LIVE UPDATES
Insights

Kandaristët dhe dollaristët ndërkombëtarë

24 Shkurt 2019, 13:53 Nga DOSJA
Kandaristët dhe dollaristët ndërkombëtarë

Dy ekspertë të huaj takohen në Rinas, njëri mbate shërbimin në Shqiperi dhe zëvendësohej. Të dy ishin fort të mërzitur. Mirë unë po vij në këtë vend nga një punë fort e mirë dhe se di ça dreqin ështe po ti e pyet i sapoardhuri… Eh ia kthen eksperti në largim. Këtu kam njohur cilësisht aromën e dollarit. Por shpejt do më japësh të drejtë… dhe u ndanë…

Vetëm një koqe kandari nga OSBE mund të thotë votat u blenë por s’ka problem… se i ka blerë shoku Rama. Epo me 20 përqind të blera sipas vetë këtyre peshqve ndërkombëtare nuk ndryshokan rezultatin. Po t’i heqësh 10 deputetë, aq sa matematikisht dalin të blerë me këtë shifër të raportit të tyre, na rezulton sipas OSBE gjithnjë, se 65-a, është më e madhe se 74-a. Gjetje e hatashme për besë. Po ku dreqin matematizohen këta kandariste xhanëm. Për Robert Ëilton zv. ambasadorin gjërat janë paqe dhe Rama qenka i qetë, përgjegjëse është opozita. Të gjithë kanë blerë vota tha ai, njëlloj sikur flet Taulant Balla apo Erion Braçe. Kujtojmë deklarimin e Boshard kur fliste se janë 2 miliard euro në trafikun e drogës në Shqipëri dhe pas një natë të trazuar në mëngjes deklarata e kreut të OSBE Bernard Boshard, pësoi modifikime ku sasia e miliardave ishte për shumë vite, ku prekte dhe Lazaratin. Ndërroi shishja do thonin shqiptarët. Kujdes portofolin aman se hollohet dhe trashet sipas dekaratës. Aferim ambasador. E ke qarë reagimin. Mirë, po përse nuk thoni shkoqur se fajin e ka Saliu. Mbase se kishe në tekstin formal këtë kujtesë të Ramës, ka qenë vetëm në atë informal. Thuajse gjithnjë të huajt, diplomatë, ambasadorë, raporterë, komisionerë, eurodeputetë, të cilët kanë punuar në Shqipëri, por hollë-hollë për hesape alternative, kanë ndenjur gjatë nnë strehën e qeverive, duke kapërcyer pragun këtë herë, ku thuajse janë të emëruar në qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Po dhe ambasadori italian Alberto Cutillo i merakosur fort për dhunën në protestën e opozitës para se ajo të ndodhte, konkuronte fort deklaratat e Sandër Lleshit se do të digjej kuvendi. Mbase Cutillo nuk harron traditën, paraardhësin Massimo Gaiani, duartrokitësin e zjarrtë në krah të ish-ambasadorit Donald Lu, kur Rama shpallte plot triumf luftën e madhe ndaj drogës së asgjësuar, ndërsa Guardia di Finanza raportonte për 220 mijë hektarë të kultivuar në Shqipëri. Ambasadorja franceze teksa flet për protetsta Christinë Vasak, qëllon si shokët duke i bërë thirrje protestuesve “për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale. Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne. Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranueshëm.” Por në vendin e saj, në Paris, prej muajsh aktet e dhunës po vlojnë më shumë se në çdo cep planeti dhe pasuria publike në jo pak raste është shkërmoqur nga zjarri. Kandari peshon keq.

Mos prisni ambasadorin shqiptar në Francë, Dritan Tola, të sillet njëlloj, madje dënoi dhunën në Tiranë siç e shihte me sytë e qeverisë nga Parisi. Çifti më çudibërës në trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri në këto vite, kanë qenë pa asnjë iluzion Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Të kapur për dore shpesh herë në daljet publike, shenjë kjo, pa shqisa emocionale, por tregues gjesti të unitetit ndërkombëtar në qëndrime, e kthyen reagimin krahasismisht në një axhendë private në një korsi me radiklae se qeveria kundër opozitës. Vlahutin joshej më shumë nga rehatia dhe qeveria, duke u bërë pjesë e një hetimi të Brukselit për një blerje skandaloze të vilës shumëfish më tepër se çmimi i tregut, për sarajin ku u akomodua. Donald Lu ka shënuar rekordin e heshtjes ndaj një realiteti, si ai në vendin tonë në vitet e shpërthimit narkotik nën regjinë e Edi Ramës. Asnjë deklaratë për qindra mijë hektarë të mbjellë me hashash. Një deklaratë për Met Kananin, disa për Shullazin, e jo pak për Saimir Tahirin, kur plasi zullumi nga mediat e huaja. Janë etalon mesazhet e stafit të tij kanosëse ndaj deputetëve të Kuvendit, të cilët do të ndëshkoheshin disi diku nëse nuk votonin reformën në drejtësi, paketën e plakut Xhorxh Soros. Për këtë draft e këtë ndikim, ku senatorë amerikan dhe organizata investiguese sollën dokumenta kompromentuese të implikimit të ambasadorit Donald Lu, stafit të tij, vënien e angazhimit amerikan në Tiranë, në shërbim të Edi Ramës për të kapur drejtësinë.

Por iku Lu qëndrojnë ngjashëm deklarimet, duke na bërë të ditur se Rama ende i ka fijet nën kontroll me mjetet e tij demokratike mbase. Por gjendur pa drejtues Ambasada Amerikane mbetet më e tërhequr në qëndrime intensive. Mbase amerikanet kur duan të përmbushin projeksionet e tyre, në gjendje të tilla vakuumi, vonojnë plotësimin deri në dedlinet e tyre të interesave politike. Në një gjendje të tillë diplomatike, të pazakontë për Ambasadën Amerikane në Tiranë, Departamenti i Shtetit, ka gjetur një tjetër mekanizmë për të dërguar mesazhe. Zëri i Amerikës, media e saj, shokon qeverinë me publikimin e dy skandaleve, punësime partiake dhe dosjes 339, duke e bërë panikun kostum të Edi Ramës. Burokratët e Brukselit dhe Soros janë një tjetër dashuri e hershme ku Rama ka përfitime të pandërprera. Raporterët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan kanë qenë zëdhënës qeverie më shpesh së Endri Fuga. Për të mos lënë mënjanë dallditë e Hahn dhe Mogherinit, ku komisioneri relaksohet në krah të Xhoprxh Soros në mënyrë të përsëritur duke promovuar projektet dhe idetë e tij krijuese për shoqërinë. Dhuna në protest dy xhama të thyer, një bezë e grisur, pas propogandës qeveritare u bënë hata diplomatike. Por asnjëri deri më tani nuk po kujton se ky ekuacion ka dhe të njohura të shumta, të cilat me qëndrimet e tyre diplomatët i konsiderojnë të panjohura. Aq sa dalin zbuluar dhe nga mediat e vendeve të tyre, të cilat informojnë për një realitet tjetër nga ai i informuar nga diplomatët në Tiranë. Sepse ata nuk punojnë me dhe për qeverinë e Edi Ramës. Prapë kandari këtu peshin ndryshe.

Pyetjet qorre për diplomatët janë:

A është dhunë kultivimi 220 mijë hektarëve me cannabis në vitin 2016 dhe eksportimi masiv drejt vendeve të BE kësaj ngarkese duke përfituar miliarda dollarëve?
A është dhunë dhënia e miliona dollarëve me PPP, katër apo pesë miqve të kryeminsitrit me procedura të deleguara për fituesit?
A është dhunë bërja e një ligji privat për t’i dhënë pronë publike 50 herë më shumë se posedonte një ndërtuesi, “Fusha”, në të quajturin ligj për teatrin?
A është dhunë dhënia me dokumente false e tenderave të Unazës së Re, Kasharit, OST, afro 500 milionë euro, për të bërë një kilometër rrugë 22 milionë euro?
A është dhunë mos hetimi i raportit të OSBE, kësaj të pamerakosurës se Edi Rama ka bërë 200 milionë euro pasuri dhe i degdis nëpër offshore më të vëllanë Olsi Rama?
A është dhunë porosia e Edi Ramës ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës se duhet t’i kërkojmë falje Saimir Tahirit dhe dosja thërmohet gradualisht me këtë mesazh?
A është dhunë dosja e Xibrakës, Maminasit, qindra kilogramë kokainë ku boset porositës vijojnë qetësisht të hallakaten në miliona euro dhe jo në qeli?
A është dhunë detyrimi për të braktisur vendin i 500 mijë shqiptarëve në 5 vjet, nga mirëqeverisja e Ramës?

A është dhunë moshetimi, mosarrestimi, kryebashkiakëve, deputetëve, prefektëve, ministrave, emrat e të cilëve janë zyrtarisht në dosjen 339, si palë me bandat për të blerë zgjedhjet dhe shpallur fitues Edi Ramën? Ndaj kësaj dhune masive, në prag genocidi nuk reagon vetëm nëse je koqe kandari apo të ka zënë pishte dollari ose euro. Në raste të tjera kundërshton dhe ulëret që çke me të, Xhamat e thyer në Protestën e opozitës, ku përdorja vrasëse e gazit helmues nuk futet në asnjë rresht deklarate ndërkombëtarësh, karshi kësaj dhune të Ramës dhe të tijëve, janë lesh me qime, ose pesë me hiç. Pa trukuar mendjen e askujt një shpjegim jo fort të panjohur por të dobishëm në fund të këtij shkrimi…Kandaristë= emërtohen përgjithësisht ata të ngjashëm me koqe kandari, një element në pehoren e vjetër turke. Dollaristë dhe euroistë= njerëz që binden shpejt nga dollari, euro, pa moshe dhe cilësi prerje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog basir collaku diplomatet nderkombetare osbe basir collaku diplomatet nderkombetare osbe

Sondazh

Poll
Insights 20 Shkurt 2019, 13:06

We love USA…

Djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk është një vendim i papritur sesa është një akt i vonuar në pritshmëritë konstante të mendjeve të arsyeshme qytetare të...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj