Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Andi Bushati ka deklaruar së fundmi në një shkrim të tij, se kryeministri Edi Rama përveç tentativa për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i ka bërë presion për emisionin e tij edhe gazetarit Blendi Fevziut.
Bushati tregon se Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj Fevziut, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës në emision. Sipas tij, ata i ka kujtuar gazetarit se duhet t’u bëjë më pak jehonë temave të opozitës, pasi kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që merr pronari i televizionit.
“Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që mer pronari i televizionit. Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit.”, shprehet Bushati.
Shkrimi i plotë:
Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kurndër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online.
Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baraz me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me me financim fraxhil. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta. Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend.
Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregëtisë së shitblerjeve online. Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi raklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë TV dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare.
Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.
Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako – Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re.
Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që mer pronari i televizionit.
Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit.
Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian.
Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naïve.
Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë. Problemi real është se ne po rëshkasin drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një partie e vetme.
Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rokulliset drejt monizmit është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavarur. E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale.
Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës “anti shpifje”, ato nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet. Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit.
Vini re: Shkrimi marrë nga Lapsi.al
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, socialistët kanë caktuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë 3 figurat kryesore që do të mbajnë nën “kontroll” ...
TIRANË– Partia Socialiste ka kërkuar shkarkimin e Arben Malajt si anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.Shkak për shkarkimin e tij, s...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se nuk ka gjyqtar që do të kundërshtojë dekretin e presidentit.Ajo deklaroi se kreu i qeverisë E...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë t’u përgjigjet komentuesve në facebook, lidhur me postimin e tij ku shkruan se bizneset që nuk japin kupon, re...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kthimit të dekretit nga presidenti Ilir Meta.“Njeriu i mendimit që nuk vepron është inefektiv; njeriu i veprim...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” tha se kryeministri Edi Rama merrte para kur ishte në krye...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kthyer pas në Kuvend ligjin “për rezervat materiale të shtetit” që u miratua më 20 qershor.Në dekretin e tij, Meta e cilëso...
TIRANË- Ish-deputet i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për librin e publikuar nga mjeku i Enver Hoxhës, Isuf Kalo, në të cilin rrëfen sekretet ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka paralajmëruar përgjime të reja.Bëhet fjalë për të ashtuquajturën dosja “3...
TIRANË- Korigjimet e para të ligjeve të reformës në drejtësi, do të miratohen nga Kuvendi të enjten. Kryetari i komisionit, Ulsi Manja, tha se këto nuk jan...