LIVE UPDATES
Sport

Ish-presidenti Bezhani thirrje Kryeministrit: “Po kërkoni të bëni një mur pa themele. Ylli ka vjedhur presidencën e KOKSH

17 Korrik 2021, 15:41 Nga DOSJA
Ish-presidenti Bezhani thirrje Kryeministrit: “Po kërkoni të

TIRANE – Sportistët shqiptarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionin e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” janë nisur drejt Japonisë, pas ceremonisë së zhvilluar disa ditë më parë në “Pallatin e Brigadave” në Tiranë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili i dorëzoi flamurin shqiptar dy sportistëve, atletes Luiza Gega dhe peshëngritësit Briken Calja. Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Rama theksoi se gjatë këtij mandati të tretë kjo qeveri do të hartojë një program specifik për sportin si dhe vlerësoi zgjedhjen e Fidel Yllit në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Për të folur mbi këtë temë, i ftuar në televizionin “Fax News” ka qenë ish-presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, i cili ka qenë në krye të këtij institucioni për 8 vite me radhë. Ai ka komentuar gjatë fjalën e kryeministrit Rama, si dhe ka folur mbi problematikat e sportit shqiptar dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria shqiptare.

“Ndihem i ofenduar me atë që pashë në këtë gala, pasi pashë një Kryeministër që me deklaratat që bënte ka privatizuar dhe sportin. Dhe ajo që është më e keqja dhe që nuk doja ta besoja është, se me fjalën e tij tregoi se me të vërtetë paska influencuar në të gjithë këtë lëmsh që ka Komiteti Olimpik. Ka dy vite që Komiteti Olimpik ka pasur probleme nga më të ndryshmet. Po të shihni fjalën e Kryeministrit është për të ardhur keq. Ai ka marrë autonominë e sportit. Ndërkombëtarët, CIO-s të vetmen gjë që nuk pranojnë është që autonomia të jetë 100% dhe nuk pranojnë që të jetë në varësi të politikës. Kryeministri tregoi në gala që e ka privatizuar komplet sportin”.

Teksa citon Kryeminstrin Rama, në fjalën që ai mbajti përpara të pranishmëve në ceremoninë e organizuar në “Pallatin e Brigadave”, ku u shpreh se ka pritur me kënaqësi zgjedhjen e z. Ylli në krye të KOKSH-it, Bezhani i drejtohet publikisht duke thënë, se kreu i qeverisë shqiptare ka bashkëpunuar me presidentin e ri për përzgjedhjen e tij në mënyrë të paligjshme.

“Zoti kryeministër, keni pritur me shumë kënaqësi zgjedhjen e Fidelit. Kjo tregon se ju paskeni bashëpunuar me z. Fidel. Ju e dini shumë mirë se ju kam dërguar disa letra dhe kam bërë publike problematikat që ka KOKSH. Z. Fidel është zgjedhur kryetar në mënyrën më të turpshme, duke abuzuar në periudhën e Covid-it dhe duke futur brenda ministra dhe deputetë. Është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, duke shkelur statutin, duke shkelur rregulloren, duke çuar në gjykatë edhe me firmën e një punonjësi. Edhe më e keqja, ai bashkëpunon edhe me sekretarin. Ky sekretar ka disa precedime penale, për abuzimet që ka bërë. Është e papranueshme që një kryeministër të jetë me këta njerëz.”

Ai akuzon Fidel Yllin që nuk ka bërë gjë për sportin gjatë kohës që ai ishte deputet i mazhorancës. “Kush është Fideli? Mos të harrojmë që ky Fidel ka ngritur 8 vite dorën për atë buxhet të shtetit dhe nuk ka bërë gjysmë gjëje për sportin”, – shprehet Bezhani.

Ish-presidenti i KOKSH-it komenton edhe fjalën e Kryeministrit, teksa ai u shpreh për mbështetjen që do t’i japë sportit, duke e konsideruar si një fasadë. “Ata që janë të brendshëm e kuptojnë që kjo është një fasadë. Ju thoni që do të mbështesin sportistët, por si do ta filloni këtë mbështetje, duke mbështetur Fidel Yllin? Ju kërkoni të bëni një mur pa themele. Nuk mund të mbështesësh një njeri që e ka vjedhur një post presidenti. Që është bërë president në mënyrë të jashtëligjshme”,– shprehet ai.

Bezhani flet edhe për abuzimet që janë bërë me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe problematikat e këtij institucioni, duke i bërë thirrje kreut të qeverisë të bëjë SPAK edhe në sport. “Kryeminstri të tërheqë ato që ka thënë dhe të bëjë një SPAK dhe të hyjë e ta vlerësojë sportin dhe të bëjë më të mirën. Ka shumë abuzime. Asambleja që u zhvillua në datë 10 u zhvillua në mënyrë të jashtëligjshme. Këtë Asamble e çova në gjykatë dhe gjykata na dha përgjigje pozitive, që nuk duhet të zhvillohet kjo Asamble. U dha një datë tjetër. Kur e çova sërish në gjykatë, nuk del më vendimi i gjykatës, as pozitiv as negativ. Këtë të marrë kryeminstri. Gjykatës që nuk na japin përgjigje. Kam çuar 4-5 padi për shkelje të jashtëzakonshme dhe kam dy vite në prokurori e nuk marr një përgjigje, me prokurorë që më thonë ‘ik se kam punë të tjera’”.

Ai foli edhe për programin e sportit të hartuar nga qeveria shqiptare, ku u shpreh se nuk është realizuar asnjë pikë e këtij program. “Kush është projekti i Kryeministrit që deklaroi se do bëjë një projekt për sportin. Ja ku e ka programin, 8 vite Kryeministri dhe Fidel Ylli. Më gjeni një pikë që ky program është realizuar. Nëse e gjeni, i them Kryeministrit bravo i qoftë. Mos të shesë mend poshtë e lart as Fideli me stadiumet. Kanë bërë qendër olimpike dhe qendra olimpike është zyra për bashkinë. Më kanë kërkuar 8 mijë euro për të zhvilluar basketbolli ndeshje ndërkombëtare. Tjetër gjë thonë e tjetër bëjnë. Sporti duhet vlerësuar sepse vlerëson të ardhmen e rinisë. Këta duan çdo gjë për interes. Dalin e flasin dhe vetë presidenti i Komitetit Olimpik i zgjedhur, del e flet për Klubin Partizani, të shohë tokat dhe ndërtimet e veta. Të shohë se si është bërë te cirku, se si është prishur terreni sportiv aty.

Kemi pasur 26 fusha, janë prishur. 3 stadiumet janë bërë me fondet e futbollit. Dëgjova një ditë që qendra olimpike, gjysma është bërë e futbollit. Po normale, ajo i shërben sportit, nuk është bërë pallat. Dhe ju e dini të gjithë se kush është futbolli, sa ka. Treçereku i rinisë këtu merret me futboll, sportet e tjera kanë nga 10-15. Nuk ka asgjë të keqe që bëri dy terrene sportive me lekët e veta. Këtë duhet ta vlerësojmë. Bëri një stadium, e ka bërë vetë, bravo i qoftë, është pozitive”,– ka deklaruar Bezhani në televizionin “Fax News”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport edi rama fidel ylli ish-presidenti i koksh kryeministri i shqiperise lojërave olimpike “tokyo 2020” televizionin “fax news” viron bezhani edi rama fidel ylli ish-presidenti i koksh kryeministri i shqiperise lojërave olimpike “tokyo 2020” televizionin “fax news” viron bezhani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj