LIVE UPDATES
Bota

John Bolton: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi është diskutuar

7 Korrik 2020, 05:28 Nga DOSJA
John Bolton: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi është

SHBA- Ndërsa këtë javë pritet rifillimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësinë e Bashkimi Evropian, ish Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, pohoi se çështja e shkëmbimit të territoreve është përmendur si mundësi në bisedat ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

Komentet e zotit Bolton duket se pohojnë atë që është përfolur shpesh nga analistë të shumtë, ndonëse asnjeri nuk ka qenë në gjendje të japë prova, se çështja e shkëmbimit të territoreve, ka qënë një prej mundësive të diskutuara mes presidentëve Thaçi e Vuçiç në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve.

“Ka pasur shenja që në vitin 2018, se udhëheqësit donin t’i zgjidhnin këto çështje, sepse e kishin kuptuar se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik dhe as qëndrueshmëri, pa u normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Kjo shkaktoi polemika të shumta në të dyja vendet, por mua më dukej se ia vlente përpjekja. Një nga gjërat që po diskutonin ishte mundësia e një shkëmbimi territoresh”, tha zoti Bolton në një intervistë për Shoqatën e Gazetarëve të Huaj në Shtetet e Bashkuara më 3 korrik.

Presidenti Trump e pushoi nga puna zotin Bolton, këshilltari i tij i tretë për sigurinë kombëtare, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi disa çështje kryesore të politikës së jashtme.

Një zyrtar amerikan i tha Zërit të Amerikës se “John Bolton është pushuar nga presidenti Trump për shkak të ndjekjes së politikave që nuk ishin të presidentit, siç ishin ato ndaj Iranit, Venezuelës, Koresë së Veriut apo Serbisë dhe Kosovës”.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për të komentuar rreth pohimeve të zotit Bolton, zyra e presidentit Thaçi tha se “nuk i komentojmë deklaratat e zotit Bolton.”

Edhe zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk iu përgjigj një kërkese të Shërbimit Serb të Zërit të Amerikës për të komentuar rreth deklaratave të zotit Bolton.

Sipas zotit Bolton, në disa vende të Ballkanit, në Gjermani dhe në disa vende të Evropës Perëndimore, ideja e shkëmbimit të territoreve u prit me shqetësim, por ai shtoi se “në rast se Kosova dhe Serbia do të arrinin një marrëveshje për këtë çështje, pjesa tjetër e Evropës zor se do ta kundërshtonte”.

Para një vit e gjysmë, thotë ai, palët ishin më pranë mundësisë për një marrëveshje dhe se “disa evropianë seriozë si Tony Blair ishin angazhuar në këtë proces”. Po ashtu ai shtoi se “nuk do të hiqja dorë as sot, ndonëse mundësia e zgjidhjes nuk duket aq pranë sa ishte atëherë”.

Diskutimet rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve zunë fill në verën e vitit 2018. Zoti Bolton më 24 gusht të atij viti tha se “Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nëse palët merren vesh, nuk do të bëhen pengesë”.

Një ditë më pas presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një debat në kuadër të punimeve të forumit të Alpbachut në Austri, kërkuan mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që mund të arrihej në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.

Presidenti serb në atë kohë kishte shpallur si politikë të tij “vënien e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, që nënkuptonte ndarjen e Kosovës me veriun që do t’i bashkohej Serbisë, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi angazhohej për “korrigjim kufijsh” që do të nënkuptonte bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Idetë nxitën reagime të ashpra në Kosovë, por edhe në Serbi si dhe kundërshtimin e një pjese të vendeve të Bashkimit Evropian mes të cilave Gjermania ishte më e zëshmja.

Presidenti Thaçi, disa herë kishte theksuar se ideja e tij për korrigjimin e kufirit nuk ka të bëjë me “shkëmbim territoresh”.

Debatet rreth ideve se si do të mund të duket një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë shoqëruan edhe përgatitjet për një takim ndërmjet të dyja palëve më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ambasadori Grenell ka mohuar të ketë qenë pjesë e diskutimeve për shkëmbim territoresh dhe ka theksuar se takimi i Uashingtonit do të përqendrohej në çështje ekonomike.

Takimi u anulua pasi tre ditë para tij, Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ambasadori Grenell paralajmëroi se së shpejti do të caktohet një datë e re për takimin.

Bashkimi Evropian ndërkaq ka filluar përpjekjet për ripërtëritjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron pret në Paris kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ndërsa të enjten pret në Paris presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Të premten presidenti Macron së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë me të dyja palët, me video-konferencë.

Të dielën më 12 korrik në Bruksel pritet të mbahet takimi i parë i nivelit të lartë që prej vjeshtës së vitit 2018. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të ulen përballë njëri tjetrit.

Ky do të jetë takimi i parë në historinë tashmë 9 vjeçare të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, në të cilin nuk do të jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi john bolton dialogu kosove-serbi john bolton

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj