LIVE UPDATES
Bota

KE e “sheh” me sy kritik nismën për vettingun në Kosovë

5 Nëntor 2021, 08:35 Nga DOSJA
KE e “sheh” me sy kritik nismën për vettingun në

KOSOVË – Insistimi i qeverisë që në Kosovë të ketë vetting në sistemin e drejtësisë ka vënë në pah dallimet që ka për këtë proces qeveria me Bashkimin Evropian. Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar koncept dokumentin për vetingun dhe ka ngarkuar një grup punues për hartimin e amendamenteve kushtetuese, si një hap më tej drejt realizimit të reformës në drejtësi. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thotë, se përgjigja më e mirë ndaj defekteve e dështimeve në sistemin e drejtësisë është vetingu. Sipas tij, “Vettingu do sigurojë vlerësimin e mirëfilltë dhe profesional të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të performancës dhe profesionalizmit të tyre, si dhe do të verifikojë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

“Pra, duhet përqendruar në hapa të tillë, që do kenë për qëllim të fundit sigurimin e prokurorisë efikase, gjyqësorit të drejtë dhe së fundmi, fuqizimit të llogaridhënies së sistemit gjyqësor. Në mungesë të sistemit të tillë, që karakterizohet me efikasitet, transparencë, llogaridhënie dhe besim, nuk mund të flitet për drejtësi, e në mungesë të drejtësisë, shoqëria jonë rrezikohet me sakrifikim, jo vetëm të sundimit të ligjit, por edhe vlerave themelore të një shoqërie demokratike”, tha kryeministri Kurti në takimin e parë të grupit punues për vetingun në sistemin e drejtësisë. Sipas tij bashkëpunimi ndërinstitucional dhe kushtetues me sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, është përgjigja pozitive ndaj reformës.

Në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, pjesa për Kosovën, nuk u vlerësua me nota të mira nisma e qeverisë së Kosovës që të ketë vetting të tërësishëm në sistemin e drejtësisë. Në raport u tha, se “Qeveria e re është duke konsideruar disa opsione për procesin e vettingut”, dhe sipas raportit “ndërmarrja e një ri-vlerësimi të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve është brengosëse dhe paraqet një burim shqetësimi serioz”. Me këtë konstatim të Komisionit Evropian nuk u pajtua presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila është instanca e fundit që dekreton gjyqtarët e dhe prokurorët. Presidentja kundërshtoi ashpër konstatimet e Komisionit Evropian dhe tha, se “mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi.

“Në dallim nga konstatimi i raportit të BE, ky proces do jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës. Për vite me radhë kanë konstatuar mangësi në sistemin e drejtësisë dhe mungesën e mekanizmave adekuat, si rrjedhojë është e qartë se vetëm me mekanizmat ekzistues nuk do ketë mundësi të kemi reformat e dëshiruara në sistemin tonë të drejtësisë. Ky proces do jetë mekanizëm për të nxjerrë në pah prokurorët, gjyqtarët që kanë integritet dhe janë profesional. Vettingu do zhvillohet në përputhje me standardet tona, duke marrë reforma të thella në drejtësi dhe duke siguruar drejtësi. Jo vetëm kërkoj që ky proces të vazhdojë e të mos ndalet, por edhe të përshpejtohet si domosdoshmëri. I inkurajoj të gjitha institucionet të vazhdojnë këtë punë”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Por, pse i gjithë ky mosdakordim në qëndrime për sistemin e drejtësisë ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku këta të fundit me vite kanë kërkuar reformë në sistemin e drejtësisë dhe ku edhe në raportin e fundit të progresit konstatohet se sistemi i drejtësisë në Kosovë është joefikas. Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se qeveria nuk ka arritur të bindë mjaftueshëm faktorin ndërkombëtar për procesin e mirëfilltë të vetingut në drejtësi.

“Si pjesë e grupit punues por edhe mbi bazën e takimeve të rregullta që IKD ka me partnerët ndërkombëtarë, na është bërë e ditur nga fillimi i këtij procesi se Ministria e Drejtësisë nuk ka qenë në gjendje të bindë partnerët ndërkombëtarë se kjo qeveri ka kapacitete dhe ekspertizë për të zhvilluar një proces të tillë. Procesi i vetingut duhet të përcillet me besueshmëri, vetë ky proces duhet të ketë integritet të pakontestueshëm në të gjitha fazat e tij, e që ne besojmë se i ka munguar kryesisht për shkak të mos menaxhimit të duhur deri në këtë fazë”, thotë Ehat Miftaraj. Sipas tij, “polarizimi i skajshëm Qeveri-Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshill Prokurorial i Kosovës, akuzat dhe kundër akuzat publike, po ashtu kanë ndikuar tek humbja e besimit lidhur me një proces të pavarur, të paanshëm dhe të drejtë të vetingut”. Ehat Miftaraj thotë se megjithatë, “Vettingu në sistemin e drejtësisë nuk ka alternativ”.

Zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë që është nismëtare dhe bartëse e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë, thonë se “mekanizimi i vetingut do të garantojë një sistem drejtësie sa më afër me qytetarin dhe sa më të përgjegjshëm, që secili qytetar pa dallim, të marrë drejtësinë e duhur në kohën e duhur”. Megjithë skepticizmin që e shprehu Komisioni Evropian në Raportin e Progresit për procesin e vetingut të sistemit të drejtësisë në Kosovë, mbështetje të parezervë vettingut i dha ambasada e Britanisë së Madhe, e cila shkroi se “Ne e kemi mbështetur nismën që nga fillimi dhe do të vazhdojmë të jemi partner për qeverinë ndërsa ata ecin përpara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti draft-dokumenti vettingut komisioni europian presidenti i kosoves albin kurti draft-dokumenti vettingut komisioni europian presidenti i kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj