Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka ngritur akuza ndaj vendimeve të marra nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Në fjalën e tij, gjatë një prononcimi për media, Kaso tha se sot me rrëzimin e kërkesës për qarkun e Vlorës vendosi standard të dyfishtë duke bërë krahasimin me pretendimet e Partisë Socialiste, të cilat u pranuan. Ndër të tjera, Kaso nuk i kurseu akuzat ndaj KAS duke pretenduar se po ndiqnin një linjë, e cila pengonte partitë për të provuar pretendimet e tyre lidhur me shkeljet e gjetura në procesin zgjedhor të 25 prillit. Megjithatë ai shtoi se PD do të vijojë të depozitojë ankimime.
PJESË NGA KONFERENCA:
Ivi Kaso: Shqyrtimi i kërkesës sonë në Vlorë, për të tretën herë KAS me shumicë votash ka refuzuar kërkesën për marrjen e provave. PD ka kërkuar dhe gjenden në disponiblitetin e insitutcioenev të ndryshme. Provat e kërkuara nga ne janë thelbësore për të verifikuar masakën e 25 prillit. Dëshmojnë çdo aspekt të sjelljes së institucioneve në këtë proces zgjedhor. Sjellja që sipas evidencave që disponojmë ka qenë në kundërshtim me ligjin. Kjo kërkesë e refuzimit që iu bë sot marrjes së provave nga ana e KAS është më e domosdoshme se kurrë për të zbuluar dimensionin e plotë të masakrës zgjedhore. Pasi për shkak të provave që po merren në këtë proces, veçanërisht të opozitës ditë pas dite po dëshmohen parregullsi dhe shkelje të ndryshme. Prandaj kërkesa dhe nevoja për administrimin e të gjitha provave dhe veçanërisht të sjelljes së insitutcioneve sot është ulëritëse. Dhe heshtja e KAS është një shkelje e çdo standardi zgjedhor. Çdo veprim i KAS për të hedhur poshtë kërkesat tona për marrjen e këtyre provave shkon në drejtim të kundërt me transparencën dhe interesin e qytetarëve për të mësuar çfarë ka ndodhur në procesin zgjedhor që po e lëmë pas. U vendos një standard i dyfishtë ku vetë anëtarët kërkuan hetim të plotë për pretendimin e PS lidhur me zgjedhësit që votuan më shumë se një herë. Dhe po nga ana e tyre nuk pranuan kërkesën e opozitës për të marrë prova të domosdoshme. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë dhe me kërkesat tona për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në zona të tjera zgjedhore. Nuk do të reshtim së bëri publike faktet dhe provat.
Nisur nga kjo që po thoni edhe për qarqet e tjera do të ketë ankesa? Do të ndryshojë apo do të vijojë e njëjta gjendje?
Ivi Kaso: Ne ashtu siç na është kërkuar, nuk duhet të kemi paragjykim. Çdo proces ankimor e nisim pa paragjykim duke shpresuar që KAS të provojë se e kemi ne gabim. Në çdo vendimmarrje shpresojmë që të provojnë që ne i kemi gabimi që paragjykojmë. Del qartë që nuk jemi ne. KAS ka linjë për të mos bërë transparencë. Ne kemi pritshmëri të ligjshme që KAS të bëjë atë që duhet të bëjë për rinumërim e rivlerësim të votave të caktuara në qarkun e Beratit, më pas është cështje vullneti të qytetarëve që gjendet në kutitë e votimit, nëse vullneti shkon në drejtim të njërit apo tjetrit subjekt politë s’kemi asnjë kundërshtim apo koment, por që vullneti i qyterarëve mos tjetërsohej. Do kemi nesër mundësi shpresojmë që të shohim si është vullneti i vërtetë i qytetarve, e kur sovrani të ketë folur askush s’do ketë të drejtë të komentojë.
Në mbledhjen e sotme të KAS u vendos që të shtyhej vendimin për Gjirokastrën dhe Beratin, ndërsa anëtarët rrëzuan kërkesën e PD-së për parregullësitë në Vlorë. Në mbledhjen e sotme, gjithashtu u pranua pretendimi i LSI-së për verifikim të të dhënave.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
UASHINGTON– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në Washington DC ka zhvilluar një takim me zëvendës-ndihmës Sekretarin ameri...
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot se edhe pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hapte kutitë për të parë problematika...
KOSOVË- Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Ministri Niko Peleshi dhe homologu i tij, Armend Mehaj nënshkruan n...
KOSOVË– Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe homologu i tij nga Shqipëria Niko Peleshi sot kanë zhvilluar një takim të përbashkët me ç‘...
TIRANË– KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD per marrjen e informacioneve shtese nga institucionet dhe entet tjera publike. Ndërkohë nga ana tjetër ka pra...
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim, ka reaguar pas kapjes së 400 kg kokainë në Kosovë. Përmes një postimi të bërë në Twitter, Kim shkruan se kjo është një arritj...
TIRANË–Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë në shqyrtim ditën e sotme ankesat që ka paraqitur Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Inte...
TIRANE- Përfaqësuesi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Bledar Dervishaj i mohoi pretendimet e qeverisë shqiptare se me mosdekretimin e Gent Cakajt, kreu i...
TIRANË– Seanca në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve për shkeljet e gjetura në procesin zgjedhor të qarkut Gjirokastër do të vijojë nesër në orën ...
TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar sot kriteret që duhet të plotësojë çdo kandidat që dëshiron të kandidojë përballë Lulzim Bashës për të marrë...