LIVE UPDATES
Aktualitet

Kalldrëmet në Gjirokastër “s’gjejnë rehat”/ Shiu pranveror ‘pezullon’ restaurimin në Qafën e Pazarit

16 Prill 2019, 08:48 Nga DOSJA
Kalldrëmet në Gjirokastër “s’gjejnë

GJIROKASTËR– Kalldrëmet në Gjirokastër duket se “nuk po gjejnë rehat”, që pas shqepjes (term ky i përdorur nga deputetja Mirela Kumbaro) së tyre për t’u restauruar, por mjaftuan reshjet e shiut pranveror të ditëve të fundit dhe një pjesë e kalldrëmeve u dëmtuan mjaftueshëm duke humbur rendin e tyre estetik të vendosur vetëm pak ditë më parë nga ustallarët e projektit.

Rreth 140 milionë lekë është fondi i dhënë nga Banka Botërore për restaurimin e kalldrëmeve karakteristike në Gjirokastër në kuadër të programit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin” i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ndërkohë që puna për restaurimin e kalldrëmeve të gurta ka nisur prej kohësh, qysh prej fillimit opinioni publik në Gjirokastër filloi të “ziejë” dhe të ndihej disi skeptik nëse pamja e rrugëve të kalldrëmta do të ishte e njëjtë edhe pas projektit të restaurimit. Zyrtarë të lartë garantuan se ky projekt do t’i sillte një pamje edhe më të bukur qytetit të gurtë dhe se ishte e domosdoshme ndërhyrja në të. Një ndër to ishte edhe ish-ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro e cila garantoi se pas kësaj ndërhyrjeje Gjirokastra do të bëhej “nuse”, por mesa duket Gjirokastra do të jetë një “nuse pa vello”…

Enea Mijo, banor në qytetin e Gjirokastrës thotë për “Faktoje” se nga punimet në restaurimin e kalldrëmeve janë bërë një sërë gabimesh dhe ato dolën në pah “falë” shiut të ditëve të fundit, gjë që tregon dukshëm punimet skandaloze në zonën muzeale.

Nëpërmjet pamjeve filmike që “Faktoje” ka siguruar nga banorë të ndryshëm të Gjirokastrës, shihen qartë kalldrëmet e rrugëve të qytetit të cilat kanë lëvizur pas restaurimit, madje ato mund të hiqen lehtësisht me duar pasi nuk kanë zënë vend.

Këtë fenomen të lëvizjes së kalldërmeve pas restaurimit, për “Faktoje”, arkitekti restaurator njëkohësisht edhe ekspert i trashëgimisë kulturore Kreshnik Merxhani, e shpjegon me pakujdesinë që eshtë treguar gjatë punimeve si dhe materialeve që duheshin përdorur gjatë këtij procesi.

“Dheu nuk është ngjeshur mirë dhe nuk janë përdorur të gjitha materialet që parashikon projekti për rishtrimin e kalldrëmeve. Duke qenë se ra shi, pjesa e pangjeshur rrëshqiti duke batuar edhe kalldrëmin”, tha ndër të tjera Merxhani.

Ndërkaq sipas Mijos niveli i kalldrëmit në pjesën fillestare është ngritur 5 cm nga niveli i mëparshëm dhe kur të mbërrijë tek pjesa më kulmore, mund të rritet edhe më tepër. Një gjë e tillë sipas tij mund të çojë edhe në humbjen e trotuareve.

Por problematikat me këtë projekt nuk përfundojnë me kaq. Kreshnik Merxhani sjell në vemendjen tonë dhe të lexuesit disa probleme të tjera që ka hasur në zbatimin e projektit për restaurimin e kalldrëmeve në Qafën e Pazarit. Sipas tij heqja e gurëve me seksione nuk është bërë me matrikullim, gjë që nënkupton që pas ndërhyrjes, guri të vihej në vendin e tij të mëparshëm.

“Një tjetër problem është përshtatja e gurëve të vjetër me gurët e rinj që do të vendosen në vend të gurëve të dëmtuar. Edhe për këtë proces duhet një studim i hollësishëm, gjë që ka munguar gjatë restaurimit,”– shpjegon Merxhani.

Për situatën e krijuar së fundmi me kalldrëmet në Gjjirokastër reagoi edhe ish- ministrja Mirela Kumbaro e cila thotë se në pjesën e dëmtuar pas restaurimit do të ketë një ndërhyrje të dytë për ta bërë këtë pjesë “rruazë”.

Fajin për dëmtimin e kalldrëmeve të saporestauruar, Kumbaro ia faturoi Bashkisë Gjirokastër, pasi sipas saj, ky institucion nuk ka marrë masa dhe ka lejuar mjete të tonazhit të rëndë të qarkullojnë mbi kalldrëmet e saposhtruar. Në shumicën e rasteve “faji mbetet jetim” thotë një shprehje e urtë, por pavarësisht kësaj, kalldrëmet e Gjirokastrës lënë shumë për të dëshiruar dhe situata aktuale mbetet aspak e këndshme.

E ndërsa faji kalon “ping-pong” nga një institucion në tjetrin, ekspertë të trashëgimisë kulturore e shohin situatën e krijuar në Gjirokastër si një rrezik potencial dhe për daljen e këtij qyteti nga UNESCO.

Në pritje të çeljes zyrtare të sezonit turistik ku numri i turistëve pritet të shtohet edhe më shumë, Gjirokastra do t’ju servirë një pamje jo fort dinjitoze siç i ka hije qytetit të gurtë dhe që për shumë turistë vendas apo të huaj, vizitohet pikërisht për karakteristikat e saj “të gurta” që mesa duket do të vijojnë “të çalojnë” .

Marrë nga Faktoje.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demtimi i kalldremit punimet ne gjirokaster reshjet shkulja e kalldremit ne gjirokaster demtimi i kalldremit punimet ne gjirokaster reshjet shkulja e kalldremit ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj