nëpër medie.

Gjatë një intervistë për “Fax News”, Ndoka u shpreh se  të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij, janë aludime.

“Gjatë hetimit të një procesi, prokuroria nuk del me sekuestrimin e pronave por me një ngrirje të pronave. Deri në këtë moment, të gjitha lajmet janë aludime. Kjo shifër që aludohet është shumë e madhe, duhet të përfshirë nga Shëngjini deri në Malin e Zi por edhe detin Adriatik që ta zotërosh. Pasi kam bërë dorëzimin e mandatit, ILDKPI ka bërë kallëzim në Prokurori për deklarim të pasurisë. Unë nuk jam këtu për asnjë arsye të cilat janë thënë, por sepse në mënyrë personale kam gjetur vrasësin e vëllait tim”.

Ndoka hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke thënë se ju shërben vrasësve të vëllait të tij, ku argumentoi se këta të fundit, duke mos pasur influencë në prokuroritë e rretheve, e kanë dërguar çështjen në Tiranë.

Gjatë intervistës nga shtëpia e tij ku ndodhet në masën e “arrest shtëpie”,  Ndoka tha: “Vrasësit e vëllait tim nuk kanë influencë në prokuroritë e rretheve por vetëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe ndaj e kanë dërguar çështjen atje. Nëse dikush ka dëshirë të më japë prona që si kam është çështje tjetër.

Unë nuk kam asnjë centimetër tokë askund. Paskëm qenë në përgjim prej tre vitesh, ku janë këto përgjime që thonë se ekzistojnë. Jam unë personi i cili aludohet se kam “X” sipërfaqe prona. Ku janë këto prona? Ti tregojë dikush fizikisht. Kur ka ndodhur që të arrestohet një familje për pronat, që në fakt nuk ekziston asgjë, as në emrin tim, as të familjarëve të mi e as në 7 breza.

Nuk jam thirrur asnjëherë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për këto prona, është arrestuar edhe motra me fëmijën 9 muajsh duke shkelur edhe të drejtat njerëzore duke i mohuar gjirin e nënës. Nuk kam qenë asnjëherë drejtues i asnjë institucioni në Lezhë që të kisha mundësinë për të bërë tjetërsime pronash”.

Deklaratat e Ndokës bëhën më të forta kur flet për vrasjen e vëllait të tij: “Problemi im është shumë më i madh se pronat, është vrasja e vëllit tim. Është gjetur një kapele në të cilën ka patur një fije floku, askush nuk është marrë me këtë çështje, edhe Prokurori e Krimeve të Rënda e cila nuk më ka thirrur për të kërkuar kontributin tim se mbase do ti çoja tek autorët duke ju dhënë indicie dhe dyshime.

Natyrisht arrestimi im ka të bëjë me vrasjen e vëllait tim, sepse autorët janë po ata që po më nxjerrin probleme mua. Unë besoj se gjetjen e autorëve do ta bëj privatisht, pasi nuk besoj se prokuroria mund ta bëjë këtë gjë. Kam bërë kërkime privatisht, sepse nuk e kam pasur mbështetjen e organeve për vrasjen e vëllait tim”, tha Ndoka.

Pyetjes se a ka lidhje vrasja e vëllait të tij me politikën, Ndoka ju përgjigj: “Përgjigje për këtë pyetje do të kem më vonë. Tani jam i fokusuar ti zbuloj autorët privatisht, gjithë qëllimi ky është. Nuk kam asnjë të dyshuar por kam pistat e mija që mund të më dërgojnë aty. Shpresoj që në kohët në vazhdim mund të shkojmë edhe në fund. Do kisha dëshirë që ngjarja të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Deklaratën që e bëra në fillim e kam mbi disa baza për të cilat do të kemi kohën të flasim në të ardhmen”.

Duke ju rikthyer temës për të cilën edhe po bëhej kryesisht intervista, atë të sekuestrimit të pasurisë, Ndoka tha se ai nuk ka një kasafortë kaq të madhe për të futur një shifër të tillë. Ish-deputeti nuk la pa përmendur deklaratat politike të bëra në adresë të tij.

“E para kjo është një shifër shumë e madhe që duhet një kasafortë shumë e madhe që të nxërë një shifër të tillë, tek unë nuk ekziston kjo kasafortë.

Kur një person aderon tek një subjekt politik,  kundërshtarët të vihen kundër me gjithë mjetet e mundshme dhe me gjithë arsenalin e mundshëm.

Nëse unë duhet të arrestohem për vëllain duhet, i bie të arrestohej edhe Fatmir Xhafaj për vëllain e tij. Por i vëllai shkoi në Itali dhe po kryen dënimin e tij, kjo nuk do të thotë se të arrestohet edhe Fatmir Xhafaj”.

(a.m/dosja.al)

Marrë nga Fax news

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ndoka arben ndoka

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci