LIVE UPDATES
Aktualitet

Këlliçi: Ramën e ka zili edhe Kim Jong Un, PS një parti e kalbur nga korrupsioni

9 Prill 2022, 18:05 Nga DOSJA
Këlliçi: Ramën e ka zili edhe Kim Jong Un, PS një parti e

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar se kongresi i sotëm, i Partisë Socialiste duhej të quhet kongres e kanabisit. Gjatë një deklarate për mediat, Këlliçi tha se PS-ja sot tregoi para çdo shqiptari se është një parti e kalbur nga korrupsioni, duke theksuar se Ramën e kishin zili edhe diktatorët më famkeq, duke përfshirë këtu dhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut.

“Të nderuar qytetarë, Sot të gjithë qytetarët shqiptarë, por në mënyrë të veçantë edhe kryeqytetasit që kanë patur fatin e keq ta përjetojnë më nga afër, patën mundësinë që të shihnin një shfaqje kooperativiste, në të cilën në fakt triumfoi banaliteti. Sot para se të fillonte Kongresi i Hashashit i drejtuar nga organizata kriminale që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë, jo më kot të gjithë gazetarët, mediat, analistët, në rrjetet sociale por të rinjtë e këtij vendi e pagëzuan Kongresin dhe shfaqjen e sotme si “Kongresi i Incerenatorëve”, “Kongresi i Urrejtjeve”, “Kongresi i Mllefit”, “Kongresi Anti-SPAK” dhe “Kongresi i Barit”.

Partia Socialiste sot tregoi para çdo shqiptari që është nje parti e kalbur nga korrupsioni. Sot nuk kishte asnjë mesazh për të shpëtuar nga kriza e rëndë ekonomike shqiptarët e zakonshëm. Në vend të uljes së taksave, sot Edi Rama luajti lojën e prangave me bashkëpuntorët e tij për të ngopur shqiptarët me lugën bosh. Në vend të projekteve për hapjen e vendeve të reja të punës, sot Edi Rama kërcënoi drejtësinë për të treguar se ai ka qënë, është dhe do të mbetet i pakapshëm dhe i paprekshëm. Në vend që të tregonte investimet që sjellin rritje rrogash dhe pensionesh, Edi Rama sot kërcënoi me burg opozitën. Skenarët me drejtësi politike për të shpëtuar kryeministrin më të korruptuar të Europës i shërbejnë vetëm destabilizimit të vendit në një situatë shumë te delikate për Shqipërinë, rajonin dhe për perëndimin.

Sot shqiptarët panë se si imitimi në faktiI praktikave komuniste, ku sa më i madh është rrënimi ekonomik, aq më i madh është dhe kongresi, sot kaloi në perfeksion. Sot Edi Ramën do ta kishin zili dhe liderët më autoritarë dhe diktatorët më famkeq të globit — edhe diktatori I Koresë së Veriut, Kim Jong Un do ta kishte zili për shfaqjen e shëmtuar të cilën ai na dhuroi. Është e patolerueshme, e pafalshme dhe tërësisht kriminale presioni që Edi Rama ushtroi sot ndaj organeve të reja të drejtësisë. Sot me të vërtetë Kongresi i Hashashit mund të quhet dhe kongresi Anti-SPAK sepse frika që ka kapur sot Edi Ramën nga afera më e fundit e inceneratorëve e detyroi atë t’i bënte një presion dhe shantazh të hapur drejtësisë. Duke treguar para çdo shqiptari që drejtësinë Edi Rama e trajton sikur të ishte një seksion i partisë së tij apo si një organizatë e partisë së tij.

Unë jam i bindur që partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë asistuar, mbështetur financiarisht dhe kanë suportuar vendin tonë në zbatimin dhe hartimin e reformës së re të drejtësisë duhet të jenë të parët që duhet të kritikojnë dhe të kryqëzojnë këtë sjellje autoritare dhe prej diktatori të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot ne pamë një kongres në të cilin nuk kishte asnjë alternativë, asnjë ofertë ekonomike për shqiptarët, asnjë diskutim për ulje taksash asnjë problem që lidh sot shqiptarin e zakonshëm nuk u diskutua. Por sot u fol për urrejtjen ndaj opozitës, sot Edi Rama tregoi se është më i shqetësuar se kurrë për faktin se opozita e kapur është tashmë një ënderr dhe një realitet që nuk ekziston më. Sot përpara Edi Ramës ndodhet një Parti Demokratike e cila po ringrihet, ndodhet një opozitë reale e cila do t’ia shkurtojë ditët Edi Ramës një orë e më parë. Sot të qytetarët shqiptarë panë se si Rilindja vdiq, ku Edi Rama i la porosi të gjithë deputetëve dhe të gjithë delegatëve që termin “Rilindje” të mos guxojnë ta përmendin më, pasi ai tashmë është një eksperiment kryekëput I dështuar.

Pas 9 vitesh qeverisje, Edi Rama sot i tregoi shqiptarëve se oferta e vetme që ai ka për vendin është hashashi. Asnjë plan investimi, asnjë plan ekonomik, asnjë fjalë për 500 mijë shqiptarët që kanë lënë Shqipërinë këto 9 vite. Asnjë fjalë për të rinjtë e këtij vendi, asnjë fjalë për cmimet e larta, asnjë fjalë për çmimin e karburantit, asnjë fjalë për varfërinë që ka pllakosur vendin. Sot Edi Rama nuk tha asnjë fjalë për aferën më të madhe korruptive të këtyre 30 viteve, që është afera e inceneratorëve. Sot Edi Rama nuk foli për ish ministrat e tij që sot ndodhen prapa hekurave të burgut. Për kampionët e suksesit si Saimir Tahiri, i cili është akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, për Lefter Kokën, ministrin e tij të suksesshëm që ështe në fakt edhe hallka e parë dhe ku nis afera e incerenatorëve, për deputetin që ishte krenar që bashkëpunoi me të, Alqi Bllakon,i cili sot është nën arrest për aferën e inceneratorëve, por i vetmi merak që Edi Rama kishte sot ishte presioni ndaj drejtësisë.

Ju hakërrye drejtësisë për shkak se ka dënuar zyrtarët dhe qeveritarët e tij, për shkak se kanë shkelur ligjin dhe u tregoi që drejtësia duhet të dënojë këdo që ai kap prej veshi dhe çon para drejtesisë. Edi Rama sot ishte I tmerruar për shkak se laku po shtrëngohet, afera e inceneratorëve do të jetë pikërisht afera që do të fundosë këtë qeveri dhe nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë logjikë se si ish ministri Lefter Koka apo deputeti Alqi Bllako sot të jenë në burg dhe krye regjizori, personi që e inskenoi, kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, arkitekti i kësaj afere korruptive, i vjedhjes më të madhe të fondeve publike të 30 viteve,i vjedhjes së 430 milionë eurove, Edi Rama të mos jetë prapa hekurave. Ndaj në kongresin e sotëm të hashashit, te urrejtjes dhe luftës ndaj drejtësisë, Edi Rama tregoi fytyrën e tij të vërtetë, ftyrën e një diktatori, fytyrën e një satrapi lindor i cili duhet të largohet një orë e më parë nga drejtimi I qeverisë,” tha Këlliçi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike belind kelliçi edi rama kim jong un belind kelliçi edi rama kim jong un

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj