LIVE UPDATES
Aktualitet

Katër organizata të shoqërisë civile mbështesin nismën e “Thurjes”: Ndryshimi i sistemit do sillte zgjidhjen e krizës

8 Maj 2019, 12:32 Nga DOSJA
Katër organizata të shoqërisë civile mbështesin

TIRANË- Katër organizata të shoqërisë civile, të fokusuara në çështjet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, – përkatësisht, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSGD) prezantojnë publikisht analizën e tyre për gjendjen aktuale në vend dhe rrugëzgjidhjet afatshkurtra dhe afatgjata.

Bazuar në përvojën e deritanishme të tranzicionit dhe në problematikën shqiptare, zgjidhja nuk shihet si modus vikendi por në rrënjët e vetë krizës dhe marrjen e masave ligjore, kushtetuese dhe demokratike për parandalimin e krizave të ngjashme në të ardhmen.

Katër organizatat kanë miratuar me konsensus tekstin e mëposhtëm, i cili i është ndarë edhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë dhe përbën bazën e një nismë të re të shoqërisë civile në veprimet e saj ditët, javët dhe muajt e ardhshëm.

DEKLARATË E SHOQËRISË CIVILE SHQIPTARE MBI KRIZËN POLITIKE DHE PROPOZIME PËR ZGJIDHJEN E SAJ

Ne sot jemi dëshmitarë të:

grindjeve mes aktorëve politikë sa herë që vendi ndodhet përballë vendimeve të rëndësishme,

një polarizimi gjithmonë e më të madh mes qëndrimeve të partive politike,

një tendence të konsoliduar për t’i zgjidhur këto konflikte politike përmes pazaresh mes kryetarëve të partive,

dëmit të madh publik që konfliktet e vazhdueshme politike kanë shkaktuar duke

penguar funksionimin normal të institucioneve shtetërore,

akuzave për bashkëpunimin e krimit të organizuar me politikën të hedhura nga aktorët kryesorë politike të vendit,

një tendence në rritje të dëshirës për të emigruar jashtë vendit, veçanërisht mes të rinjve,

pengesave që grindjet ndërmjet aktorëve politikë krijojnë për ecurinë e reformave të ndërmarra në vend dhe për vendim pozitiv te Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE

një krize në rritje të përfaqësimit politik e cila manifestohet në shkëputjen e dukshme të politikanëve shqiptarë nga shqetësimet e qytetarëve që ata përfaqësojnë

Ndërkohë, shoqëria shqiptare dhe elementë të caktuar të jetës politike po përpiqen të ripërcaktojnë marrëdhëniet e qytetarit me politikën, dhe të reagojnë ndaj saj. Organizata nga shoqëria civile, lëvizje qytetare, akademikë dhe ekspertë të ndryshëm kanë hapur një debat të gjerë mbi nevojën e ndryshimit të sistemi.

Nisma të reja, peticione, lëvizje rinore dhe aksione të tjera të vazhdueshme qytetare me qasje nga poshtë-lart po i mobilizojnë qytetarët për një ndryshim rrënjësor të sistemit aktual politik.

Ky debat po zhvillohet dhe në parlament, në media e më gjerë. Megjithatë, jemi të ndërgjegjshëm qe kjo dinamike pozitive mund të humbasë mes vendimeve të pjesshme, marrëveshjeve politike të marra në mënyrë jo transparente apo vendimeve të bazuara në informata te pasakta dhe në keqinformim.

KOMPONENTËT E KRIZËS

Ne besojmë se në kushtet aktuale është jetike që çdo përpjekje për ndryshim të adresojë rrënjët e problemit, të jetë e qëndrueshme, dhe në sinkron me rrugën e vendit drejt BE-së. Si pasojë, çdo ndryshim i tillë duhet të prekë:  

Në kushtet aktuale, sfida kryesore për një demokraci funksionale në Shqipëri është funksionimi i duhur i mekanizmit të përfaqësimit politik. Sot përfaqësimi politik ushtrohet nëpërmjet një sistemi zgjedhor, i cili nuk nxit demokracinë brenda-partiake. Ndërkohë partitë e sotme politike janë ato që kontrollojnë pushtetin dhe aktorët kryesorë të vendimmarrjes politike. Si të tilla, ato janë të prirura të identifikohen me pushtetin shtetëror.

Çfarëdolloj reforme e sistemit zgjedhor nuk mund të jetë e plotë pa reformuar sistemit e funksionimit të partive politike, dhe vendosjen e demokracisë brenda-partiake. Reforma e përfaqësimit demokratik nis me reformimin e funksionimit të partive politike dhe të konkurrencës mes tyre.

Neni 9 i Kushtetutës shqiptare përkufizon qartë se si duhet të funksionojnë partitë politike, por aktet ligjore të nevojshme duhet të kompletohen, përmirësohen dhe të zbatohen. Çdo ndërhyrje duhet të bazohet në Kushtetute dhe te fokusohet tek:

RRUGA DREJT ZGJIDHJES

Si pasojë e shohim të nevojshme hartimin e një ligji të ri tërësor që rregullon funksionimin e partive politike dhe që mes të tjerash:

siguron zbatimin e demokracisë të brendshme funksionale, duke përfshirë edhe

procedurën e vendimmarrjes;

siguron konkurrim të brendshëm të shëndetshëm bazuar tek vlerat dhe meritokracia;

krijon një mekanizëm të zgjedhjeve që nxit garën e brendshme; krijon kushte për transparencë më të madhe në hartimin dhe zbatimin e rregullave të brendshme të partive; dhe bën të detyrueshëm publikimin e regjistrit te anëtarëve te partisë.

Lidhur me ndërveprimin e partive politike me institucionet e shtetit, shohim nevojën për vendosjen e mekanizmave të duhur që kufizojnë përdorimin e pushtetin politik nga partitë politike si mjet për të kontrolluar institucionet e shtetit për interesa afatshkurtra të partive, ndërkohë që në afatgjatë dëmtojnë interesat shtetërore.

Këto mekanizma duhet:

të sigurojnë që strukturat dhe procesi i administrimit të zgjedhjeve të mbeten të depolitizuara,

të kufizojë dhe shpjerë drejt minimizimit absolut të ndikimit të partive politike mbi administratën publike dhe politikat publike,

të forcojë institucionet kushtetuese dhe jo drejtuesit e partive,

të lejojë zbatimin efiçent, monitorimin dhe transparencën e mekanizmave kushtetues të

kontrollit.

iii) Në lidhje me detyrimin për transparencë të përhershme financiare të partive politike, duhet të krijohet mundësia për zbatimin e përkufizimit kushtetues të “transparencës së përhershme”, duke mos lejuar asnjë akt ligjor, nënligjor apo procedurë t’i shmanget këtij parimi kushtetues.

Ky qëllim të arrihet përmes ndryshimeve ligjore, të plotësuar me mekanizmat e verifikimit, kontrollit gjatë fazës së zbatimit, të cilat:

Ndajnë qartë burimet shtetërore nga fushatat zgjedhore;

Lejojnë hetimin e thellë të financimeve informale dhe / apo jozyrtare të partive politike.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet isp organizatat e shoqerise civile shoqeria civile isp organizatat e shoqerise civile shoqeria civile

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Maj 2019, 12:01

KPK rihap hetimet për gjyqtarin Fuat Vjerdha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të njoftonte të mërkurën vendimin e për Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha, por në njoftim të shkur...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj