LIVE UPDATES
Insights

Ismail Kadare; njeriu që futi shqiptarët në listën e popujve të pavdekshëm

28 Janar 2021, 19:04 Nga DOSJA
Ismail Kadare; njeriu që futi shqiptarët në listën e popujve

Shqipëria do t’i jetë mirënjohëse Ismail Kadaresë për së paku tre kontribute të mëdha të tij, të cilat në rrëmujën e tanishme dhe relativizmin e sistemit të vlerave, nuk bien dhe aq në sy. E para, është unifikimi i gjuhës kombëtare dhe pasurimi i saj. Ka shumë debate dhe rezerva për mënyrën se si është shkuar tek norma letrare e gjuhës shqipe, por këtë debat e ka mbyllur letërsia e Ismail Kadaresë.

Ismail Kadareja është i vetmi shkrimtar i madh shqiptar që adhuron gegërishten dhe letërsia e tij ka në shumicë subjekte nga Veriu i Shqipërisë.

Në fillim Naim Frashëri dhe më pas Gjergj Fishta, provuan të shkruajnë secili në dialektin e tyre dhe megjithëse vlerësohen si eterit themelues të letërsisë sonë, ata mbetën brenda gegërishtes dhe toskërishtes. Vepra e Ismail Kadaresë i ka dhënë fund debatit për normën letrare, pasi Ismail Kadareja është shkrimtari që lexohet me po aq endje në Kosovë, në Mal të Zi, Maqedoni apo Gjirokastër.

Vetëm letërsia e madhe arrin te krijojë një autoritet mbi standartin e gjuhës dhe Ismail Kadareja e ka mbyllur këtë debat me fuqinë e veprës së tij.

Pasurimi që i ka bërë ai gjuhës shqipe, unifikimi që ai i bën gegërishtes me toskërishten, qasja e kujdesshme që ai ka ndaj padrejtësive që ka norma letrare ndaj gegërishtes, e kanë bërë atë një rithemelues të gjuhës shqipe.

Shqipëria nuk ka asnjë shkrimtar më të pranuar se Ismail Kadareja në çdo cep te trevave shqiptare ku flitet shqip, çka është provë se ai është unifikuesi i gjuhës sonë kombëtare dhe konsensusi ynë kombëtar për normën letrare. Kontributi i tij i dytë i madh është të qenit një gardian i orientimit perëndimor të Shqipërisë. Ai ishte i tillë gjatë komunizmit dhe mbeti i tillë pas tij.

Shoqëria shqiptare gjatë komunizmit kishte nënshtresat e saj kulturore, kishte njerëzit e ideologjizuar dhe lexuesit që kërkonin qoftë dhe një fije shprese tek letërsia për t’u ndjerë perëndimorë. Ismail Kadareja është lexuar dhe është përpirë pikërisht për të gërmuar shijen perëndimore të veprës së tij. Tek ai çdo lexues shqiptar shikonte antenat që sillnin sinjale nga Perëndimi në Shqipëri.

Ai ka qenë e vetmja gjë perendimore në Shqipërinë e 45 viteve komunizëm, që mund ta prekje me dorë dhe mund ta lexoje.

Më pas, në kaosin e tranzicionit, fjala e tij, alarmet e tij për rrëshqitjet e herë pas hershme të Shqipërisë drejt sjelljeve anti-perëndimore, kanë qenë vendimtare për të riorientuar shoqërinë. Kontributi i tij i tretë i madh, që në fakt është puna e tij e gjithë jetës, është se na ka futur në listën e popujve me letërsi të madhe.

Një popull pa letërsi të madhe është një popull jo serioz dhe i asgjësueshëm. Vepra e Ismail Kadaresë i ka bërë shqiptarët popull elitar, duke ushqyer dhe kulturat e popujve të tjerë të mëdhenj, me një copë Shqipërie në çdo bibliotekë të çdo vendi të botës.

Duke bërë këtë, Ismail Kadareja ka vënë kandidaturën e popullit shqiptar në listën e popujve dhe gjuhëve të pavdekshme. Një popull dhe një gjuhë vdes nëse nuk kanë letërsi të madhe. Ky rrezik për ne si popull i vogël, do të ishte edhe më i madh, sikur të mos kishim këto 85 vjet, Ismail Kadarenë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione ismail kadare mero baze ismail kadare mero baze

Sondazh

Poll
Insights 26 Janar 2021, 19:39

Për të mos vdekur nga MAFIA, z.Kryeministër!

E dëgjova Kryeministrin para gazetarëve të na thoshte: Merrni shembulll nga STOP-i dhe Fiksi! Medet, mendova! Paguajmë nga taksat tona një ngrehinë të tërë drej...

Insights 25 Janar 2021, 20:35

Momentumi i Albin Kurtit

U çmend dhe Liburni, mendova për një cast ndërkohë që ndiqja seancën parlamentare ku po votohej mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ai që kishte ndarë...

Insights 22 Janar 2021, 16:48

Më fal, i miri Mil, më fal o njeri i madh

Sot ndesha përballë Milin, kushëririn tim. I mpakur,i dobët,i zverdhur,me vêshtirësi hiqte zvarrë ca këpucë tê rënda ushtarake. Jeta e tij një mallkim. Internua...

Insights 20 Janar 2021, 08:22

Politika pengon “paqen“ ekonomike Kosovë-Serbi

Prodhimet nga Serbia shtohen dhe janë dominuese në tregun e Kosovës prej dekadash. Serbia shet shumë më shumë se sa Kosova, por të dhënat e muajve të fundit, tr...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj