LIVE UPDATES
Bota

Ish-zyrtarët e Maqedonisë së Veriut të akuzuar për keqpërdorime, ende në liri

26 Qershor 2021, 11:16 Nga DOSJA
Ish-zyrtarët e Maqedonisë së Veriut të akuzuar për

MAQEDONIA E VERIUT- Proceset gjyqësore kundër dhjetëra ish-zyrtarëve të Qeverisë së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, të akuzuar nga organet e ndjekjes për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra të tjera penale, ende nuk kanë marrë epilog, edhe pesë vjet nga nisja e hetimeve dhe e proceseve gjyqësore.

Gjykimet deri më tani kanë përfunduar për ish-Ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila është dënuar me gjashtë vjet burgim, ish-drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov është dënuar për tre vepra penale, me nga 12, 8 dhe 3 vjet burgim dhe disa ish-punonjës tjerë policorë.

Ata janë funksionarët e vetëm nga Qeveria e kaluar, që janë dënuar për keqpërdorim detyre e vepra të tjera penale.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, është dënuar me dy vjet burgim për blerjen e një makine luksoze në vlerë prej mbi 600 mijë eurove, por ai nuk ka vuajtur dënimin për shkak të arratisjes në Hungari.

Kundër tij po zhvillohen edhe disa procese të tjera, sikur edhe një tjetër gjykim ndaj ish-shefit të Policisë Sekrete, Sasho Miajllkov, por që u shty për shkak të siç u tha “qartësimit të dëshmive”.

Procese gjyqësore kanë nisur, por ende pa epilog edhe kundër disa ministrave tjerë të ish-Qeverisë së Gruevskit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, ndërsa hetime kishin nisur edhe për shumë të tjerë.

Epilog nuk ka as për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill 2017, për çka janë akuzuar Nikolla Gruevski, ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe shumë ish-zyrtarë të tjerë.

Drejtuesit e institucioneve gjyqësore, vonesat i kanë arsyetuar me “çështje komplekse”, siç kanë thënë, por edhe pengesa të natyrave të ndryshme, që nuk i kanë sqaruar “për të mos ndikuar në hetimin dhe gjykimin e rasteve”.

Nga Qeveria, që tani drejtohet nga socialdemokrati Zoran Zaev, gjithashtu nuk kanë komentuar, siç kanë thënë “për të mos ndikuar në punën e gjyqësorit”, por që në fillim të mandatit, Zaev kishte premtuar “se të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin nuk do të mund t’i ikin drejtësisë”.

Temelko Ristevski, njohës i çështjeve kushtetuese, thotë për Radion Evropa e Lirë, se e gjithë kjo është pasojë e gjyqësorit joefikas dhe të politizuar.

Nuk po shkon ashtu siç ishte planifikuar. Kemi gjyqësi joefikase, kemi arsye objektive e subjektive. Ato objektive kanë të bëjnë me keqpërdorimin e ligjit, mosdorëzimin apo mospranimin e ftesave, organizim jo të mirë të procedurës gjyqësore. Për shkak të punës jo të mirë, mund të ndodhë që lëndët edhe të vjetërsohen. Kjo është e pafalshme. Unë kam qenë gjyqtar ushtarak dhe nëse një gjykatës do të dështonte në procesin gjyqësor, kjo do të ishte e papranueshme dhe gjykatësi nuk mund të llogariste në vazhdimin e mandatit. Kemi gjyqësi joefikase, mosnjohuri të lëndëve e arsye të tjera, siç është edhe pandemia, por kjo nuk duhet të jetë arsye për dështimin e gjyqësorit”, thotë Ristevski, duke shtuar se mospërfundimi i lëndëve gjyqësore ndikon negativisht në proceset në vend, evropianizimin e vendit, kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor e pasoja të tjera.

Gjyqësia duhet të jetë më efikase, nëse duam të anëtarësohemi në BE duhet të jemi më efikas, gjyqësori duhet të jetë në krye të detyrës, duhet të garantojë sundimin e ligjit, të jetë efikas dhe i pavarur, të respektojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve”, thotë Temelko Ristevski, njohës i çështjeve kushtetuese.

Bashkim Selmani, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pushteti aktual ka dështuar në sigurimin e një gjyqësori të pavarur, ndryshe nga ai që ishte në qeverisjen e Nikolla Gruevskit.

Sipas Selmanit, problemi kryesor qëndron në siç thotë ai, shpikjen e nocionit të pajtimit nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Ai vlerëson se kjo lë dyshime sikur ka një marrëveshje mes pushtetit të tij dhe atij të kaluar për të mos u konfrontuar për qëllime të ndërsjella, që janë të dëmshme për demokracinë dhe pritjet e qytetarëve për vendosjen e sundimit të ligjit në vend.

Ai shpiku nocionin e pajtimit që ka pasur për qëllim që pushtetet të mos ngacmohen, në kuptimin e zbardhjes së krimit dhe kriminalitetit. Ky është zemërimi më i madh, pasi nënkupton se gjyqësori ende është i varur politikisht, pasi po të zbardhen përgjegjësitë penale, atëherë do të zbardhet edhe dëmi material që i është shkaktuar qytetarëve, qoftë me borxhet publike, kthimin e parave dhe konfiskimin e pronës. Qytetarët i shohin pasuritë e paligjshme që i kanë përfituar këta njerëz dhe shumë të tjerë. Por, e keqja këtu është se kjo qeveri, nuk pati qëndrim dhe vullnet për t’u përballur me krimin”, thotë Selmani.

Ngecjet në reformimin e sistemit të drejtësisë, janë theksuar në të gjitha raportet e Bashkimit Evropian, ndërsa në rast të nisjes së bisedimeve të anëtarësimit në bllokun evropian, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, pritet të jenë të parat në agjendën e bisedimeve.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nikolla gruevski temelko ristevski trajko veljanovski nikolla gruevski temelko ristevski trajko veljanovski

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj