LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Katrori i Pushtetit”, filmi artistik për gazetarët shqiptarë dhe lirinë e medias

4 Nëntor 2021, 08:16 Nga DOSJA
“Katrori i Pushtetit”, filmi artistik për gazetarët

TIRANË – Regjisori i njohur shqiptar Robert Budina shfaqi sot në Tiranë filmin e tij të ri artistik titulluar “Katrori i Pushtetit”.

Në qendër të filmit janë 3 gazetare dhe një redaksi telezioni, të përfshirë në raportimin e lajmeve, teksa përballen me krimin, korrupsionin dhe vet hallet e jetës së tyre. Premiera e parë iu kushtua gazetarëve, të cilët, sipas studimeve, ndeshen përditë me kërcënimet e shumanshme, pagat e ulëta, autocensurën dhe shpërdorimin politik. Filmi më i ri artistik i regjisorit të njohur Robert Budina “Katrori i Pushtetit” i kushtohet lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes.

Një kriminel lirohet befas nga dënimi me burgim të përjetshëm dhe një politikan i shquar vdes papritur në vilën e tij, ndërsa redaksia e varfër e lajmeve të Televizionit Era, EraTV, nuk pranon të shitet të këmbim të lirisë së raportimit, edhe pse me gazetarë të papaguar mirë dhe me një mori hallesh familjare. Gazetaret në role, aktoret Ema Andrea, Dasara Xhangolli dhe Sara Smaja, të drejtuara nga kryeredaktori i tyre, artisti i njohur Neritan Liçaj, rendin pas lajmeve të politikës, kriminalitetit dhe ekonomisë, por prapa çdo muri goditen, kërcënohen dhe pengohen nga politikanët, kriminelët dhe të korruptuarit.

“Tre vajzat gazetare zbulojnë një korrupsion të madh shpirtëror të kësaj shoqërie dhe të gjitha së bashku përpiqen të formojnë atë puzzle-n e duhur dhe të gjejnë se çfarë duhet të bëjnë me këtë gjë që kanë zbuluar. Janë vënë përballë një dileme të madhe, por në gjithë në këtë përpjekje ato kanë pengesa të jashtëzakonshme. Këtë thotë edhe titulli i filmit: media përballë politikës, krimit dhe biznesit” – thotë regjisori i filmit, Robert Budina.

Filmi “Katrori i Pushtetit” është, sipas tij, një shenjë respekti për sakrificat e gazetarëve shqiptarë, që nuk pranojnë të keqpërdoren dhe refuzojnë të mbërthehen nga intrigat e pushteteve të tjera. Premiera e parë e filmit iu kushtua gazetarëve, ata ishin spektatorët e parë të tij dhe shumë prej tyre e gjetën veten në të. Një prej tyre ishte pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, më herët fitues një çmimi vjetor për gazetarinë investigative, kur raportoi një rast korrupsioni me fondet publike.

“Reporterët e terrenit në Shqipëri, ata që kanë kontakt të menjëhershëm me lajmin, kanë disa sfida përpara. Sfida e parë është me pronarët e tyre, të cilët nuk i kanë në anën e tyre. Pronarët janë në anën e biznesit të tyre dhe shpesh herë në anën e pushtetit. Sfida e dytë është pushteti, i cili është sigurisht përballë tyre, dhe përpiqet t’i deligjitimojë, t’i pengojë dhe t’i linçojë ata. Sfida e tretë është marketingu, i cili përpiqet gjithashtu që t’a përzjejë informacionin me reklamën, me propagandën, me marrëdhëniet publike etj. Këto tre sfida janë të mjaftueshme që profesioni i gazetarit të bëhet tejet i lodhshëm dhe sfidues për reporterët, megjithë pasionin që ata kanë për të vërtetën” – thotë zoti Bregu.

Autorët pohuan se filmi artistik “Katrori i Pushtetit” përpiqet të shpjegojë shembullin shqiptar të raporteve midis medias nga një anë dhe politikës, biznesit dhe krimit nga ana tjetër. Regjisori Budina thotë se ka arritur të krijojë një film artistik, brenda të cilit ndriçohet dhe bëhet i dukshëm realiteti i hidhur i pushteteve të dhunshme, që lidhin me fije të fshehta për t’i penguar gazetarët në detyrën e tyre për lajme të sakta dhe të pacensuruara.

“Ne menduam që të tregojmë historinë e tre gazetareve gra e vajza, me besimin se atyre u duhet besuar më shumë fuqi në vendim-marrje, gjë e cila është ende dobët në Shqipëri. Unë besoj se gra më të forta në Shqipëri do të bëjnë shoqëri, institucione dhe demokraci më të fortë. Përvoja ka treguar se, kur janë në detyra të rëndësishme vendim-marrëse, ato marrin vendime më të drejta se burrat” – thotë regjisori Budina.

Filmi “Katrori i Pushtetit” hyn në redaksitë e lajmeve, në tryezat e tyre të punës, studiot e montazhit dhe të debateve, në furgonat e gazetarëve, që nxitojnë drejt vendngjarjeve të krimit, hyn edhe në shtëpitë e reporterëve, me fëmijë, prindër dhe me halle si gjithë qytetarët e tjerë. Po ashtu hyn edhe në vilat e politikanëve, brenda spitaleve dhe jetimoreve, nëpër kafene dhe mjedise të tjera, ku tema e ditës është mbijetesa përballë abuzimeve të shumëllojshme të pushteteve, që dhunojnë jetesën e qytetarëve.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture filmi “katrori i pushtetit” filmi per gazetaret shqiptare katrori i pushtetit robert budina filmi “katrori i pushtetit” filmi per gazetaret shqiptare katrori i pushtetit robert budina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj