LIVE UPDATES
Bota

Jam i shqetësuar rreth asaj që po shohim, zyrtari amrikan ngre shqetësimin: Pandemia nuk ka përfunduar

19 Korrik 2021, 07:11 Nga DOSJA
Jam i shqetësuar rreth asaj që po shohim, zyrtari amrikan ngre

SHBA– Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Çështjet e Shëndetit Publik Dr. Vivek Murthy tha të dielën se ai është i shqetësuar rreth numrit në rritje të rasteve të reja të koronavirusit në vend. Sipas tij, një pjesë të fajit lidhur me situatën e kanë kompanitë e medias sociale, që nuk kanë bërë sa duhet, siç tha ai, për të hequr informacionet e rreme mbi nevojën për t’u vaksinuar.

Jam i shqetësuar rreth asaj që po shohim“, tha zoti Murthy për një program televiziv të rrjetit “Fox News”, ndërsa në vend po diagnostikohen rreth 29,000 raste të reja çdo ditë, afërsisht në të njëjtin nivel si në prillin e vitit 2020, kur pandemia po përhapej për herë të parë në të gjithë vendit. Shqetësim përbën kryesisht varianti shumë ngjitës i koronavirusit, ai Delta.

Pandemia nuk ka mbaruar. Lajm i mirë është se të vaksinuarit vazhdojnë të jenë ende shumë të mbrojtur“, tha zoti Murthy.

Por ai vuri në dukje se 95% e rasteve të vdekjeve që ndodhin aktualish në SHBA (më shumë se 250 në ditë), ndodhin në mesin e njerëzve që nuk janë vaksinuar.

Duke i bërë jehonë komenteve të fundit të Presidentit Joe Biden, zoti Murthy tha se njerëzit po “përmbyten me keqinformim” lidhur me vaksinat, ku thuhet se ato janë të pasigurta ose të panevojshme.

Javën e kaluar Presidenti Biden tha se keqinformimi i publikuar në faqet e mediave sociale “po vret njerëz”, duke shtuar “se e vetmja pandemi që kemi në vend është ajo mes të pavaksinuarve”.

Facebook-u një media sociale që përdoret nga miliona amerikanë thotë se ka hequr 18 milionë postime me informacion të gabuar rreth vaksinimit. Por doktor Murthy tha se: “pavarësisht nga ajo që ata kanë bërë, nuk është e mjaftueshme. Synimi është i mirë, por po u kërkoj atyre të bëjnë më shumë”.

Në një intervistë tjetër për rrjetin televiziv ABC, zoti Murthy u bëri thirrje amerikanë që përdorin mediat sociale t’i “verifikojnë burimet para se të postojnë” komente mbi efikasitetin e vaksinave.

Të dhënat kanë treguar se shkalla e vaksinimit në SHBA është dukshëm më e ulët në ato shtete që në zgjedhjet e nëntorit të kaluar votuan për ish-Presidentin Donald Trump, i cili herë pas here e minimizonte ashpërsinë e pandemisë. Shpesh, numri i rasteve të reja me koronavirus është më i lartë në këto shtete të cilat kanë votuar zotin Trump.

Disa muaj më parë zoti Biden vendosi si objektiv vaksimin me të paktën një dozë të 70% të të rriturve deri më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Por objektivi nuk u arrit dhe aktualisht numri i të vaksinuarve sipas statistikave të qeverisë qëndron në 68.1%.

Të shtunën përfaqësues të Facebook-ut thanë se Presidenti Biden dhe ndihmësit e tij duhet të ndalojnë duke drejtuar gishtin nga ata që mendojnë se janë fajtorë dhe të detajojnë se çfarë kishte bërë për të inkurajuar vaksinimet.

Administrata e Presidentit Biden ka zgjedhur të fajësojë një grusht kompanish amerikane të medias sociale“, tha Guy Rosen, përfaqësues i lartë i Facebook-ut. “Fakt është se në SHBA pranimi i vaksinave në mesin e përdoruesve të Facebook-ut është rritur“.

Zoti Rosen tha se të dhënat e kompanisë tregojnë se 85% e përdoruesve të saj në vend janë ose të vaksinuar ose kanë shprehur dëshirën të vaksinohen kundër koronavirusit.

Facebook nuk është arsyeja që nuk u arrit objektivi prej 70%“, tha zoti Rosen.

Për disa muaj, kompania Facebook ka vepruar kundër keqinformimit, duke ndaluar publikimin e reklamave kundër vaksinave dhe më vonë duke hequr postime me pretendime të rreme në lidhje me to.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden koronavirusi ne shba vivek murthy joe biden koronavirusi ne shba vivek murthy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj