LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Kadri Hazbiut iu kërkua të ndihmonte Partinë’, autokritika e ish-ministrit në 1982

31 Dhjetor 2021, 06:50 Nga DOSJA
‘Kadri Hazbiut iu kërkua të ndihmonte Partinë’,

Nga Dashnor Kaloçi

TIRANË – Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat kanë qenë të panjohura për 40 vite me radhë dhe shohin për herë të parë dritën e botimit, ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale sekrete e dokumente që i përkasin muajt tetor të vitit 1982, ku është pasqyruar materiali i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së me titull “Mbi mungesën e theksuar të vigjilencës dhe gabimet e rënda të shokut Kadri Hazbiu në kohën që ishte ministër i Brendshëm”, autokritika me shkrim e Kadri Hazbiut, “Vendimi i Plenumit të V-të të Komitetit Qendror të PPSh-së mbi përjashtimin nga Komiteti Qendror e nga Partia.

Gjithashtu publikohen disa dokumente të shkarkimit nga të gjitha funksionet shtetërore dhe shoqërore të Kadri Hazbit”, si dhe proces-verbali i Plenumit të Komitetit Qendror të mbajtur në datat 13 e 14  tetor të vitit 1982 në sallën kryesore të godinës së Komitetit Qendror, ku është diskutuar dhe është marrë në analizë puna dhe veprimtaria e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, i cili akuzohet për “veprimtaria armiqësore” e tij për periudhën gati 30 vjeçare kur ai shërbente në funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme.  Dosja e plotë e me të gjitha dokumentet që botohet për herë të parë nga Memorie.al, ku përveç materialit “Tepër sekret”, të Byrosë Politike me akuza ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, publikohet edhe proces-verbali i Plenumit, ku Enver Hoxha dhe pjesa më e madhe anëtarëve të Byrosë Politike si: Ramiz Alia, Adil Çarçani, Foto Çami, Hekuran Isai, Manush Myftiu, Simon Stefani, Haki Toska, Pali Miska, Prokop Murra, Spiro Koleka, Rita Marko, Lenka Çuko, Muho Asllani, Llambi Gegprifti, Vangjel Çerava, dhe Komitetit Qendror të PPSh-së, si; Nexhmije Hoxha, Gafur Çuçi, Xhelil Gjoni, Pilo Peristeri, Sofo Lazri, Piro Kondi, Petro Dode, Behar Shtylla, Shefqet Peçi, Qemal Bregasi, Dritëro Agolli, Mine Guri, Themie Thomai, Mehmet Elezi, Lumturi Rexha, Tefta Cami, Vito Kapo, Harrilla Papajorgji, Anastas Kondo, Miti Nito, Sulejman Baholli, Halil Leli, Jashar Menzelxhiu, Enver Halili, Ali Vukatana, Tahir Minxhozi, Naunka Bozo, Luan Muhameti, Rexhep Kolli, Ndreçi Plasari, Sofie Çuadari, Nezir Gorica, etj., jo vetëm kanë akuzuar ish-ministrin Hazbiu, si bashkëpunëtorin me të ngushtë të ish-kryeministrit Mehmet Shehu.

Ata kane, por edhe kanë debatuar ashpër me të gjatë gjithë mbledhjes së plenumit që zgjati dy ditë, duke i kërkuar atij që të jepte shpjegime për punën dhe veprimtarinë e tij që nga dita që ishte ulur në zyrën e ministrit, duke filluar nga marrëdhëniet e raportet me këshilltarët rusë, Konferencën e Tiranës në 1956-ën, e deri tek “bashkëpunimi i tij me grupet armiqësore” të kryesuara nga Teme Sejko, Beqir Balluku, Abdyl Këllezi dhe “poli-agjenti” Mehmet Shehu, si dhe vendimet shkarkimet nga detyrat dhe për përjashtimin nga Komiteti Qendror të Rexhep Kollit, Nazar Berberit, Veli Llakajt, Ndreçi Plasarit, etj.

Autokritika me shkrim i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, në Plenumin e V-të të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 13 dhe 14 tetor të vitit 1982

 Me t’u larguar Mihallaq Ziçishti, erdhi në vendin e tij Feçor Shehu. Në këto kushte unë gjykoj se kam punuar e vepruar midis armiqsh, të cilët vepronin në një vijë e në koordinim të plotë vazhdimisht. Për rrjedhim, jo vetëm që Sigurimi dhe unë bashkë me të nuk mund të mos pengoheshim në çdo punë, por, para së gjithash, ish praktikisht e pamundur të zbuloheshin çështje të tilla të mëdha e me rrezikshmëri, të cilat i arriti Partia me forcën e saj.

Unë kam bindjen e plotë se Partia do të vërtetojë, se me anë të këtij mekanizmi u sabotuan e u shtrembëruan edhe zbulimet me anë të hetimit në mjaft procese, sidomos në atë të puçistëve e të sabotatorëve, procese këto që çonin në deshifrimin e këtij rrjeti spiunësh e konspiratorësh. Unë nuk di si u manipuluan gjërat për këto sabotime. Ato kurdoherë janë bërë në shpinën time. Këtë Partia, qoftë edhe vonë, do ta vërtetojë.

Jam i qetë përpara Partisë, se në punën time në tërësi kam qenë kurdoherë i ndershëm, pavarësisht nga gabimet e fajet e rënda, të cilat kurrë nuk i kam bërë me ndërgjegje që të dëmtoja Partinë. Ndaj Partisë e shokut Enver, nuk kam pasur në të gjitha kohët as rezervën më të vogël. Gabimet që kam bërë janë të mëdha e me pasoja të rënda për Partinë. Unë kështu i konceptoj ato dhe pasojat e tyre.

Kështu e realizoj unë edhe shkakun përse Sigurimi i Shtetit nuk mundi të zbulojë këtë rrjet spiunësh, si dhe të tjerë më parë me rrezikshmëri të madhe që kanë ndërmarrë armiqtë në të gjitha kohët. Kërkoj ndjesë nëse nuk kam arritur të reflektoj akoma thellë sa duhet. Kaq kam arritur deri tani. Gjithë jetën do të reflektoj mbi këtë problem kaq të madh të Partisë, me të cilën lidhet direkt puna e qëndrimi im.

Çfarëdo mase që të vendosin Plenumi e Partia, unë do të jem në gjendje ta përballoj si anëtar i saj. I lutem Plenumit dhe Partisë, që në gjykimin e tyre të më marrin kështu siç kam qenë e jam me gabime e faje, por gjithnjë i pandarë për asnjë moment e çështje nga Partia e shoku Enver.

                                                                                                                 Me respekt

                                                                                                              Kadri Hazbiu

 Tiranë, më 11.10.1982

VENDIM I PLENUMIT TË 5-TË TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MBI PËRJASHTIMIN NGA KOMITETI QENDROR E NGA PARTIA SI DHE SHKARKIMIN NGA TË GJITHA FUNKSIONET SHTETËRORE E SHOQËRORE TË KADRI HAZBIUT

Plenumi i 5-të i Komitetit Qendror të PPSH-së në mbledhjen e datës 13-14 tetor 1982, mori në shqyrtim dhe diskutoi raportin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH “Mbi mungesën e theksuar të vigjilencës dhe gabimet e rënda të Kadri Hazbiut” dhe u njoh me autokritikën që bëri Kadri Hazbiu për Plenumin e Komitetit Qendror.

Plenumi i Komitetit Qendror arriti në konkluzionin se Kadri Hazbiu, jo vetëm s’e kish marrë parasysh ndihmën që i dhanë shokët e Byrosë Politike, por ai kishte bërë hapa prapa. “Autokritika” e tij jo vetëm që nuk ishte marksiste, por përkundrazi qe e mbushur plot shfajësime e dredhi, supozime e mohime dhe deri në akuza provokuese. “Autokritika” e tij në fakt përbënte një sulm kundër Partisë dhe udhëheqjes së saj. Pyetjet që i drejtuan shokët e Plenumit, ai i trajtoi fare përciptë dhe me mendjemadhësi.

Plenumi arriti gjithashtu, në përfundim se të gjithë komplotet e armiqve të Partisë në bashkëpunim me agjenturat e huaja, janë zbuluar nga Partia dhe asnjëherë nga Sigurimi i Shtetit dhe këtij fakti të njohur Kadri Hazbiu nuk i dha përgjigje, por i bëri bisht në mënyrë dredharake.

Kadri Hazbiu duke punuar për një kohë të gjatë në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer veprime në kundërshtim me orientimet e normat e Partisë dhe interesat e larta të shtetit, siç janë fshehja e të dhënave që kanë dalë në periudha të ndryshme për anëtarët kryesorë të komplotit që kryesonte krye agjenti Mehmet Shehu, kultivimi në kuadrot e organeve të punëve të brendshme i frymës së familjaritetit, duke u krijuar kështu mundësi agjentëve të Mehmet Shehut, të vepronin lirisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku bënë çerdhen e tyre spiunë të shumtë.

Kadri Hazbiut, megjithëse i’u kërkua që të ndihmonte e të hidhte dritë në këtë lëmsh agjenturor që kishte vepruar në sfera të larta të Partisë e të shtetit, asnjëherë nuk dha gjë, bile, hezitoi për masat që duheshin marrë ndaj pjesëtarëve të komplotit, për të mos u zbuluar fajet e tij, për të “mos i’u hequr peta lakrorit”.

Plenumi i Komitetit Qendror krijoi bindjen e plotë se Kadri Hazbiu, me qëllim fsheh të vërtetën para Partisë, se ai është në dijeni të veprimeve armiqësore të grupit të Mehmet Shehut, bile se vetë Kadriu është pjesëtar i këtij grupi komplotist.

Për veprimtarinë e tij armiqësore, Kadri Hazbiu mban edhe përgjegjësi penale në të cilën është e nevojshme të ndalen organet kompetente sipas fakteve e dokumenteve që disponojnë e që do të dalin.

Për të gjitha këto Plenumi i 5-të i Komitetit Qendror të Partisë,

              Vendosi:

Kadri Hazbiu të përjashtohet nga Komiteti Qendror dhe nga Partia si dhe të shkarkohet nga të gjitha funksionet shtetërore e shoqërore.

PLENUMI I 5-të I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË

 Tiranë, më 14.10.1982

VENDIM I PLENUMIT TË 5-TË TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MBI PËRJASHTIMIN NGA KOMITETI QENDROR I PPSH TË REXHEP KOLLIT

Plenumi i 5-të i Komitetit Qendror të PPSH në mbledhjen e tij të datës 13 e 14 tetor 1982 mbasi shqyrtoi e diskutoi fajet e Rexhep Kollit arriti në përfundimin se duke qenë për një kohë të gjatë kuadër me përgjegjësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u kurdis një komplot shumë i rrezikshëm për atdheun dhe Partinë, mban përgjegjësi të rëndë për ato faje e gabime që janë bërë në kundërshtim me vijën dhe normat e Partisë dhe me interesat e shtetit.

Për të gjitha këto faje Plenumi i 5-të i Komitetit Qendror me unanimitet të plotë,

Vendosi:

Rexhep Kolli të përjashtohet nga radhët e Komitetit Qendror të PPSH-së.

 PLENUMI I 5-të I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË

VENDIM I PLENUMIT TË 5-TË TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MBI PËRJASHTIMIN NGA KOMITETI QENDROR DHE NGA PARTIA SI DHE SHKARKIMIN NGA TË GJITHA FUNKSIONET SHTETËRORE E SHOQËRORE TË VELI LLAKAJT E NAZAR BERBERIT

Plenumi i 5-të i Komitetit Qendror të PPSH në mbledhjen e datës 13 e 14 tetor 1982 mbasi shqyrtoi e diskutoi raportin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror “Mbi mungesën e theksuar të vigjilencës dhe gabimet e rënda të Kadri Hazbiut”, në vazhdim të analizës sinoptike mbi veprimtarinë agjenturore të armikut Mehmet Shehu, arriti në përfundimin se Veli Llakaj dhe Nazar Berberi, duke qenë prej kohësh në kundërshtim me vijën ushtarake të Partisë dhe në akord me komplotistët, kanë bashkëpunuar gjatë me ta kundër Partisë dhe shtetit. Për të gjitha këto faje, Plenumi i 5-të i Komitetit Qendror me unanimitet të plotë,

                     Vendosi:

PLENUMI I 5-të I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË

VENDIM I PLENUMIT TË 5-TË TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MBI PËRJASHTIMIN NGA KOMITETI QENDROR TË NDREÇI PLASARIT

Plenumi i 5-të i Komitetit Qendror të PPSH-së, në mbledhjen e tij të datës 13 e 14 tetor 1982, mori në shqyrtim propozimin e organizatës bazë të Partisë të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, për përjashtimin nga Partia dhe nga Plenumi i Komitetit Qendror të Ndreçi Plasarit.

Nga diskutimi i çështjes së Ndreçi Plasarit, rezultoi se ai me punën e tij studimore e botuese është përpjekur të mbulojë të vërtetën historike në lidhje me personin e armikut Mehmet Shehu dhe të fryjë kultin e tij.

Ndreçi Plasari me “autokritikën” e tij u tregua i pasinqertë, ai u përpoq që të mbulonte oportunizmin, mungesën e vigjilencës dhe lëshimet në parime që i ka bërë armikut Mehmet Shehu, në dëm të interesave të Partisë dhe të popullit.

Ndreqi Plasari ka përgjegjësi të rëndë para Partisë, të cilën nuk e ka vënë në dijeni për një dokument zyrtar të Zbulimit Anglez që i ka rënë në dorë, ku ndër të tjera, për super agjentin Mehmet Shehu, thuhet se: “Ambicia e tij, ia kalon besnikërisë së Partisë”.

Plenumi i 5-të i Komitetit Qendror të PPSH duke marrë parasysh të gjitha këto,

Vendosi:

 PLENUMI I 5-të I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË

VENDIM PËR DËNIMIN E GABIMEVE DHE TË FAJEVE TË RËNDA TË ANËTARIT TË PPSH, NDREÇI PLASARI.

Organizata bazë e Partisë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror të PPSH-së, në mbledhjen e saj të datës 11 dhe 12 tetor 1982, analizoi gabimet e fajet e rënda të anëtarit të saj, Ndreçi Plasari, i cili me punën e tij studimore e botuese është përpjekur të mbulojë të vërtetën historike në lidhje me personin e Mehmet Shehut, e të fryjë kultin e tij.

Të gjithë komunistët, të pakënaqur nga autokritika me shkrim që e dorëzoi me 10 muaj vonesë, dhe jo me iniciativën e tij, si dhe nga autokritika me gojë në përgjigje të pyetjeve të shumta që iu bënë, njëzëri e kritikuan rreptë dhe e dënuan:

Për të gjitha këto, organizata bazë vendosi njëzëri t’i propozojë udhëheqjes së Partisë që Ndreçi Plasari:

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci dashnor kaloci

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën