LIVE UPDATES
Politike

“Xhaxhi Edi, më rikthe Babagjyshin”/ PD zbulon ‘mashtrimin’, Strazimiri: Propaganda e qeverisë kopjoi

12 Dhjetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
“Xhaxhi Edi, më rikthe Babagjyshin”/ PD zbulon

TIRANË-Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur përmes mediave që sipas demokratëve kontrollon, letrën që një djalë 6-vjeçar i ka dërguar kancelarit austriak, Sebastian Kurtz, dhe më pas e ka shitur atë, si një letër e shkruar për kryeministrin shqiptar. Gent Strazimiri, ish-deputet i PD, në një denoncim në rrjetet sociale, shkruan se letra që po qarkullon në mediat pranë qeverisë është botuar në profilin e Sebastian Kurtz, 5 ditë më parë. Por çfarë shkruhet në letër? Një fëmijë i kërkon kancelarit të lehtësojë masat anti-covid para Krishtlindje, në mënyrë që Babagjyshi të shpërndajë dhuratat. Ndërkohë që në Shqipëri, mediat pranë kryeministrit kanë ribotuar këtë letër, duke i kërkuar kryeministrit të rikthejë “Babagjyshin”, pas shkatërrimit të pemëve dhe dritave nga protestuesit që kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën. 

DENONCIMI I PLOTË I GENT STRAZIMIRIT: 

Propaganda e “Partisë”, paska prodhuar një kopje të shëmtuar të një ngjarjeje emocionuese që i ka ndodhur Kancelarit austriak Sebastian Kruz, para 5 ditësh.
Një fëmijë i një vendi të paqëm si Austria, përmes një letre të shkruar me dorën e tij, i kërkon në thelb të lehtësojë masat anti-covid për Krishtlindje, në mënyrë që “Babagjyshi” të lejohet të shpërndajë dhuratat për çdo fëmijë…
Kancelari austriak e ka publikuar letrën në profilin e tij FB, duke njoftuar se kërkesa e Jakobit 7 vjeçar është marrë parasysh ? ??!
Në komentet e austriakëve që pasojnë postimin e Kurz, nuk janë të paktë ata që e disaprovojnë apo edhe e sulmojnë, me thumbime të tipit
“bravo kompania e imazhit, gjetje e bukur por sa na kushtoi?”
Ose
“Ato euro që ke harxhuar për këtë gjetje publicitare, t’i kishe harxhuar për popullin se njerëzit kanë halle….” !

Në fakt edhe në Austri ka hallexhinj, mbase jo deri
* tek buka e gojës,
* tek pamundësia për të blerë ilaçet kundër covid-#19,
* tek mungesa e shtretërve nëpër spitale,
* tek ekzekutimi nga policia, “për vetëmbrojtje”, i një të riu me 2 hurma në dorë…
* tek pamundësia absolute për t’u përballur me krizën ekonomike edhe sikur të mos të kishte covid-19…

Në Austri ka hallexhinj, pavarësisht se kostot e të gjitha sa me sipër, i mbulon qeveria e Sebastian Kurz, cent më cent, me një seriozitet e përpikmëri gjermanike!

Të guxosh t’u shesësh këtë plagjiaturë shqiptarëve,
* të lënë në mëshirë të fatit nga qeveria tyre,
* të abuzuar, nga vjedhja sistemike e deri në ekzekutim për 2 hurma a një paketë cigare,
* të dhunuar e të tradhëtuar në të drejtën e tyre për të reaguar,
* të vetëvrarë më shumë në spitalet e qeverisë se sa në rrugë nga policia e qeverisë,
është pak ta quash perverse!

Të guxosh të përqasësh e të vendosësh shenjën e barazimit mes 2 realiteteve, 2 qeverive, 2 kryeministrave, … 2 kryeqyteteve… aq më tepër në këto ditë, është pak ta quash çnjerëzore… Është e njëjta logjikë, e njëjta taktikë, e njëjta propagandë anti-realitet, që shikon tek dokumentarët e arkivit të Kinostudios “Shqipëria e re”, me shqiptarë të lumtur, të ngrënë e të pirë, të veshur e të mbathur, por mbi të gjitha të kënaqur me qeverinë e “Partinë”, në kohën e kampeve të burgut e internimit, tallonit, rreckosjes materiale e shpirtërore! Ky është rreziku, kjo është tragjedia e vërtetë që po jetojmë mbi dramat e përditshmërisë. Po injektojnë në mënyrë sistemike rreckosjen e shpirtit, të njëjtat ndyrësira, pjella të Sigurimit të Shtetit (edhe biologjikisht), klysh “shoqesh” e shokësh, që mendojnë se duke i bërë lifting të njëjtës mrrutë të nytë e të përgjakur tashmë 80 vjeçare, mbulojnë edhe dëmet e saj, ashtu sikurse besojnë se silikoni i injektuar në fytyrë i kthen nga “shoqe” në… Zonja a Frau…
KAQ!

#25prill2021
#dita_e_gjykimit
#meritoje_lirinë

(I.A;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent strazimiri protestat per klodian rashen sebastian kurtz gent strazimiri protestat per klodian rashen sebastian kurtz


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj