LIVE UPDATES
Politike

Itinerari i Ramës dhe i vaksinave/ Si u “zhduk” Komiteti Teknik i Ekspertëve për mbledhjen e të hënës, ‘memecët’

2 Mars 2021, 11:09 Nga DOSJA

TIRANE- Ende pa u përtypur mirë deklaratat e presidentit Ilir Meta se “amerikanët e Ramës i kapte nga veshi“, apo se në rast të mandatit të tretë “do të bëhem kryetari i opozitës”, Edi Rama ia behu në Rinas. Pa e pritur askush, kryeministri u rishfaq në spektaklin e mbërritjes së kutive me vaksina, të cilat kësaj here duhet pranuar ishin më të konsiderueshme. Jo një pako, por dy…

Në një ecejake të çuditshme ardhja e vaksinave dje në Rinas u paraprin nga një sërë peripecish. Duke u fshehur pas burokracive të Pfizer, ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinat do të vinin 24 orë me vonesë.

“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë”.-thoshte Ministria, ndërsa Rama ndodhej në Bruksel, nga ku mori përshtypje të mira, por asnjë datë konkrete. 

Disa orë më vonë, kur askush se priste, ERTV hyri Live dhe kryeministri u shfaq në Rinas. Ndoshta shumë nuk do e besonin që ky transmetim ishte i paregjistruar, nëse s’do të dallohej se edhe veshja e Edi Ramës ishte e njëjtë me atë të Brukselit.

Si i zënë në faj, me një zë gati të mekur, Rama doli live dhe njoftoi se jo vetëm 15 mijë dozat e premtuara erdhën bashkë me të nga Brukseli, por edhe mijëra të tjera do të vijnë në prill. “Kanë ardhur 15 mijë doza sot. Kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që do të vijnë 30 mijë doza në muajin prill. Kam shumë besim se shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga në një anë sepse kemi ndërkohë të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga Covax dhe absolutisht jam shumë besimplotë se do të kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv dhe do të thyejmë zinxhirin e infektimit. Dhe ta bëjmë këtë sezon me infektime me rënie drastike, ku Shqipëria të jetë e hapur për turistët të cilët duan të vijnë.”-tha Rama. 

Me fikjen e transmetimit, u kuptua se Rama kishte mbërritur në Shqipëri, ndërsa ajo që është më e rëndë është se edhe itinerari i vaksinave, në mënyrë të habitshme, ndoshta të pagjendshme askund, përputhet me atë të kryeministrit.

Por për të kuptuar më mirë sesi po menaxhohet në funksion të fushatës elektorale të 25 prillit pandemia, mjafton të shohim mbledhjen e pazhvilluar kurrë të Komitetit Teknik të Ekspertëve. 

Më 26 shkurt 2020, Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në ISHP dhe një nga zyrtarët që paguhet me taksat tona njoftoi se të hënën Komiteti do të vendoste për shtrëngimin e masave. 

“Në fund të javës dhe të hënën tjetër ne do të shikojmë se si po ecën gradualisht situata  dhe do të merren masan përkatëse sipas evoluimit të pandemisë. Me rëndësi është që të gjithë njerëzit të evitojnë grumbullimet, të mbajnë maskën, të ulen shpesh në kafene apo lokale në mënyrë të grumbulluar, pasi janë vende të burimit të infeksionit. Është një situatë serioze, pasi numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim, janë një kambanë alarmi dhe shqetësuese”, tha Bino për Abc News. 

Por çfarë ndodhi?

Dje, mbledhja e parashikuar nuk u zhvillua. Pavarësisht se të gjitha mediat kryesore raportuan se në bazë të burimeve dhe informacioneve që gazetarët kishin se Komiteti do të mblidhej, ekspertët e vendosur nga qeveria nuk u panë bashkë, dhe evituan edhe çdo dalje publike. Ndryshe nga sa kanë bërë që nga fillimi i pandemisë, kur janë parë më shumë në ekrane se në krye të detyrës, dje, anëtarët e Komitetit nuk u panë në asnjë televizion. E kjo nuk është pa arsye.

Artikujtë e mediave për mbledhjen

Nuk është hera e parë që në publik është hedhur debati për vendimmarrjen e kufizuar që ka Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe se urdhrat jepen nga kryeministri, por kjo është me siguri hera e parë, që del haptazi tallja që iu bëhet qytetarëve në sy. 

Mijëra biznese pritën dje në panik deri në mbrëmje një njoftim nga Komiteti. Qoftë edhe lënien në fuqi të masave aktuale. Është ky Komitet që pasi nuk respekton qytetarët e tij, më pas kërkon respektimin e masave anti-covid. Ky është shembulli që iu jepet masave për t’ju kërkuar më pas bashkëpunim dhe përgjegjshmëri. Njoftimi nuk erdhi, mbledhja nuk u zhvillua dhe Komiteti u zhduk. Por jo për shumë kohë. Me ardhjen e Ramës mbledhjet do të rinisin transmetimet, megjithatë jo shumë optimizëm. Ngarkesa e fushatës do të diktojë edhe aktivitetin e bizneseve dhe marrjen e masave. Është çështje përputhjeje…

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e harruar e komitetit te eksperteve edi rama mbledhja e harruar e komitetit te eksperteve


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj