Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Një ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, deklaroi se zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt. U theksua gjithashtu nga ambasada se dhe ata që duan ta sfidojnë rezultatin të presin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Por nuk ka munguar edhe një reagim nga Presidenti i vendit Ilir Meta në lidhje me deklaratën e SHBA-së për zgjedhjet e 30 qershorit.
Presidenti ka shpërndarë në faqen të tij të Facebook reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit, i cili ndër të tjera shprehet: “Si gjithmonë edhe këtë herë, nuk ngurroi tja fuste kot! Po kot fare! S si do ti gjykojë Gjykata Kushtetuese legjitimitetin e këtyre votimeve një dreq e di!”. Mesa duket presidenti është i të njëjtit mendim me ish-ministrin Manjani.
Reagimi i plotë i Manjanit që u shpërnda Ilir Meta
Shumë faleminderit ambasadës se USA për deklaratën mbi votimet një partiake. Si gjithmonë edhe këtë herë, nuk ngurroi tja fuste kot! Po kot fare! Se si do ti gjykojë Gjykata Kushtetuese legjitimitetin e këtyre votimeve një dreq e di! Nuk po them se kur do të mund të gjykonte se kjo dihet që ska për të ndodhur shpejt. Nuk e di a e di Ambasada që nuk ka ende gjykatë në këmbë dhe sikur nesër të fillojë puna për ringritjen e saj do të duhen të paktën 2 muaj, për të bërë një gjysëm gjykate. Se gjykata e plotë nuk bëhet dot pa u ngritur më parë gjykata e Lartë.
Pastaj, një dreq e di sa muaj do të duhen për të shqyrtuar një padi eventuale, padi të cilën vetëm po e paraqiti prap Idajet Beqiri se ska kush tjetër. Opozita është përjashtuar me vendim kolegji nga këto zgjedhje. Le pastaj që legjitimitetin e votimeve, ka kohë që nuk e shqyrton Gjykata Kushtetuese, që pas ndryshimeve të vitit 2003 në Kodin Zgjedhor.
Legjitimitetin e votimeve e gjykon Kolegji Zgjedhor, në terma shumë strikte ligjore dhe përsëri me ndonjë padi të zotit Idajet. Të vetmen gjë që mund të gjykojë gjykata Kushtetuese, pas ngritjes së saj,qoftë dhe gjysmake janë dekretet e Presidentit. Gjykimi mbi këto dekrete do të fokusohet strikt në nevojën për ti dhënë një interpretim përfundimtar me efekt në të ardhmen dhe jo me efekte për këto votimet e partisë shtet.
Edhe këtë gjykim do të mund ta bënte nëse Edi Rama çon deri në fund marrëzinë e shkarkimit të Presidentit. Pra do jetë një gjykim indirekt. Ndërkohë, deri sa të ndodhin këto gjëra Edi Rama ka konsumuar plotesisht rrëmbimin e pushtetit lokal pa vota. Kështu që mesazhi i ambasadës nuk ka vlerë as deri nesër në mëngjes, jo më për kohë më të gjatë.
Nëse janë të gënjyer nga pushteti monist se do ju krijojë gjykatën, nuk mund të gënjehemi dot ne që jemi përfitues direkt prej asaj gjykate. Gjykatë e cila NUK DUHEJ MBYLLUR PËR ASNJË MINUTË! Ndaj duke i falenderuar pa masë, i lutem që të paktën të mos tallen me ne! Boll më!
P.S. nuk po ndalem fare tek vlerësimi tepër i lartë, që Ambasada i bën numërimit të votave ku po bëhet kërdia duke vjedhur!!!! Dhe meqë ra fjala ODIHR nuk kishte ende informacion për këtë çështje..
Ende nuk është dhënë një vendim përfundim nga ndërkombëtarët nëse do të certifikohen zgjedhjet e 30 qershorit. Dje OSBE- ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë raport u theksua se zgjedhjet u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesat e zgjedhësve, në një klimë ngërçi politik. Shefja e misionit nuk tha një deklaratë të prerë nëse i njihte këto zgjedhje apo jo, por shtoi se raporti përfundimtar do të jetë pas 2 muajsh.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Ministri Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj është përplasur këtë të hënë me analistin Mark Marku në emisionin Opinion. I pyetur për reagimin e ambasadës ame...
TIRANË– Xhelal Mziu është shprehur se e ka mposhtuar Rilindjen në Kamëz. Në një statusn ë rrjetet sociale, Mziu shkruan se Rilindjen e ka mposhtuar m...
TIRANË– Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali ironizoi reagimin e Presidentit Ilir Meta teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Ope...
Kryetarja e LSI nuk dha një opsion se çfarë do të bëjë opozita nëse të zgjedhurit e 30 qershorit do të zënë zyrat. Në një intervistë për emisionin Opinio...
Nga Peter MuenchRezultati më i rëndësishëm i zgjedhjeve lokale nga Shqipëria: Nuk pati dhunë. Qytetarët ishin në gjendje që të shkonin në votime të dielën në nj...
“Nesër faktori ndërkombëtar do t’i quajë zgjedhjet e paligjshme. Në 13 tetor unë sfidoj këdo me një garë të hapur dhe jam i sigurt se do të jetë fitorja ime më ...
Gazetari holandez Vincent Van Gerven Oei, që ka mbuluar çështjet politike të Shqipërisë për vite me radhë ka komentuar situatën aktuale në vendin tonë.Va...
VAU I DEJËS– Një denoncim tregon se kutitë e votimit në Vaun e Dejës janë mbushur me vota jashtë godinës. Në foton e publikuar nga JOQ, shihet se dis...
SHQIPËRI- Partia Socialiste vijon e sigurt rrugën e fitores në zgjedhjet e 30 qershorit. Deri tani është mbyllur votimi në më shumë se gjysmën e bashkive, ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur të bëjë hapat e para pasi paralajmëroi se opozita do të nisë aksion kundër Ramës. Në një foto ...