Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Sport
“Kam probleme, nuk e ndjej fytyrën”, dëmtimi në Champions e ka lënë me pasoja De Bruynen, belgu pohon që…
18 Qershor 2021, 16:20Nga DOSJA
BELGJIKË-Kevin De Bruyne ishte njeriu i ndeshjes në takimin Belgjikë-Danimarkë. Mesfushori i Manchester City-t udhëhoqi “Djajtë” drejt fitores dhe kualifikimit në 1/8-at.Hyri në fushë në fillim të pjesës së dytë, dhe nxori Thorgan Hazard para portës për golin e 1-1, dhe e bëri me një pasim që pak lojtarë mund t’ja lejojnë vetes, dhe pastaj shënoi personalisht golin e përmbysjes 2-1 ndaj Danimarkës.
Gjithsesi, gjendja e lojtarit nuk është optimale pas dy operacioneve në fytyrë dhe rikthimit të shpejtë në fushën e lojës. Lojtari nuk është shëruar ende plotësisht dhe gjendja e tij fizike lë ende për të dëshiruar. “Nuk jam ende në formën më të mirë fizike pasi vij pas disa javëve të komplikuara. Në anën e djathtë të fytyrës nuk ndiej asgjë. Është njëlloj sikur të isha në efektin e anestezisë te dentisti.
Nervi është prekur dhe më kanë thënë që do të duhen disa muaj për t’u rikthyer në normalitet. Kam ende frikë të përplasem me kundërshtarët dhe të dueloj me kokë”. Në sfidën e tretë kundër Finlandës edhe pse në fushë do të zbresin shumë të rinj që kanë marrë shumë pak minuta deri tani, objektivi i Belgjikës është fitorja ndaj Finlandës për të siguruar suksesin e perfeksionit.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PORTUGALI – Sot Cristiano Ronaldo Jr, apo i vogli i yllit portugez, mbush 11 vjec dhe ditëlindja e tij në mungesë të babait, duke qenë se është i angazhua...
RUSI – Suedia merr kreun e Grupit E përkohësisht me fitoren 1-0 ndaj Sllovakisë. Një ndeshje që ka prodhuar pak aksione për gol dhe i vetmi i këtij takimi është...
HUNGARI-Do të jetë një ndeshje e veçantë, ajo midis Hungarisë dhe Francës, të paktën për Loic Nego, futbollisti që mban veshur fanellën e Hungarisë, por ...
DANIMARKË– Christian Eriksen është operuar në zemër dhe i është vendosur implanti defibrilator.Disa ditë më parë danezi pësoi atak kardiak në ndeshje...
GJERMANI – Gjermania u mposht nga Franca dhe sigurisht Mats Hummels është një prej atyre që e ka përjetuar më keq humbjen e pësuar, pasi mbrojtësi shënoi autogo...
ANGLI – Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Skocisë do të luajnë sot (e premte) mes tyre, në ndeshjet e dyta të grupit D, në “Euro2020”. Derbi britanik, pritet...
SPANJE – Sergio Busquets është i gatshëm për Poloninë. Ai i është bashkuar Spanjës pas disa ditëve larg skuadrës për shkak se kishte rezultuar pozitiv. Bu...
RUSI – Kombëtarja e Suedisë dhe ajo e Sllovakisë do të luajnë sot (e premte) mes tyre ndeshjen e dytë, në kuadër të grupit E në “Euro 2020”. Pritet një ndeshje ...