"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
“Kanë ndodhur krime të tmerrshme”, Aktakuza ndaj Thaçit/ Vuçiç: Serbia duhet të tregojë përmbajtje
26 Qershor 2020, 11:23Nga DOSJA
SERBI– Ditën e sotme, teksa kanë kaluar dy ditë nga publikimi i aktakuzës ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për këtë çështje ku thotë se Serbia duhet të tregojë përmbajtje, pasi sipas tij serbët e dinë se kanë ndodhur krime të tmerrshme gjatë kohës së luftës në Kosovë.
“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm.”– është shprehur Vuçiç para mediave në Bruksel.
Dy ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë Grenell ka deklaruaar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt ditën e sotme ka deklaruar se nëse aktakuza ndaj Hashim Thaçit konfirmohet...
SHBA– Koronavirusi vdekjeprurës që është përhapur nga Kina e më pas në mbarë botën, ka ndryshuar totalisht rrjedhën e jetës për miliarda njerëz. Kjo pasi përve...
KOSOVË– Aktakuza për krime lufte në Kosovë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka shkaktuar shumë reagime dhe ka krijuar një situatë të tensio...
KOSOVË– Në një kohë që Kosova është prekur nga koronavirusi dhe vendi ka qenë i izoluar prej më shumë se 3 mujsh, aeroporti ka bërë të ditur për qytetarët...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë pas aktakuzave të ngritura ndaj tij dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. ...
AUSTRI– Pas anulimit të udhëtimit për në SHBA, për shkak se Prokuroria Speciale publikoi aktakuzën për krimet e luftës në Kosovë ndaj tij, Presidenti i Kosovës ...
TURQI– Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ka tronditur sot zonën e Manisas në Turqi.Mësohet se tërmeti ka pasur një thellësi vetëm 2 kilometra, du...
SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi. Me mbi 2 milionë njerëz të infektuar dhe 126 mijë viktima nga koronaviru...