Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Deputetët e opozitës ishin sot në landifillin e Sharrës, ku panë nga afër punimet e firmës private për ndërtimin e inceneratorit për trajtimin e mbetjeve për qarkun e Tiranës. Kryetarja e komisionit hetimor parlamentar, Jorida Tabaku e shoqëruar nga deputetët e tjerë të PD-së, Ina Zhupa, Belind Këlliçi kërkuan që të intimidonin drejtorin Teknik të këtij Impianti, si dhe të modifikonin dhe kontratën e koncensionarit, duke i ndryshuar afatet dhe kohën e nënshkrimit të kontratës.
Tabaku fillimisht u shpreh se nga data 1 janar 2017 ishte koha kur janë dhënë paratë, por kjo u kundërshtua nga drejtori teknik Bualli, i cili u shpreh se ajo e kishte gabim referimin e kësaj kësaj date, pasi kontrata ishte firmosur në 2018.
“Nga 1 janari 2018 koncensionari ka vazhduar të trajtojë mbetje. Që nga nëntori 2020 është zbardhur leje e ndërtimit atëherë kemi nisur zbatimin e projektit. Nuk e di se kujt date i referoheni, por ne bazohemi si afat te zbardhja e lejes së vendimit”, theksoi Bualli.
Gjithashtu drejtori teknik rrëzoi dhe pretendimet se duhet të ishte ndërtuar ndërkohë edhe impianti i incenerimit të mbetjeve, duke bërë të ditur se ka një afat 6-vjeçar për përfundimin e Inceneratorit të Sharrës.
“Unë si inxhinier ndjek zbatimin e projektit, nëse investitori ka një plan investimi 6 vjeçar, nëse ka 30 për qind investime atëherë i bie që deri për 6 vite… Firma ka investuar që nga data e zbardhjes së lejes. Unë jam inxhinier, jam përfshirë në pjesën e zbatimit të respektimit të kontratës”, u shpreh Bualli.
Ai gjithashtu rrëzoi edhe pretendimin e ngritur nga Tabaku se kompania ka shkelur afatet e punimeve.
“Faza ndërtimore është gjashtë vjet, që është mbi bazën e zbardhjes së lejes së ndërtimit, fundi u muajit nëntor 2020, bie që në 2026 të përfundojë. Bëhet faza e parë e procesimit. Bëhet stokimi i mbetjeve ngurta të pariciklueshme kur dalin nga diferencimi. Mbetjet depozitohen në qelizën e re të landifillit sanitar. Kjo është zona e trajtimit të mbetjeve, këtu ndodh çdo ditë menaxhimi i mbetjeve, ashtu siç po punohet edhe për përfundimin e projektit”, theksoi ai.
Drejtori teknik më pas në mikrofonin e Top News sqaroi se “kontrata e fillimit 1 janar 2018, afatet ndërtimore fillojnë me kontratën e zbardhjes së lejes së ndërtimit, pra viti 2020. E që nga ajo datë vazhdon periudha e ndërtimit 6-vjeçar. Jemi duke operuar sipas grafikut të punimeve, fundi i afatit është 2026 dhe ne shpresojmë ta mbarojmë më herët atë”. Ai hodhi poshtë pretendimet e objekti duhet të kishte përfunduar nga koncesionari, duke shtuar gjithçka po kryhet sipas afateve të lejes së ndërtimit.
“Ky impiant e teknologjia e tij vjen nga jashtë, të gjithë projektet e komponentët janë në fazë ndërtimore e përgatitore në ofiçinat e huaja dhe do të vijnë për t’i instaluar në zonën e ndërtimit të mbetjeve”, theksoi ai më tej. Deri më tani janë investuar 30 milionë euro dhe është brenda afateve të parashikuara nga kontrata.
Marrë nga GazetaShqip
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilluan ditën e sotme takim me drejtues të SPAK dhe BKH-së. Mësohet se gjatë ...
DURRËS – Kandidat i Partisë Demokratike për qytetin e Durrësit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit Luan Hoti ka dalë në terren për t’u t...
TIRANË-Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit të Inceneratorëve. Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku ka bërë me dije se sot do të ng...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi bëri thirrje që Shqipëria dhe Kosova të thellojnë bashkëpunimin midis tyre. Pasi u ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë thirrje që Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që t’i shërbëjnë popull...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u mor në pyetje nga prokurorët belgë lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”. Lid...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta, deklaroi se lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk është politikan koherent. Në emisionin “T...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha sot në Vorë se Basha votoi pro...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me çështjen Toyota Auris dhe shumën prej 3.4 milionë eurosh të sekuestruara në vitin...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta se do të nisë përballjen politike brenda këtij viti. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”...