Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Aktori Laert Vasili ka deklaruar së fundmi se Teatri Kombëtar duhet të ishte shembur më herët dhe u shpreh se për këtë projekt është humbur shumë kohë. Në një intervistë për “Euro News” ai i bëri thirrje politikës që të mos përfshihet në këtë çështje.
“Kemi humbur shumë kohë, do të ishte ndërtuar gjysma e godinës së teatrit. Mirë është që klasa politike të shohë se ku ka gabuar për 30 vite dhe të mos kërkojë llogari nga njerëz që duan zhvillimin e Shqipërisë. Shumë artistë janë punësuar nga ndërhyrja politike dhe duke qenë peng janë detyruar që të zbatojnë urdhrat e shefave të politikës. Debati dhe dialogu ka dy vjet që është ezauruar. Le të shkrijnë pasurinë e tyre (politikanët) prej miliarda euro dhe le të bëjnë një teatër tjetër. Grupim njerëzish partiakë që shumë prej tyre janë me poste në parti. Janë të urdhëruar nga ata. Janë të marrë peng nga politika. Ne nuk kemi punë me politikën. Mendoj që politika duhet të qëndrojë larg nga teatri, nga nesër fillon ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar”, tha aktori.
Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar hartën e re të lëvizjes dhe aktivitetet që hapen nga dita e sotme. Manastirliu shprehet se qyt...
KURBIN- Detaje të reja janë mësuar për atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mamurras. Sipas informacioneve mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona, të...
Tiranë- Një ditë më parë me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shemb Teatri Kombëtar. Sot, një ditë më pas po bëhet pastrimi i inerteve. Kamionë plot me...
ELBASAN-Prishja e veprave publike dhe tjetërsimi i tyre ka qënë një nga problemet që ka shoëruar Shqipërinë në 30 vitet e tranzicionit. Këtij fenomeni nuk mund ...
TIRANË- Prof. Dr. Maksim Cikuli është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare. Cikuli është profesor i gjenetikës dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm ...
Tiranë– Shembja e Teatrit Kombëtar solli dje përplasje mes policisë dhe qytetarëve, të cilët kundërshtuan prishjen e kësaj godine. Ishin të shumtë në numër pers...
Shqipëri- Ditën e sotme hyjnë në fuqi një sërë masash lehtësuese për COVID-19. Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme se nga sot qyteti i Fierit futet në...
Tiranë-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Abc News kanë si lajm të parë bombën molotov pranë parlam...
LAÇ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Mamurras. Sipas informacionëve mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.Mësohet...