LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zbardhet letra e Akademisë për Nobelin:“Çmimi për Kadarenë, tanimë është “një çështje merite, nderi dhe drejtësi

29 Janar 2020, 16:24 Nga DOSJA
Zbardhet letra e Akademisë për Nobelin:“Çmimi për

TIRANË- Në 84-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Akademia e Shkencave dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizuan një tryezë debati me temë “Kadare dhe letrat shqipe”.

Gjatë këtij takimi, akademikët bën me dije vendimin e marrë më 16 janar të këtij viti për të ripropozuar emrin e Kadaresë, për çmimin “Nobel” në Letërsi. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Akademisë Skënder Gjinushi vendosi theksin te roli i pazëvendësueshëm i shkrimtarit në letrat shqipe dhe sipas tij, “Nobeli” për Kadarenë, tanimë është “një çështje merite, nderi dhe drejtësie”.

Duket sjellë në vëmendje vlerësimet ndërkombëtare bërë Kadaresë përgjatë viteve, Gjinushi i konsideroi si një nga provat më thelbësore të objektivitetit të këmbënguljes së Akademisë për të propozuar në vazhdimësi nominimin e veprës së tij si vepër e denjë për të fituar çmimin “Nobel”.

KADARE, VENDIMI DHE PROPOZIMI

Me vendimin nr. 9, datë 16.01.2020, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i ka ripropozuar Akademisë Mbretërore të Shkencave të Suedisë kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në Letërsi, duke vlerësuar jo vetëm nderimin përparues të tij në shkallë ndërkombëtare, por edhe rolin e pazëvendësueshëm në letrat shqipe.

Gjuha jonë, gjuha e krijimtarisë letrare në shqip, arriti shkallën më të lartë të fuqisë së saj shprehëse me veprën e Kadaresë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në mënyrë këmbëngulëse dhe me bindje të plotë për vendimin e saj, është prej shumë vitesh, tashmë prej dekadash, propozuese e ripropozuese e kandidaturës së tij për këtë çmim, duke e vlerësuar si një çështje merite, nderi dhe drejtësie.

Origjinaliteti dhe meritat e talentit të Ismail Kadaresë janë të mirënjohura, të vlerësuara dhe të konfirmuara si në shkallë ndërkombëtare, ashtu edhe brenda vendit, duke filluar së paku që nga vitet 1980. Letërsia e Ismail Kadaresë lexohet tashmë në më shumë se 50 gjuhë të botës. Anëtar i Akademisë së Shkencave Politike dhe Morale të Francës që nga viti 1995; doctor honoris causa në disa universitete me prestigj të lartë në botë, Ismail Kadare është personaliteti shqiptar më i certifikuar me tituj shkencorë, intelektualë e moralë në Europë e në shkallë globale.

Në vitin 2005, Kadare fitoi çmimin ndërkombëtar “The Man Booker International Prize” (Njeriu ndërkombëtar i vitit), i njohur si çmimi i nobelistëve, për të cilin konkurruan autorë nga të gjitha kontinentet dhe me njohje botërore. Ky është çmimi më i lartë që ka marrë letërsia shqipe qysh prej fillimeve të saj deri më sot. Meritat letrare të I. Kadaresë janë të shpallura edhe në kryeqendra të tjera të letërsisë dhe kulturës botërore. Në vitin 1992, ai fitoi çmimin “Prix Mondial Cino Del Duca” (Mondial Sino Del Duka)(Francë). Në vitin 2009, iu dha çmimi “Asturias”, që shënjon mirënjohjen më të lartë për gjithë letërsinë hispanike.

Në vitin 2015, shteti i Izraelit i dha çmimin “Jerusalem”, që jepet për personalitete të letërsisë me ndihmesa të jashtëzakonshme në dobi të lirisë së mendimit. Për kontributet e tij dhënëse e pasuruese në qytetërimin europian, Ismail Kadare është nderuar me urdhrin më të lartë të Francës: kalorës, oficer dhe komandant i Legjionit të Nderit. Çmimet letrare ndërkombëtare që ka fituar Ismail Kadare përgjatë dekadave kanë qenë dhe janë prova me rëndësi themelore për objektivitetin e këmbënguljes sonë për të propozuar në vazhdimësi nominimin e veprës së tij si vepër e denjë për të fituar çmimin “Nobel”.

Vlerësimet ndërkombëtare për veprën e Kadaresë jo vetëm nuk janë ndalur, por kanë kulmuar vitin e fundit. Gjatë vitit 2019, Ismail Kadare u shpall fitues i tri prej çmimeve më të rëndësishme letrare dhe intelektuale në shkallë botërore: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai mori trofeun “Neustadt” (Njustad), që konsiderohet Nobeli i Amerikës. Me çmimin “Pak Kyongni” (Pak Knjonjí), që iu dorëzua në Korenë e Jugut, Kadare mori një prej vlerësimeve më të larta në një anë tjetër të globit, në Azi, duke e shtrirë në mënyrë sovrane përmasën e veprës së vet në shkallë botërore. Mirënjohja e tretë e vitit 2019 iu kushtua sërish nga vendi që e promovoi për herë të parë si shkrimtar europian, nga Franca. Presidenti francez Macron i dha atij titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Këto çmime e tituj madhor të fituar rishtas, e përligjin plotësisht propozimin tonë të ri, për dhënien e çmimit “Nobel” në Letërsi Ismail Kadaresë, për vitin 2020. Jemi të bindur se propozimi ynë ka mbështetjen e shpreh dëshirën e tërë hapësirës shqiptare, pasi roli i veprës së tij në historinë e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit shqiptar, është i pazëvendësueshëm. Trinia e përfaqësimit të trashëgimisë shpirtërore shqiptare, në shkallë botërore, ndërlidh emrat e Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës dhe I. Kadaresë.

Është tashmë e gjithëpranuar se, Ismail Kadare është njëherësh krijuesi protagonist parësor i letërsisë, kulturës, qytetërimit dhe mendimit shqiptar përgjatë mbi 70 vjetëve, se ai i ktheu letërsisë shqipe përmasën europiane dhe botërore. Letërsia që ai krijoi është një letërsi misionare, që u ka dhënë lirinë maksimale të mundshme lexuesve shqiptarë në një gjysmëshekulli jete në një shoqëri të kontrolluar ideologjikisht e politikisht.

Ne do të rikujtonim në çdo rast, atë që Ismail Kadare pohoi me thjeshtësi në ditën e pranimit të tij në Akademinë Franceze: Nëse letërsia ime, që unë do ta quaja “bukë burgu”, është shijuar dhe shijohet në një botë të lirë si juaja, ky do të ishte vlerësimi më i lartë për çka kam krijuar, sepse brenda veprës sime modeste, ju keni shijuar lirinë. Vepra e tij ka qenë dhe është për disa breza shqiptarësh me radhë një program bujar për leximin dhe kuptimin e Perëndimit; siç ka qenë dhe është një projekt letrar për të huajt, për të njohur botën shqiptare në Perëndim dhe në botë. Kjo vepër jep dhe do të japë fuqimisht zë, për europianizimin e mendimit shqiptar dhe për mirëpritjen e tij, në bashkësinë që i takon.

Marrë nga panorama.al

(A.K.Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture akademia e shkencave te shqiperise ismail kadare akademia e shkencave te shqiperise ismail kadare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj