LIVE UPDATES
Aktualitet

Kanë të rinjtë në mendje vetëm party?

26 Tetor 2020, 08:13 Nga DOSJA
Kanë të rinjtë në mendje vetëm party?

GJERMANI– Kur në verë u rritën infektimet, u vendosën në fokus të opinionit të rinjtë. Sepse ndryshe si u tha në fillim të pandemisë, edhe ata e jo vetëm pensionistët infektoheshin me virusin e ri. Në pamjet e publikuara shihje të rinj që festonin në qendrat e qyteteve të mëdha, e që nuk i respektonin rregullat e distancës. Kritika: Rinia është shumë e pakujdesshme, dhe po e përhap virusin tek grupet shumë më të rrezikuara të të moshuarve. Por sa qëndron ky imazh i rinisë që ka në mendje vetëm party-t dhe nuk mendon për gjë tjetër? Së fundmi ishte kancelarja Merkel që apeloi personalisht tek të rinjtë në një konferencë për shtyp, që të hiqnin dorë nga ndonjë „party”.

Tani Fondacioni Tui i është kushtuar këtij imazhi të „superspreader”-ve, pra superpërhapësve potencialë të virusit në një studim përfaqësues me mbi 1000 të rinj në moshën 16-26 vjeç. Pyetjet janë zhvilluar në gjysmën e parë të shtatorit nga instituti i studimit të opinionit, YouGov.

Dyshime për imazhin

Solidariteti i kërkuar tregohet”, i përmblodhi drejtuesi i studimit të YouGov, Peter Mannott rezultatet e studimit të kryer online. Ai e bën të qartë këtë në tre pika.

Më shumë se gjysma e të rinjve i konsideron masat e Coronës si proporcionale, vetëm një e pesta i sheh si të ekzagjeruara. Çdo i katërti do të preferonte madje masa më të ashpra. Me 83% të rezultatit, shumica e konsiderueshme i respekton masat dhe rekomandimet për mënyrën e sjelljes në kohën e pandemisë. Vetëm 2% nuk i respektojnë ato. Sipas Mannott në krye qëndron me 89% mbrojtja e të tjerëve, madje para shëndetit personal, 79%. Pra nuk është e vërtetë se tek të rinjtë është kudo e përhapur një lloj pakujdesie.

Stili i jetesës së të rinjve i kufizuar

Edhe Qendra Shkencore për Studimet Sociale në Berlin, një qendër kjo me reputacion ka marrë pjesë në këtë studim. Përfaqësuesi i saj, Marcus Spliter i referohet një ndryshimi interesant të imazhit. Në fillim të pandemisë, imazhi i të rinjve në publik ishte pozitiv. Splitter kujton organizimet e ndihmës fqinjësore, të krijuara spontanisht. “Së fundmi po thuhet vetëm, se rinia po ndjek vetëm konceptin e imunitetit të tufës”, pra nuk po e vret mendjen për infektimin. Ky studim thotë, se nuk është kështu. Në një kohë që në këtë situatë vuajnë sidomos të rinjtë.

DW shkruan se në Gjermani klubet dhe diskot janë mbyllur që nga kufizimet e vendosura në mars. Aktivitete të tjera të kohës së lirë si sporti dhe udhëtimet janë të paktën të kufizuara. Më të moshuarit mund t’i përballojnë më mirë për një kohë kufizime të tilla, thotë sociologu Splitter. Por „rinia” si fazë zhvillimi është e varur nga shkëmbimi, provat dhe orientimi. Nëse këto mundësi nuk janë më prezente, nuk është kaq e thjeshtë.

Në studim u pyet edhe për gjendjen e përgjithshme shpirtërore dhe rezultati ishte, se 26% e të rinjve janë më pesimistë se në janar, kur u zhvillua një sondazh i tillë. Të rinjtë e shohin si më të vështirë për t’u përballuar kufizimin e kontakteve sociale, 42% e përkrahin këtë përgjigje. Edhe kufizimet e aktiviteteve të kohës së lirë shihen si rënduese (40%) të gjendjes. Vetëm në vendin e katërt janë vendosur party-t, ku 29% e të rinjve vuajnë nga mosmarrja pjesë në festa. Një numër i të rinjve ka shqetësim për të ardhmen financiare, 19%. Sipas Splitter të rinjtë janë të gatshëm të sakrifikojnë. Ai paralajmëron nga hapja e një konflikti mes gjeneratave. Uniteti shoqëror në pandemia është një burim i rëndësishëm për përballimin e saj.

/DW

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa te rinjte festa te rinjte

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Tetor 2020, 19:49

Digjet automjeti tek rrethrrotullimi i Saukut

TIRANË– Një automjet është djegur pjesërisht në Tiranë. Mësohet se makina, të cilën e drejtonte një vajzë me inicialet A.A., ka marrë flakë, teksa po...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj