LIVE UPDATES
Sport

Kandidati Shyti: “Të mos përziejnë KOKSH me dashurinë për partinë”

15 Prill 2021, 17:48 Nga DOSJA
Kandidati Shyti: “Të mos përziejnë KOKSH me dashurinë

TIRANE – Kandidati për presidenti i KOKSH-it, Artan Shyti, i ka bërë një letër publike këtij institucioni që të rishikojë datën e zgjedhjeve (janë programuar të mbahen të shtunën më 17 prill) dhe të bëjë kujdes me rregullat dhe ligjet e shtetit. Shyti ka renditur një sërë pikash, që sipas tij në situatën aktuale cënojnë rëndë mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve dhe në të ardhmen mund të jenë objekt i proceseve gjyqësore.

“Letër publike anëtarëve të  KOKSH

Të gjithë bashkë për një KOKSH të ligjshëm.

Nëse duam, të gjithë bashkë, të ndërtojmë një KOKSH që të funksionojë duke respektuar ligjet dhe Statutin, duhet të reflektojmë mbi situatën dhe të gjejmë konsensus për të hartuar një plan veprimi për të dalë nga situatë aktuale absurde.

Konkretisht:

1. Të organizohet një asamble e përgjithshme e KOKSH që , bazuar në statutin e miratuar zyrtarisht tashmë, të marrë vendim për listën e re zyrtare të anëtarëve të tij. Theksoj se miratimi i statutit në gjykatë nuk nënkupton përjashtimin automatikisht të anëtarëve me titull individual. Sipas këtij statuti të drejtën për heqjen e anëtarësisë e ka vetëm Asambleja e Përgjithshme, e cila nuk e ka ushtruar këtë detyrë.

2. KVE është zgjedhur në të njëjtën asamble kur është miratuar statuti. Ky veprim është jo statutor sepse KVE duhet të krijohet vetëm kur statuti të jetë miratuar në gjykatë, sepse vetëm atëherë quhet ligjërisht Kjo do të thotë që në asamblenë që miraton listën e re të anëtarëve, bazuar në statutin e ri, duhet të bëhet edhe zgjedhja e KVE, e cila vetëm në këtë mënyrë merr vlerë statutore për të realizuar detyrat e saj.

3. Ky vendim i Asamblesë për listën e re të anëtarëve, dhe përbërjen e KVE, duhet të shkojë dhe regjistrohet në gjykatë. Sot që flasim, lista e anëtarëve në gjykatë, e vetmja listë zyrtare që ka vlerë juridike, është akoma lista e vitit 2018, kur KOKSH është regjistruar për herë të parë në gjykatë si organizatë sportive, e cila nuk është ndryshuar dhe ku figurojnë anëtare edhe komitetet rajonale olimpike, individët me të drejtë vote si dhe federata apo shoqata që sot nuk janë më anëtare të KOKSH. Ku akoma është president Viron Bezhani…

4. Ekzistenca e kësaj liste të vitit 2018 dhe mos ndryshimi i saj, janë pengesa të mëdha ligjore në njohjen e çdo vendimi që do të marrë çdo asamble e ardhshme, përfshirë edhe rezultatet e votimeve për organet drejtuese në asamblenë zgjedhore.

5. Kur lista e anëtarëve të rinj të regjistrohet në gjykatë, duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjet e reja, të cilat duhet të organizohen seriozisht duke respektuar të drejtën e çdo anëtari të KOKSH për të propozuar dhe të çdo kandidati për të :

6. Patur kohën e duhur për të bërë fushatën zgjedhore.

7. Patur në dispozicion listën e anëtarëve me të gjitha kontaktet.

8. Patur në dispozicion listën e kandidatëve të tjerë për të gjitha pozicionet.

9. Patur në dispozicion procedurat e zhvillimit të asamblesë zgjedhore.

Dhe pastaj më i miri, mes të mirëve, le të fitojë. Sot që po shkruaj, si kandidat për president i KOKSH, nuk di, akoma zyrtarisht se cilët janë anëtarët me të drejtë vote në asamble!? Nëse dikush mendon se 48 orë përpara zgjedhjeve është normale që një kandidat të mos dijë se kush do ta votojë, se është normale të shohë që lista zyrtare e anëtarëve, e regjistruar në gjykatë, të jetë dy herë më e madhe se lista që deklaron një KVE e zgjedhur në shkelje të ligjit, nuk merr në konsideratë faktin që zgjedhje të tilla janë shumë kollaj të kontestueshme. Mund të “bindësh” gjykatësin shqiptar se janë në rregull… por një ankimim në KAS në Lozanë e hedh poshtë shumë lehtë këtë proces.

Kush nuk ka të qartë këtë

1. ose nuk kupton rëndësinë jetike të  respektimit të ligjit në funksionimin e një organizate në Republikën e Shqipërisë,

2. ose është militant i verbuar nga pasioni për partinë.

Sa shkruajta më sipër e bëra për të sqaruar, aq sa munda,  grupimin e parë. Për të dytët e vetmja gjë që ju kërkohet është të mos përziejnë KOKSH me dashurinë për partinë. E di që është e vështirë, por mbase e kuptojnë që po ju prishin punë  të dyjave… Por sidomos KOKSH-it…”,- mbyllet letra e Prof.Dr. Artan Shyti, kandidat për postin e presidentit të KOKSH-it.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport artan shyti kandidati për presidenti i koksh-it kas lozane prof.dr. artan shyti artan shyti kandidati për presidenti i koksh-it kas lozane prof.dr. artan shyti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj