Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Jeta në Khersonin e kontrolluar nga Rusia, pa drita e pa ushqim, ndalohet të dalësh natën
3 Mars 2022, 16:46Nga DOSJA
UKRAINË– Kherson në Ukrainën jugore është bërë qyteti i parë i madh që është pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i luftës. Sveta Zorina, e cila jeton atje, ka qëndruar në shtëpinë e gjyshes së saj që nga fillimi i pushtimit.
“Situata është e vështirë, sepse ushtarët e ushtrisë ruse janë në të gjithë qytetin,”- tha ajo për BBC.
“Kufizimet janë shumë të vështira. Nuk na lejohet të dalim nga shtëpia kur është errësirë. Nuk duhet të ndezim dritat në mbrëmje,”- vijon ajo.
Ajo gjithashtu thotë se nuk ka mjaftueshëm ushqim apo ilaçe në qytet.
“Kishte një moment kur mendova se nuk mund të duroja më,”- thotë ajo. “Ndihem më mirë tani.”
Sveta është përpjekur të punojë nga shtëpia si përkthyese për një gazetar kanadez. Ajo dhe gjyshja e saj kanë furnizime të mjaftueshme për disa javë, megjithëse një dyqan aty pranë ka mbetur pa furnizim.
“Unë mendoj se ne jemi të frikësuar gjatë gjithë kohës, megjithëse po përpiqemi ta luftojmë atë ndjenjë. Por në përgjithësi ajo që më frymëzon është se ne kujdesemi për njëri-tjetrin,”- përfundon Zorina.
KIEV– BBC ka bërë përmbledhjen e 7 ditëve të fundit që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Një milion njerëz janë larguar dhe sulmet po intensifikohen në qytetet ...
BJELLORUSI– Një moment epik. është regjistruar në Bjellorusi, në dhomën ku po zhvillohen bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës. Nga videoja e publikuar në rrj...
KIEV- Është e pamundur të marrësh informacione për ushtrinë e Ukrainës, pasi Kievi është i kujdesshëm që të mos japë asgjë detaj në lidhje me dobësitë e mu...
UKRAINË – Një qytetar amerikan tha se po negocion me një senator në SHBA për të futur në qytetin e Khersonit një karvan me ndihma humanitare. Don Fle...
BJELLORUSI– Raundi i dytë i takimeve mes Ukrainës dhe Rusisë ka nisur. Dosja.al ju sjell pamjet e para brenda sallës ku po zhvillohen bisedimet. Videoja e...
BJELLORUSI– Këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak sapo ka postuar në Twitter se ai dhe zyrtarë të tjerë kanë filluar bisedimet me përfaqësue...
BJELLORUSI– Fotoja që po shikoni është e para që vjen nga raundi i dytë i takimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Delegacionet shihen teksa shtrëngojnë duart me...
UKRAINË– Një video e fundit e publikuar nga Ukraina tregon pamjet kur goditet me raketë një ndërtesë në Kharkiv. Pamjet janë vërtet shokuese teksa në...
LONDËR – Sekretarja e Kulturës në Britaninë e Madhe Nadine Dorries u përlot gjatë fjalës së saj në parlamentin britanik. Në seancën e sotme plenare, ...