LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kemi kapacitete…”/ Deklarata e rremë e Manastirliut, shifra prej 455 pacientësh të hospitalizuar, dëshmon

25 Nëntor 2020, 20:32 Nga DOSJA
“Kemi kapacitete…”/ Deklarata e rremë e Manastirliut,

SHQIPËRI- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kryeministri Rama, kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se ende ka shtretër të lirë në 3 spitalet Covid. Por pas përditësimit të të dhënave në 25 nëntor, numri prej 461 pacientësh që raportohen të shtruar e tejkalon kapacitetin prej 432 shtretërish në të tre spitalet. Po të bësh llogarinë me të dhënat që jep ministria, rezulton se 29 pacientë janë pa shtretër, nëse marrim të mirëqenë konfirmimet zyrtare se nuk ka të shtruar në spitalet rajonale.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar – thuhet në raportimin e Ministrisë së Shëndetësisë të së mërkurës, 25 nëntor.

Më 11 nëntor, ministrja Manastirliu rikonfirmoi kapacitetin prej 550 shtretërish për pacientët e infektuar nga virusi Sars-Cov-2, përfshirë edhe numrin e shtretërve të spitalit Covid-4, I cili deri më sot nuk është hapur.

“Më lejoni të them që ne disponojmë kapacitetet për të pritur 550 pacientë në spitalet e dedikuara për COVID-in – deklaroi Manastirliu.

Më 13 nëntor, në faqen “Facebook” të kryeministrit Edi Rama u transmetuan “pamjet ekskluzive” nga spitali Covid 4, të pajisur me aparaturat e duhura për trajtimin e pacientëve Covid. Zëvendësdrejtoresha e Qendrës Spitalore Univeristare, “Nënë Tereza”, Daniela Nika foli edhe mbi kapacitetet e spitalit “Covid4”.

Janë 110 shtretër, plus tetë të terapisë intensive. Faktet flasin vetë, kush do ta quajë propagandë, le ta quajë – u shpreh Nika.

“Faktoje”, më herët kishte pyetur pranë Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me strukturën spitalore të dedikuar për pacientët e infektuar nga koronavirusi, dhe mori këtë përgjigje:

Duke iu referuar të dhënave zyrtare që Ministria e Shëndetësisë ka raportuar, rezulton se nga shifra totale prej 550 shtretërish në të katër spitalet covid, duke zbritur 118 shtretër që i përkasin spitalit covid 4, ende jo funksional, rezulton se në tre strukturat e tjera spitalore gjenden 432 shtretër. Nga ana tjetër, shifra prej 455 pacientësh të hospitalizuar, dëshmon se 23 pacientë janë pa shtretër.

Ndërkohë paraqitja grafike që tregon ecurinë e shtrimeve në spitalet covid, dëshmon se gjatë muajit nëntor janë ezaururar kapacitetet.

“Faktoje”, të mërkurën e 25 nëntorit bëri një vëzhgim në tre strukturat spitalore funksionale si dhe në spitalin Covid 4.

Erdha për të sjellë ca ushqime. Kam babin 66 vjeç të shtruar. Kam ardhur që nga ora 7 e mëngjesit dhe sot nuk ka pasur shumë lëvizje. Vështirësia më e madhe që kemi, përveç frikës, është që nuk kemi komunikim me të shtruarit – i tha “Faktojes”, Valbona Domi, 43 vjeçare e cila priste para Covid 1.

Situatë e ngjashme paraqitej edhe në spitalin Covid 3.

Spitali “Shefqet Ndroqi”, i quajtur ndryshe edhe spitali Covid 2 paraqitej gjithashtu në gjendje të qetë gjatë momentit të vëzhgimit.

U bë kohë që po sajohemi. Si fillim i sillnin thuajse të gjithë te ne, pastaj u çuan te Shefqet Ndroqi. Ata kanë në total 200 shtretër e me sa di unë edhe ata presin që të shërohet apo ndërrojë jetë ndokush që të lirohet vendi. Shtretëtit nuk janë problemi më i madh kur vjen puna te menaxhimi i pandemisë. Ne kemi në total 134 epidemiologë, 754 staf mbështetës, 570 mjekë dhe rreth 1110 infermierë në gjithë vendin. Nevoja e madhe krijohet për burimet njerëzore dhe aparatura e oksigjenimit. Nuk di tamam se si është situata te spitalet e tjera Covid, po te infektivi është në kapacitet të plotë – i tha “Faktojes” infermieri B.L., i cili aktualisht është angazhuar në Spitalin Infektiv, njohur edhe si Covid 1.

E ndërsa tre strukturat spitalore përballen me kapacitete të ezauruara, siç vëretetojnë edhe shifrat zyrtare, spitali Covid 4, vijon të mos jetë funksional.

Deri më sot autoritetet zyrtare vazhdojnë të këmbëngulin se ka ende kapacitete të lira në 3 spitalet covid, ndërsa mohojnë që të jenë hapur pavione covid nëpër spitalet rajonale. Nga ana tjetër, nuk jepet ndonjë sqarim se ku po trajtohen 23 pacientë që dalin ‘tepër’. Nga verifikimi i kryer, vendosëm që deklaratat që flasin për kapacitete të lira në 3 spitalet funksionale Covid, t’i kategorizojmë të pavërteta.

Marrë nga: Faktoje.al

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj