LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kadare për Migjenin

14 Tetor 2020, 18:03 Nga DOSJA
Kadare për Migjenin

TIRANE– Gjysmëshekulli i fundit i mjaftoi historisë për ta vendosur veprën letrare të Migjenit në një nga majat më të larta të bjeshkëve me gjelbërim të përhershëm të letërsisë sonë kombëtare.
Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

“Ai ishte, kështu, një poet margjinal. Të vetmuar ishin dhe Noli me Poradecin, madje tepër të vetmuar, por vetmia e Migjenit, ajo vetmi e thjeshtë, e pabujshme e tij, ishte më tragjikja e të gjithave.

Meqenëse vepra e Migjenit është, përgjithësisht, një dyluftim i pambarim me një pjesë të letërsisë dhe jo vetëm të letërsisë, por të krejt mendësisë shqiptare, ajo mund të kuptohet saktësisht vetëm e ballafaquar me to”.
(Ismail Kadare – Uragani i Ndërprerë – Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe)

Lindi më 13 tetor 1911 në qytetin e Shkodrës, ku mori dhe mësimet e para. Shkollën qytetëse e kreu në Tivar, në vitet 1929–1933 ndoqi Seminarin Teologjik të Manastirit. Pasi u kthye në atdhe, punoi si mësues i shkollës fillore në Vrakë (Shkodër) dhe në Pukë. Në ato kohë iu rëndua sëmundja e mushkërive, e cila i qe shfaqur që kur ishte në seminar. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për t’u kuruar dhe për të ndjekur studimet e larta për letërsi. U shtrua në një sanatorium pranë Torinos, ku vdiq më 26 gusht 1938.

Krijimet e para, vjersha dhe skica, nisi t’i botonte në revistat “Illyrija”, “Bota e re” etj. Në vitin 1936 u shtyp përmbledhja poetike “Vargjet e Lira”, por, e ndaluar nga censura, ajo nuk qarkulloi. Megjithatë kopje dhe vjersha të veçanta të saj u lexuan të kopjuara dhe të shpërndara dorë më dorë. Përmbledhja u botua disa vjet pas vdekjes së autorit, më 1944. Vepra e plotë e tij u botua prej S. Luarasit, më 1957, nën kujdesin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Më pas, krijimtaria e tij është botuar disa herë në Tiranë dhe në Prishtinë.
Sido që e njohu vetëm pjesërisht, mendimi kritik, qysh në pritjet e para (fundi i viteve ’30 – fillimi i viteve ’40) e vlerësoi Migjenin si “fenomen”, “uragan”, poet “flamurtar” që “revolucionoi” mendësinë e kohës. Me lirikën e tij jeta letrare e atyre viteve kreu shkëputjen më të dukshme e më të vendosur prej tradicionalizmit nacional; me të ajo u hap, u bë vizionare dhe përftoi si kurrë më parë tipare universale; me të ajo njohu kritikën konceptualiste si mënyrë e të menduarit artistik (“Parathënie e parathanjeve”, “Të birt e shekullit të ri”, “Poema e mjerimit”, “Kanga skandaloze” etj.).
Thellësisht e angazhuar, poezia e Migjenit solli në letërsinë shqipe një problematikë të re, jetën e shtresave të varfra të shoqërisë shqiptare, temën e mjerimit e të pasojave të tij morale, përjetimin artistik të domosdoshmërisë së ndryshimit dhe vegimin e një bote tjetër, më të mirë e më të drejtë. Ajo përvijoi tiparet e një humanizmi që flakte mitet, kultet dhe gjithfarë qëndrimesh irracionale e sentimentale. E ashpër (“Trajtat e Mbinjeriut”, “Të lindet njeriu”, “Lagjja e vorfun”) dhe delikate (“Dy buzë”, “Z.B.”, “Një natë” etj.), e hareshme (“Kanga e rinis”, “Ekstaza pranverore”) dhe e trishtuar e tragjike (“Nën flamujt e melankolisë”, “Vetmia”, “Vuejtja”, “Një natë pa gjumë”, “Frymëzim i pafat” etj.), poezia e Migjenit kërkonte dhe gjente mjete të tjera, të gjera e të vrullshme në mundësitë e tyre shprehëse. Fjalori, krejt i hapur në zgjedhjet e veta, vargjet, shpesh të thyera e të lira, që, më shumë se harmoninë formale, synonin figurën e mendimit, të guximshme e të beftë, ritmi dinamik e rimat e brendshme që i nënshtrohen gjithnjë theksimit të mesazhit, e veshën ligjërimin e poezisë së tij, me të gjitha tiparet e vargëzimit modern, që i përpunoi ndryshe aftësitë e fjalës shqipe për t’u renditur artistikisht. Për letërsinë shqipe të viteve ’30, prurje moderne ishin edhe skicat e Migjenit, që kishin si vatërzim tematik tjetërsimin e njeriut (“Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun?”, “Ose…, ose”, “Vetëvrasja e trumcakut”, “Idhujt pa krena”, “Në sezonën e mizave”, “Gogoli” etj.) dhe, në ligjërimin e tyre, dalloheshin prej teknikave të përthithura nga publicistika, dramatikja e eseistikja, prej groteskut dhe ironisë sarkastike, nëntekstit të fuqishëm dhe jashtëzakonisht konciz. Të tilla tipare stilistike shfaqeshin edhe në disa skica të tjera (“Bukuria që vret”, “Moll’ e ndalueme”, “A don qymyr zotni?”, “Në kishë”, “Luli i vocërr” etj.), të cilat, tek zbulonin qartas simpatitë e thella demokratike të Migjenit, realizonin përmes bërthamash subjektore, konkretësisë së detajeve, ndërrimit dhe ndërhyrjes autoriale, kërkesat e tij për një art që do të ndikonte shpejt në konstitucionin shpirtëror të kohës.
Proza rrëfimtare e Migjenit (“Studenti në shtëpi”, “Bukën tonë të përditshme falna sot”; “Historia e njenës nga ato…”, “Të çelen arkapijat”), megjithëse nuk u botua me gjallje të tij, ishte shprehje e drejtpërdrejtë e nevojës që ndjente procesi letrar i kohës për të braktisur vizionet romantiko-sentimentaliste dhe idhujt e vjetruar.

Materialist në bindjet e veta, Migjeni kishte arritur ta kuptonte se psikja e individit përcaktohej prej gjendjes së tij ekonomike, dhe, pikërisht për këtë arsye, ai duhej përshkruar në vartësinë e tij prej realitetit të marrëdhënieve të egra e të ndërlikuara shoqërore. Gjithë duke ruajtur karakteristikat e stilit të skicave, proza rrëfyese e tij krijonte personazhe që kishin një biografi (Nushi, Lukja), hera-herës një portret (Agia), mbi të gjitha një mënyrë të menduari e të sjelli të tjetërsuar e të përcaktuar prej qenies së tyre shoqërore (Filipi, Kola, i ati i Nushit etj.). E vendosur në mjediset e Shkodrës, duke krijuar figurat e të papunit të përhumbur, të tregtarit filistin, të fanatikut të egër, të intelektualit që kuptonte se për të luftuar hipokrizinë, si rregullator të marrëdhënieve midis njerëzve, duhej një shoqëri tjetër, duke zbuluar varësinë nga faktorët që vendosin mbi fatet e individit, proza rrëfyese e Migjenit arriti ato shkallë të analizës dhe të përgjithësimit artistik, që kanë karakterizuar realizmin.

Vepra e tij sfidonte në çdo pikëpamje; ajo ishte shprehje e shqetësimeve të mundimshme të jetës shpirtërore shqiptare që ftonin për të përfytyruar një shoqëri njerëzore në të cilën individi, i njohur dhe i kuptuar së fundmi, do të realizohej plotësisht në të gjitha ndërlikimet e tij ekzistenciale.

Migjeni ka qenë dhe mbetet ndër shkrimtarët më të lexuar të letërsisë shqipe. Krijimtaria e tij luajti një rol të madh reformues e risues në letërsinë shqiptare; ajo ishte pamja më e shënjuar e takimit të saj me zhvillimet moderne të letërsisë evropiane. Kjo është një ndër arsyet që ajo është përkthyer në disa gjuhë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ismail kadare migjeni ismail kadare migjeni


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 15:00

Një modele në studion e Marubit

Fotografia paraqet një grua me veshje tradicionale qytetare myslimane shkodrane. Eshte realizuar në studi Marubi ne Shkodër ne vitin 1922 nga Kel Marubi.Kjo fot...

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 14:49

KUKES– Fjolla Morina është aktualisht në arrest shtëpie mirëpo nuk e ka pasur aspak të vështirë qëndrimin brenda pasi ka vazhdimisht vizita nga njerëzit e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj