LIVE UPDATES
Ekonomi

Iu vrâ burri dhe djali para syve, gruaja bëhet keq në studio, tregon momentin e tmêrrit: I dola vetë ballë për ballë

19 Dhjetor 2019, 17:09 Nga DOSJA
Iu vrâ burri dhe djali para syve, gruaja bëhet keq në studio,

“Historia ime” ka sjellë sot një ngjarje të rëndë të ndodhur në 1 Tetor të vitit 2019. Konflikti për pronën, i mori jetën në Klos 3 familjarëve. Ngjarja ndodhi në familjen Dakuci, ku Sali Dakuci vrâu me ârmë, vëllain e tij, Kujtim Dakuci 52 vjeç dhe nipin e tij, Flogert Dakuci 19 vjeç. Më pas, ai kreu vetëvrâsje.

Sipas të dhënave policore, konfliktet mes dy familjeve datojnë 9 vite më parë, ku gjatë kësaj periudhe çështjet e tyre kanë përfunduar edhe në gjykatë.

E ftuar në studio, bashkëshortja e viktimës, Minushe Dakuci, e cila ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë, ka rrëfyer momentin kur kunati i saj qëlloi për vdekje burrin dhe djalin e saj.

Mirela Milori: Nuk dua të të rikthej në ato momente, por ti ke qenë dëshmitare. Çfarë ndodhi në 1 Tetor?

Minushe Dakuci: Ne jemi çuar në mëngjes. Djali Flogerti ka ikur që në orën 8:00 nga shtëpia. Nuk kemi pasur konflikte siç kanë thënë televizionet janë konfliktuar në darkë. Asnjëherë jo sepse Kujtimi të dielën në darkë ka qenë në treg, ka ardhur ka ngrënë bukë, ka fjetur gjumë. Jemi zgjuar në mëngjes, Flogerti ka ikur në orën 8:00, ne kemi dalë nga shtëpia në orën 9:30 për tek puna. Jemi takuar me vrâsësin në oborr, asnjë diçka. Ishte i pirë që në mëngjes, ditë për ditë se atë punë kishte. Kaloi para derës sime, se ishim me një rrugë kryesore të oborrit, vetëm një rrugë kryesore, e përgjithshme për tre familje siç kemi qenë, pavarësisht se xhaxhai i Kujtimit kishte ikur. Ai kaloi për të ikur tek shtëpia e vet, ne u nisëm po tek dera, për të ikur tek puna, në anën e kundërt. Kemi shkuar tek puna deri në orën 12:00. Në orën 12:00 erdhi Flogerti, më përshëndeti, më pyeti, iku tek shtëpia për të ngrënë bukë. Erdhi Kujtimi, që ishte pak më poshtë tek unë, erdhi sipër për të shkuar për të ngrënë drekë. Edhe unë isha duke mbledhur fasule, në parcelën e misrit. Më tha ‘i rashë telefonit të Gertit, nuk më doli’. Thashë ‘ndoshta e paska zënë gjumi’.

Mirela Milori: I ra telefonit të djalit?

Minushe Dakuci: Flogertit i kishte rënë.

Mirela Milori: Kishte qëlluar djalin të parin?

Minushe Dakuci: Jo, nuk ka qenë qëlluar djali. Saliu kishte dalë, kishte bllokuar rrugën, mos u fut tek shtëpia. Nuk kishim qenë në dijeni, nuk kishim pasur grindje, nuk kishim pasur asnjë diçka këto ditë. Thashë e paska zënë gjumi. Pas dy-tre minutash dëgjuam një zë, ishte një zhurmë e madhe, po vinte, shante, por nuk e kuptonim nga kishte ardhur, se nuk kishim asnjë lloj informacioni. Aty paska dalë e ka bllokuar rrugën. Djali kishte shkuar të futet tek shtëpia, ai e kishte rrahur se ndoshta ose ka qenë duke filmuar me telefon, të incizonte sepse gjithmonë na mohonin diçka. Ai i kishte rënë dhe e kishte hedhur telefonin tek gardhi, që e kishte vendosur mos u fut në shtëpi. Atë e kishte rrahur, djalin. Nuk dimë asnjë gjë, ndoshta punë momenti që e ka rrahur. Se të rrahësh një fëmijë, ndoshta edhe ky i ka rënë me diçka, kishte një vulë anash. Vinte duke sharë, do t’i mbys dhe do t’i bëj thoshte. Nuk e dëgjonim mirë se ishim në parcelë të misrit, ishim në mes të parcelës. Dolëm nga parcela. Nusja e vet i thoshte ‘mos e bëj, s’ka gjë mos e bëj’. Asgjë nuk dinim. Dolëm nga parcela për të shkuar në shtëpi të hanim bukë. Pasi kaluam 20 metra, sipër takuam motrën e Kujtimit. Kaloi Kujtimi nuk i foli, kalova unë më tha: ‘Atij i ke ra’… E pashë njëherë kështu, u habita. Atëherë më kërcënoi prapë. I thashë: ‘Kujt i rashë? Isha tek puna, kujt i rashë?’ Nuk foli as se ka ârmë, as se ikni, as se vraponi, as diçka. Nuk më shkonte mendja se do ndodhte, se ka ârmë. Eca disa metra më zuri ai, më kaloi mua. Ne u futëm tek prona ime, kurse ai vraponte na doli sipër, na preu rrugën. E zura Kujtimin, i thashë: ‘Ec Kujtim, ec’. Ai në terezinë e vet, se nuk dinte diçka, se mos kishte asnjë lloj konflikti. E pashë se na preu rrugën dhe u drejtua për poshtë tek ne, I dola vetë ballë për ballë, kunatit përpara.

Mirela Milori: E pe që kishte ârmë?

Minushe Dakuci: Jo nuk e pashë, se po ta kisha parë…

Mirela Milori: I dole vetë përpara?

Minushe Dakuci: I dola përpara vetë, e pashë që u drejtua nga poshtë. I thashë kthehu Kujtim. I vura duart në shpatulla. Ka për të ardhur ndoshta do më bjerë mua, ose do t’i bjerë Kujtimit, por kishim tek puna një sëpatë të vogël, por ishte e mprehtë, që mos bëjnë sherr. Thashë ndoshta i nxehet gjaku, se ishte durues i madh, por se mos i nxehej gjaku thashë dhe ia hedh.

Mirela Milori: Doje të shmangie sherrin?

Minushe Dakuci: Po, i vura dy duart në shpatulla e ktheva, kur e ktheva gjysmën e trupit të Kujtimit, ndërmjet supit të djathtë timit ka gjuajtur… Për momentin e humba, kujtova se hodhi një kapsollë, për të na frikësuar. Kur i ra të fikët Kujtimit, ka rënë në tokë, aty e pashë që ishte ârmë pistoletë.

Mirela Milori: Dhe pastaj?

Minushe Dakuci: Pastaj ka dalë djali, prapë nuk e kam parë. Kujtova se ka gjuajtur prapë në ajër, por kishte gjuajtur djalin. Ngaqë i ra Kujtimit, ka dalë se kishte qenë fshehur dhe ai ka gjuajtur djalin dy herë, unë e dija se kishte një plumb, por ai kishte dy. Ka dalë në krahun e majtë pas meje dhe ka gjuajtur edhe dy herë të tjera Kujtimin. Më pas u largua nja 3-4 metra doli drejtpërdrejt nesh dhe gjuajti në tokë tek këmbët e veta. Ai iku…

Mirela Milori: Ai shkoi në shtëpi dhe atje kreu vetvrâsjen?

Minushe Dakuci: Ai shkoi në shtëpi, kur çova kokën për lart ku ishte pashë kunatën që po shikonte në këmbë, më sipër ishte plaka, nëna e Kujtimit…

Minushe Dakuci e kishte tepër të vështirë të vazhdonte më tej rrëfimin e saj./tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale flogert dakuci historia ime kujtim dakuci minushe dakuci flogert dakuci historia ime kujtim dakuci minushe dakuci

Sondazh

Poll
Ekonomi 14 Dhjetor 2019, 14:43

Burimet financiare të rindërtimit pas tërmetit

Rritja e borxhit, përdorimi i rezervës valutore, rialokimi i buxhetit, anulimi i kontratave PPP që nuk kanë nisur ende punë dhe donacionet po konsiderohen burim...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj