LIVE UPDATES
Bota

Ish-oficeri i inteligjencës saudite: Princi Mohammed bin Salman është një “psikopat”

25 Tetor 2021, 09:57 Nga DOSJA
Ish-oficeri i inteligjencës saudite: Princi Mohammed bin Salman

SHBA– Një ish-oficer i lartë i inteligjencës saudite ka pohuar se princi Mohammed bin Salman është një “psikopat pa ndjeshmëri”, i cili dikur mburrej se mund të vriste sundimtarin e mbretërisë në atë kohë, Mbretin Abdullah dhe ta zëvendësonte atë me babanë e tij. Saad Aljabri, i cili u largua nga Arabia Saudite në maj 2017 dhe jeton në mërgim në Kanada, tha në një intervistë se ishte paralajmëruar nga një bashkëpunëtor në vitin 2018, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, se një skuadër sulmuese saudite po shkonte në Kanada për ta vrarë atë. Aljabri tha se ai ishte paralajmëruar të mos qëndronte në afërsi të ndonjë misioni saudit në Kanada dhe të mos shkonte në konsullatë. Kur u pyet pse, ai tregoi se i kishin thënë që do ta vrisnin. Disa detaje të reja të komplotit të dyshuar të atentatit, u zbuluan në proceset gjyqësore në SHBA dhe Kanada. Kjo intervistë e dhënë nga Aljabri, përfaqëson herën e parë që ai ka folur publikisht për shkëputjen e tij me Princin Mohammed. Ai foli gjithashtu për gjendjen e vështirë të dy fëmijëve të tij më të vegjël, Sarah dhe Omar, të cilët u arrestuan dhe ndodhen në burg në Arabinë Saudite, si një përpjekje për të detyruar babanë e tyre të kthehet në vend.

“Më duhet të flas. Unë i bëj thirrje popullit amerikan dhe administratës amerikane që të më ndihmojnë për t’i liruar ata fëmijë dhe për t’u rikthyer jetën”, tha ai.

Qeveria saudite nuk i adresoi akuzat e Aljabrit, por tha në një deklaratë se ai është një ish-zyrtar i diskredituar i qeverisë me një histori të gjatë të sajimit dhe krijimit të shpërqendrimeve për të fshehur krimet financiare që ka kryer. Aljabri ishte një këshilltar i afërt i Mohammed bin Nayef, një ish-princ saudit dhe ministër i brendshëm, i cili po mbahet në Arabinë Saudite dhe është parë si një rival i mundshëm politik i Princit Mohammed.

“Pres të vritem një ditë, sepse ky djalë nuk do të pushojë derisa të më shohë të vdekur”, tha Aljabri.

Aljabri ka mbështetje të fortë në SHBA, ku ish-zyrtarët e inteligjencës e kanë vlerësuar homologun e tyre saudit për ndihmën e dhënë për të shpëtuar jetët e amerikanëve dhe sauditëve pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Ish-drejtori në detyrë i CIA-s, Mike Morell tha se Aljabri ishte “i nderuar”. Inteligjenca e transmetuar në SHBA nga Aljabri, sipas Morell, kishte çuar në përgjimin e bombave që ishin vendosur nga al-Kaeda në vitin 2010. Morell tha se kishte edhe shembuj të tjerë të Aljabrit, që shpëtoi jetën e amerikanëve, por shtoi se ato ishin ende të klasifikuara. Arabia Saudite ka mohuar më parë të ketë pasur një tentativë për vrasje ndaj Aljabri në Kanada. Mbretëria ka mohuar gjithashtu se vrasja e Jamal Khashoggi, kolumnist i Washington Post, ishte urdhëruar nga Princi Mohammed. Por një vlerësim i deklasifikuar i inteligjencës amerikane, i publikuar në fillim të këtij viti, arriti në përfundimin se vrasja ishte miratuar nga princi. Sipas rrëfimit të Aljabri për planet e supozuara për ta vrarë atë në Kanada, një ekip prej gjashtë personash zbarkoi në aeroportin e Otavës në mesin e tetorit 2018. Ata gënjyen zyrtarët kanadezë të kufirit se njiheshin me njëri-tjetrin dhe mbanin pajisje të dyshimta për analizën e ADN-së. Ekipi u deportua nga Kanadaja pasi u përgjua nga autoritetet në aeroport.

“Ne jemi në dijeni të incidenteve në të cilat individë të huaj janë përpjekur të kërcënojnë ata që jetojnë në Kanada. Është krejtësisht e papranueshme.” tha qeveria kanadeze.

Akuzat serioze për Princin Mohammed vijnë pasi Arabia Saudite po kërkon të përmirësojë imazhin e saj në mbarë botën, duke përfshirë marrjen e fundit të Newcastle United nga Fondi i Investimeve Publike, fondi i pasurisë sovrane të kontrolluar nga Arabia Saudite ku Princi Mohammed shërben si kryetar. Në intervistë, Aljabri e portretizoi Princin Mohammed si të pamatur dhe të pabesueshëm.

“Ai është një psikopat pa empati, i cili nuk ndjen emocione, nuk mësoi kurrë nga përvoja e tij,” tha Aljabri.

Ish-shefi i inteligjencës pohoi gjithashtu se Princi Mohammed “kishte frikë” nga informacioni që Aljabri dinte për të, duke përfshirë një diskutim të regjistruar të vitit 2014 midis Princit Mohammed dhe princit të kurorës së atëhershme Mohammed bin Nayef, në të cilin princi aktual mendohet të ketë thënë se mund të vriste mbretin Abdullah, për të liruar fronin për babain e tij, Salman.

“Ai i tha atij: Dua të vras mbretin Abdullah. Do të marr një unazë helmuese nga Rusia. Më mjafton vetëm të shtrëngoj dorën me të dhe ai do të marrë fund. Ne e morëm seriozisht atë,” tha Aljabri.

Ai shtoi se ishte në dijeni për dy kopje të regjistrimit dhe se e dinte se ku ndodheshin. Arabia Saudite, nga ana tjetër, ka akuzuar Aljabrin për përvetësim dhe pretendon se ai vodhi qindra miliona dollarë nga arkat e mbretërisë. Akuzat u mohuan nga Aljabri dhe u minimizuan nga Morell, ish-drejtori në detyrë i CIA-s.

Përshtatur nga The Guardian. 

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mohammed bin salman princi arab saad aljabri mohammed bin salman princi arab saad aljabri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj