Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë/ Hashim Thaçi ka kërkuar të dërgohet në arrest shtëpiak në Slloveni
12 Korrik 2021, 06:49Nga DOSJA
HAGË– Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që vazhdimin e gjykimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën e fundit në Kosovë, ta bëjë në arrest.
Sipas Necenzurirano, duke qenë se kushti për arrest shtëpiak është që të jetë një vend i tretë dhe jo në kufi me Kosovën, Thaçi ka zgjedhur Slloveninë. Këtë gjë ata e kanë publikuar në një shkrim ku flitet në detaje për procesin e ekstradimit të Thaçit në Slloveni, për ta vazhduar mbrojtjen nga arresti shtëpiak.
“Ky informacion na është konfirmuar nga disa burime brenda Sllovenisë dhe jashtë saj po ashtu”,- shkruajnë Primosh Cirman dhe Tomas Modic, dy gazetarët që kanë publikuar artikullin në mediumin investigativ Necenzurirano.
Pavarësisht se Thaçi kishte kërkuar lirim me kusht në dhjetor të vitit të kaluar nga Gjykata Speciale ende nuk ka një reagim. Dokumentet e gjykatës nuk tregojnë se cili është vendi i kërkuar nga Thaçi, por media slloneve shprehet se këtë informacion e ka marrë nga burime të sigurta.
Në artikull thuhet se Thaçi ka kontaktuar edhe me njerëz brenda qeverisë sllovene për të parë mundësinë e dërgimit të tij në Slloveni dhe për t’u siguruar se qeveria sllovene do të bëhet garant, duke siguruar gjykatën se “Thaçi nuk do ta lërë territorin slloven gjatë kohës sa gjykohet”.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SIRI– Presidenti sirian, Bashar Assad lëshoi një dekret të Dielën duke u dhënë qindra mijëra nëpunësve civilë dhe anëtarëve ushtarakë një rritje page 50...
MAQEDONIA E VERIUT– Autoritet maqedonase i kanë drejtuar sytë kah presidenca sllovene e Bashkimit Evropian, duke varur të gjitha shpresat për sa i përket ...
IZRAEL– Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u largua nga rezidenca e tij zyrtare në Kudsin Perëndimor mëngjesin e sotëm, një muaj pas humbjes...
Të gjithë anëtarët e grupit G20 si dhe BE-ja ranë zyrtarisht dakord për futjen e një sistemi të ri tatimor mbi fitimet e kompanive që operojnë në të gjithë botë...
KOSOVË-Banorët e Rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë, e mbajnë në mend në detaje ditën kur forcat serbe, pa mëshirë ekzekutuan 31 familjarët e tyre. Për...