LIVE UPDATES
Sport

Kalendari i një viti plot evente të mëdha për futbollin shqiptar!…

13 Janar 2022, 15:32 Nga DOSJA
Kalendari i një viti plot evente të mëdha për futbollin

TIRANE Futbolli shqiptar do të ofrojë këtë vit një kalendar plot me evente dhe ndeshje të rëndësishme, të gjitha për t’u shijuar nga sportdashësit shqiptarë. Emocionet e futbollit kuqezi do të nisin që në shkurt me dy ndeshje miqësore të përfaqësueses U-17 të drejtuar nga Ervin Bulku, që do të përballet me Italinë U-17 në Koverçano. Një mundësi e mirë për kuqezinjtë e vegjël, që do të kenë shanset për të matur forcat me një skuadër me nivel të lartë botëror siç është Italia. Takimet do të luhen më 22 dhe 24 shkurt.

Muaji mars rezervon disa data të rëndësishme, që shënojnë edhe fillimin e disa kompeticioneve zyrtare të UEFA-s për përfaqësueset e moshave. Fillimisht, përfaqësuesja U-17 e femrave do të luajë tri sfidat e Europianit U-17, përkatësisht ndaj Azerbajxhanit (8 mars 2022), Skocisë (11 mars 2022) dhe Maqedonisë së Veriut (14 mars 2022). Të trija këto sfida do të luhen në Shqipëri, teksa UEFA ia ka besuar FSHF-së organizimin e ndeshjeve të grupit. Më pas është radha e ekipit U-21 që të zhvillojë dy ndeshjet e eliminatoreve të Europianit U-21 ndaj Çekisë më 25 mars dhe Anglisë më 29 mars. Më datat 26 dhe 29 mars, Kombëtarja do të zhvillojë dy miqësore me peshë respektivisht ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Më pas në prill është radha e përfaqësueses U-19 për femra që të luajë tri ndeshjet e eliminatoreve të Europianit U-19, duke sfiduar Izraelin (5 prill 2022), Qipron (8 prill 2022) dhe Turqinë (11 prill 2022). Po në prill ekipit përfaqësues shqiptar i futsallës do të jetë e impenjuar në paraeliminatoret e Kupës së Botës së Futsallit 2024. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, është shortuar në Grupin E dhe përballë do të ketë Suedinë, Andorrën dhe Austrinë. Turneu paraeliminator do të zhvillohet në muajin prill në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill, ndërsa çiftet e ndeshjeve mbeten për t’u përcaktuar. Ky muaj do të mbyllet me ceremoninë e titullit kampion të kampionatit të femrave 2022.

Muaji maj do të kulmojë me ngjarjen më të madhe futbollistike, të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Finalja e parë historike e turneut më të ri të UEFA-s, Europa Conference League do të luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, më 25 maj. Një event gjigand që do ta sjellë Shqipërinë në qendër të vëmendjes botërore për disa ditë më radhë e që do të sjellë në kryeqytet tifozë e personalitete nga e gjithë Europa. Po në maj do të zhvillohen edhe ceremonitë e shpalljes së skuadrave kampione në kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, finalja e Kupës së Shqipërisë si edhe kampionët e moshave.

Në qershor Kombëtarja do të nisë rrugëtimin e saj në edicionin e tretë të Nations League, teksa në harkun e dy javëve të para të muajit do të zhvillojë ndeshjet ndaj Izraelit, Islandës dhe dy herë me Rusinë.

Pas sfidës tradicionale të Superkupës në muajin gusht, ku përballë do të vihen fituesit e kampionatit me fituesit e Kupës së Shqipërisë, futbolli ndërkombëtar rikthehet në shtator me sfidat e fundit të Kombëtares në Nations League ndaj Izraelit e Islandës. Po në shtator Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjet e grupit 7 në eliminatoret e Europianit 2022-2023, ku përballë do të ketë Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë. Ndeshjet e grupit do të luhen në Belgjikë në datat 21, 24 dhe 27 shtator 2022.

Në tetor, është radha e Shqipërisë U-17 të nisë aventurën e saj në fazën kualifikuese të Europianit 2022-2023 të kësaj moshe. Shorti e ka vendosur Kombëtaren shqiptare në Grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin me ndeshjet e kualifikueseve që do të zhvillohen në Kroaci në datat 20, 23 dhe 26 tetor 2022 bën me dije zyra e shtypit në FSHF.

Shkurt

Miqësore, Itali U17-Shqipëri U17 (22 shkurt 2022)

Miqësore, Itali U17- Shqipëri U17 (24 shkurt 2022)

Mars

Europiani i U-17 për femra, Shqipëri-Azerbajxhan (8 mars 2022)

Europiani i U-17 për femra, Skoci-Shqipëri (11 mars 2022)

Europiani i U-17 për femra, Maqedoni e Veriut-Shqipëri (14 mars 2022)

Europiani U-21, Shqipëri-Republika Çeke (25 mars 2022)

Europiani U-21, Shqipëri-Angli (29 mars 2022)

Miqësore Spanjë-Shqipëri (26 mars 2022)

Miqësore Shqipëri-Gjeorgji (29 mars 2022)

Prill

Europiani i U-19 për femra, Izrael-Shqipëri (5 prill 2022)

Europiani i U-19 për femra, Shqipëri-Qipro (8 prill 2022)

Europiani i U-19 për femra, Shqipëri-Turqi (11 prill 2022)

Ceremonia e titullit kampion të Kampionatit të Femrave, më 30 prill 2022.

Maj

Finalja e UEFA Europa Conference League, më 25 maj 2022.

Ceremonia e titullit kampion i Kampionatit “Abissnet Superiore”, më 27 maj 2022.

Finalja e Kupës së Shqipërisë, më 31 maj 2022.

Ceremonia e titullit kampion i Kampionatit Kategoria e Parë, më 7 maj 2022.

Ceremonia e titullit kampion i Kampionatit Kategoria e Dytë, më 1 maj 2022.

Qershor

Nations League, Shqipëri-Rusi (02 qershor 2022)

Nations League, Islandë-Shqipëri (06 qershor 2022)

Nations League, Shqipëri-Izrael (10 qershor 2022)

Nations League, Rusi-Shqipëri (13 qershor 2022)

Europiani U-21, Angli-Shqipëri (07 qershor 2022)

Europiani U-21, Shqipëri-Kosovë (14 qershor 2022)

Shtator

Nations League, Izrael-Shqipëri (24 shtator 2022)

Nations League, Shqipëri-Islandë (27 shtator 2022)

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleje e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se kombetarja e femrave kombetarja shqiptare e futbollit kombëtarja shqiptare të futbollit asambleje e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se kombetarja e femrave kombetarja shqiptare e futbollit kombëtarja shqiptare të futbollit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj