LIVE UPDATES
Aktualitet

Jo më Berisha! Rama ndryshon “objektiv”: Jo vetëm unë, gjithë Shqipëria do Metën para SPAK

7 Maj 2022, 08:43 Nga DOSJA
Jo më Berisha! Rama ndryshon “objektiv”: Jo vetëm

TIRANË– Sali Berisha nuk është i vetmi person që kryeministri Edi Rama do para drejtësisë. Tanimë listës së tij i është shtuar edhe presidenti Ilir Meta, për të cilin u shpreh se e gjithë Shqipëria e do që të përballet me drejtësinë dhe SPAK. Në fjalën e tij, në Asamblenë e PS-së, Rama mori shembullin e hetimit të gjyqtarit Ardian Dvorani nga SPAK, ndërsa shtoi se po ky organ kishte lënë pas dore çështje të tjera më të rëndësishme.


“Në Kongres solla shembullin e arkës së peshkut. E dini ju që SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë për të vepruar minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin. Njeriun e dekoruar nga DASH. A thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që do largohet nga zyra e presidentit të republikës. Çështjen e tij procesi e shfryu si flluckë sapuni. Sa gjykatës e prokurorë të nxjerrë nga Vettingu do ishin sot në burg? Se u bë kohë që peshkaqenët Vettingu i ka flakur jashtë, ku janë sot? Janë në punën e tyre, asnjë gjemb nuk i ka hyrë në këmbë. BE ia ka lënë me shkrim që të merret me ta. Kur të ulemi me ta, do na thonë na tregoni pak sa keni çuar në pranga? 0. Kampioni i kundër-korrupsionit me vulë dhe me firmë nga DASH (DVORANI) është futur në hetim nga SPAK, për denoncimi të atij që jo unë po gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK, Ilir Metës. Po si qenka kjo kaq e përmbysur?,”- u shpreh Rama.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Në Kongres solla shembullin e arkës së peshkut, këtu po sjell një shembull tjetër. Aa e dini ju që SPAKU ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshme për të vepruar minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit si një ndër kampionët në luftën globale kundër korrupsionit që të mos e lejonte të hynte në proces për t’u promovuar si gjykatës? 

SPAK në mënyrë të rrufeshme, a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë  që për pak ditë apo javë më në fund do largohet nga zyra e presidentit të republikës. Çështje në hetim, gjë të cilën pastaj procesi gjygjësor çmontoi dhe e shfryu si një flluskë sapuni, por nëse ky sahat zviceran  do të ishte vërtet i pakonkurueshëm në precizionin e tij, sa gjykatës dhe sa prokurorë të nxjerrë jashtë nga Vetingu për pasuri marramendëse të pajustifikuar dhe të pajustifikueshme, do ishin sot në burg. 

Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj të sistemit të drejtësisë, vetingu i ka flakur përjashta.  Ku janë ata sot, me ça merren? Ata janë në punën e tyre, asnjë gjemb në këmbë nuk u ka hyrë, ndërkohë që BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentin që Shqipëria do të ulet në tryezen e negociatave, gjëja e parë që do t’i thonë Shqipërisë, është: na tregoni pak, sa gjykatës dhe prokurorë të korruptuar janë marë në hetim dhe janë çuar para drejtësisë? Zero. 

E kundërta është e vërtetë. Kampioni i antikorrupsionit me vulë dhe me firmë të Sekretarit Amerikan të Shtetit është futur në hetim nga SPAK, në hetim për çfarë? Për një hetim të kujt? Për një denoncim të atij që, jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret që ta shohë para SPAKU-t, Ilir Metës. 

Po si qenka kjo kështu, kaq e përmbysur? Kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, me vendosmëri të plotë dhe ku verbërisht, unë personalisht, sepse ka patur të tjerë që janë marrë nga pikëpamja teknike dhe kanë patur sytë hapur, po unë personalisht kam udhëhequr këtë reformë duke i dhënë mbështetjen më të madhe bashkë më të gjithë  ju këtu, pa bërë asnjëherë asnjë diskutim, të asnjë neni për të cilin gjithkush këtu sidomos juristët tanë, kanë patur rezerva. Unë të paktën nuk kam qenë naiv, nuk kam menduar që këtu mjafton të bëhet kjo dhe gjithçka do shkojë fjollë, as nuk kam menduar që pasi ne të kalojmë këto ndryshime në parlament, nuk do të shikojmë çudira, po për hir të vërtetës, po e them sot, jam gjithmonë e më i paduruar përballë faktit që ata që e nxinë totalisht Shqipërinë, e bënë një vend ku pandëshkueshmëria u bë simbol, janë sot të paprekur, të gjithë.

Dhe me një lehtësi të hatashme, SPAK shkon e bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin, që sot e gjithë ditën jeton në një apartament të para viteve 90, ndërkohë që ata që i kanë të rreshtuara vilat, “njërën ma fali vjehrra”, “njërën ma fali baxhanaku”, “njërën ma fali një kushëriri i vjehrrës”, “njërën ma fali babai i gruas që para se të vdiste më tha Aman” që shtëpinë time dhe tokat e mia do ia lini këtij dhëndrri”, posaçërisht këtij, kishte 7 dhëndurrë po këtë gjeti, sepse ky ishte më i ndershmi. Këta janë të gjithë, sot e gjithë ditën duke pritur finale e Champions League për të shkuar në Paris, siç kanë shkuar në të kaluarën dhe siç ju kanë dalë rrugës se kush ua ka paguar udhëtimet, prapë atje te Champions League, për të mos folur për këtë “non gratën’ e madhe  që e kemi mu në mes të sheshit. 

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Asamblenë! Miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it, ndryshohet statuti

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama ilir meta asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj