LIVE UPDATES
Bota

Kalimet e paautorizuara të kufirit SHBA – Meksikë në rekordin më të lartë për 20 vjet

20 Maj 2021, 11:06 Nga DOSJA
Kalimet e paautorizuara të kufirit SHBA – Meksikë në

SHBA– Me gati katër muaj nën administratën e Presidentit Biden, zyrtarët amerikanë raportojnë vetëm shenja të kufizuara të progresit në stabilizimin e një situate kaotike në kufirin SHBA-Meksikë, me kalimet e paautorizuara të emigrantëve që vazhdojnë në nivelet më të larta prej dekadash, për këtë periudhë të vitit.

Numri i emigrantëve të kapur nga autoritetet amerikane filloi të rritet vitin e kaluar dhe u rrit në mënyrë dramatike në muajt e parë të vitit 2021.

Të dhënat e agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të Shteteve të Bashkuara për muajin prill tregojnë një emigracion pa dokumenta në nivelin më të lartë 20-vjeçar. Agjencia raportoi një total prej 178 622 emigrantësh të kapur për muajin prill. Prej tyre, 111 714 u dëbuan nga vendi sipas një urdhëri të emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë që ua ndaloi shumicës së emigrantëve të ndiqnin procesin e aplikimit për azil ose forma të tjera të ndihmës në Shtetet e Bashkuara.

Arrestimet në kufi në muajin prill ishin 3% më të larta se totali i marsit prej 173 348 dhe dukshëm më i lartë se totali i shkurtit prej 101 120.

Të dhënat sugjerojnë gjithashtu se rritja e rasteve në kufi po nivelohet dhe mund të ketë arritur një nivel të stabilizuar. Por ekspertët nuk janë të sigurt se çfarë do të sjellin muajt e ardhshëm dhe nuk janë gati të deklarojnë se kriza kufitare ka filluar të lehtësohet.

Lloji i situatës me Patrullën Kufitare që mbingarkohet nga emigrantë më të prekshëm mund të ketë filluar të marrë kthesën“, i tha Zërit të Amerikës analistja e Institutit të Politikave të Migracionit, Jessica Bolter. “Një paralajmërim që unë do të jepja është se ka patur historikisht raste kur numrat janë niveluar në prill, ose janë ulur në prill, por më pas janë rritur përsëri në maj, kështu që do të duhet të shohim në të vërtetë numrat e majit në mënyrë që të dimë se ku gjendemi”.

Rritja e prurjeve të emigrantëve e bëri kufirin SHBA-Meksikë një fokus të hershëm të Presidentit amerikan Joe Biden, i cili caktoi zvpresidenten Kamala Harris për të mbikqyrur dhe koordinuar përgjigjen e administratës.

Duke folur me Zërin e Amerikës, këshilltari i politikës së emigracionit në Shtëpinë e Bardhë, Tyler Moran tha se shifrat kufitare nuk tregojnë të gjithë historinë.

Emigrimi është një fenomen normal. Numrat rriten e ulen për një numër arsyesh të ndryshme,” tha zoti Moran. “Mund të ketë faktorë të lidhur me dhunën. Mund të jetë paqëndrueshmëria politike. Mund të jenë katastrofat natyrore – gjithashtu sepse sistemi ynë ligjor i emigracionit është kaq i vjetëruar.”

Republikanët kritikë ndaj Presidentit Biden pranojnë kompleksitetin e situatës, ndërsa fajësojnë mesazhet e presidentit për shkëputjen nga politikat kufizuese ndaj emigracionit të paraardhësit të tij, ish-Presidentit Donald Trump.

Megjithëse besoj se kriza e tanishme është shkaktuar ose përshpejtuar në mënyrë të panevojshme nga politikat e gabuara, unë gjithashtu e kuptoj se ka grupe komplekse, të ndërlidhura të faktorëve që luajnë rol në vendimin që dikush të lërë vendin e tij”, tha Ligjvënësi republikan Peter Meijer në një deklarata të fundit.

Të rritur të pamartuar, të mitur të pashoqëruar

Ndërsa shumë vëmendje është përqendruar në kalimet kufitare tek të miturit e pashoqëruar, disa ende vogëlushë, grupi më i madh i emigrantëve që mbërrijnë janë të rriturit e pamartuar.

Në fakt, sipas Patrullës Kufitare, numri i të miturve të pashoqëruar ra pak nga marsi (18 960) deri në prill (17 171), edhe pse numri i përgjithshëm i emigrantëve vazhdoi të rritet.

Ndërsa shumica e emigrantëve vazhdojnë të dëbohen, administrata e Presidentit Biden ka përjashtuar të miturit e pashoqëruar dhe familjet me fëmijë të vegjël nga politika e përgjithshme e deportimit.

Përpunimi, strehimi dhe përkujdesja për mijëra të rinj shpejt u bënë një sfidë urgjente për administratën e re ndërsa stacionet e Patrullës Kufitare të papajisura për t’u kujdesur për nevojat e fëmijëve, u mbingarkuan shumë.

Që nga fillimi i prillit, Shtetet e Bashkuara kishin më shumë se 5 700 të mitur të pashoqëruar në objektet e Patrullës Kufitare. Në javët që pasuan, qeveria hapi 14 strehimore emergjente të drejtuara nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), njësia federale e ngarkuar për t’u kujdesur për fëmijët emigrantë. Më pas, numri i të miturve në kujdestari të Patrullës Kufitare ra me më shumë se 90%.

“Trajtimi i fëmijëve të pashoqëruar është përmirësuar, jo vetëm gjatë disa muajve, por madje edhe në krahasim me administratat e kaluara. Unë mendoj se administrata e Presidentit Biden është përpjekur të rrisë bashkëpunimin midis agjencive të ndryshme qeveritare,” tha zonja Bolter.

Deri më 18 maj, 675 fëmijë ishin në kujdestari të Patrullës Kufitare dhe 19 387 ishin në kujdesin e Departamentit të Shëndetësisë. Më shumë se 444 të tjerë ishin lëshuar nën kujdesin e prindërve ose kujdestarëve të tjerë që tashmë jetonin në Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jessica bolter joe biden kamala harris tyler moran jessica bolter joe biden kamala harris tyler moran

Sondazh

Poll
Bota 20 Maj 2021, 09:20

MAQEDONIA E VERIUT– Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave lufte me vdekjen 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj