LIVE UPDATES
Bota

Joe Dioguardi: Njohja nga Izraeli rezultati më i mirë i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

11 Shtator 2020, 12:13 Nga DOSJA
Joe Dioguardi: Njohja nga Izraeli rezultati më i mirë i

KOSOVË– DioGuardi i cili ka qenë avokues për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës qysh në mandatin e parë të tij si anëtar i kongresit amerikan në fund të viteve të 80’ta, ka thënë se Kosova duhet të mbajë lidhjen e veçantë me ShBA’të pavarësisht se cila administratë është në Washington pasi shqiptarët gjithmonë kanë punuar me dy partitë, Demokrate dhe Republikane.

Joe DioGuardi: Së pari më lër të them një gjë drejt në fillim: Rezultati më i mirë i takimit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli. Ky është një hap I rëndësishëm për të rritur qëndrueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës. Populli i Izraelit dhe shqiptarët gjithmonë kanë ndarë një miqësi unike që daton nga ditët më të errëta të Holokaustit kur shqiptarët rezistuan për të shpëtuar hebrenjtë, duke rrezikuar edhe jetët e tyre. Kështu që njohja nga Izraeli është një fitore e madhe dhe e rëndësishme për Kosovën dhe jam i gëzuar për këtë. Pjesa tjetër e marrëveshjes duket e mjegullt, thënë më së buti dhe mos të harrojmë që nuk është një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse. Për sa kohë që jep rezultate në përbërësit ekonomikë që ofrojnë vende pune për Kosovën, megjithatë, do të ishte një marrëveshje e dobishme. Por përderisa ajo ndodhë, rezultati më i mirë i marrëveshjes ishte njohja nga Izraeli.

Gazeta Express: A mendoni se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të marr rol udhëheqës në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë që do të përfundonin në njohje reciproke apo duhet të lihet tek Bashkimi Evropian për ta përmbyllur këtë çështje?

Joe DioGuardi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shtyllë e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë. Por ta kemi të qartë, miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës kanë qenë në Kongresin amerikan. Roli i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka qenë jetik në të mësuarit (informimin) e anëtarëve kyçë të Kongresit, të cilët më pas punuan me ne për formësimin e politikës së jashtme të ShBA-së në favor të kërkesave legjitime dhe të drejta për liri dhe pavarësi. Vërtet, përpjekja e vështirë e Kosovës për liri dhe pavarësi për herë të parë është ngritur në Kongresin e ShBA-së në vitin 1986, kur unë isha anëtar i Kongresit dhe e kisha paraqitur rezolutën e parë kongresiste në përkrahje të shqiptarëve në Kosovë. E njëjta rezolutë ishte paraqitur në Senatin e Shteteve të Bashkuara, me kërkesën time, nga senatori i atëhershëm, Bob Dole. Të mos harrojmë se ne gjithmonë kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë në bazë dypartiake dhe kjo ka qenë një formulë e rëndësishme për suksesin tonë. Historia na tregon se pa përfshirjen e ShBA’së, Kosova nuk do të ishte e suksesshme sa ka qenë. Dua të jem i qartë se suksesi i brendshëm në Kosovë mbetet i diskutueshëm, thënë më së paku. Korrupsioni i përhapur gjerësisht dhe nepotizmi politik kanë qenë një problem i madh për Kosovën. Më vjen keq të shoh se pas më shumë se 20 vjetëve pas çlirimit të Kosovës dhe rreth 12 vjet pas pavarësisë së saj, ajo mbetet një vend i varfër. Pa një ekonomi të fortë, pavarësia e Kosovës mbetet vetëm një fakt në letër. Megjithatë, kam shpresë se po i afrohemi fundit të kësaj epoke të nepotizmit politik dhe korrupsionit. Duket se kemi një gjeneratë të re të liderëve të rij, të zgjuar dhe të edukuar mirë që po del në sipërfaqe. Unë besoj se këta individë ndikojnë në të ardhmen e Kosovës në një mënyrë shumë pozitive. Një gjeneratë e liderëve të këtillë në fakt mund ta bëjë Kosovën vendin që e meritojnë shqiptarët – të lirë, të fuqishme dhe të begatë – dhe anëtare të plotë të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë BE-në. Prandaj, përfshirja dhe përkrahja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën nuk do të duhej të trajtohej si ekskluzive në mënyrë reciproke, si ajo e BE-së. Kosova ka shumë aleatë të rëndësishëm në BE-, siç janë Gjermania, Zvicra, Britania e Madhe, për shembull. Perspektiva e anëtarësimit evropian të Kosovës kurrë nuk duhet të anashkalohet, por lidhja e veçantë me Shtetet e Bashkuara duhet të ruhet gjithmonë.

Gazeta Express: Më 3 nëntor do të mbahen zgjedhjet presidenciale në ShBA. Nëse kandidati demokrat Joe Biden fiton zgjedhjet, çfarë do të ndryshojë në politikat amerikane ndaj Kosovës dhe a do të implementohet marrëveshja për normalizimin ekonomik e nënshkruar më 4 shtator?

Joe DioGuardi: Më duhet ta them se zgjedhjet e ardhshme presidenciale në ShBA do të sjellin një ndryshim të rëndësishëm jo vetëm për ShBA’në por edhe për botën gjithashtu. Duhet ta kuptoni se ne kemi një lidhje të veçantë me Joe Biden. Unë si një republikan dhe bashkëshortja ime si një demokrate kemi punuar me Bidenin shumë sidomos kur ai ka qenë në senatin amerikan dhe ka shërbyer si Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat.

Bideni gjithmonë ka qenë një përkrahës i lirisë së shqiptarëve dhe i pavarësisë së Kosovës. Prandaj, në një mënyrë, e kemi borxh ta përkrahim atë në garën për president. Vërtet, unë sapo i jam bashkuar një grupi të madh të ish-zyrtarëve republikanë, të cilët ia kanë ofruar përkrahjen Bidenit për president.

Por siç e kam thënë edhe më parë, kjo nuk duhet të interpretohet si anim i joni për demokratët kundër republikanëve. Ne gjithmonë kemi punuar me të dy partitë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në interes të kauzës kombëtare shqiptare.

Nuk është e lehtë të parashikohet rezultati i zgjedhjeve tona presidenciale, por unë personalisht pres një fitore të Bidenit, sepse ka shumë realitete pikëlluese që e kanë definuar Administratën e Trumpit, sidomos së voni dhe pas kësaj pandemie globale, për të cilën ekspertët në Amerikë thonë se ka mundur të menaxhohet në një mënyrë shumë më të mirë.

Sa i përket Kosovës, pavarësisht se kush përfundon si Shef në Shtëpinë e Bardhë, marrë parasysh historinë dhe lidhjet tona me liderë të rëndësishëm në Kongresin amerikan nga dy anët e shtegut, ne do të vazhdojmë të jemi avokati më i rëndësishëm dhe thelbësor i Kosovës në Capitol Hill.

Marrë nga GazetaExpress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni izraeli joe dioguard shtepia e bardhe izraeli joe dioguard shtepia e bardhe

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje