LIVE UPDATES
Sport

Kërcënohen me heqje nga puna, shtyhet asambleja e Gjirokastrës

29 Janar 2022, 14:01 Nga DOSJA
Kërcënohen me heqje nga puna, shtyhet asambleja e Gjirokastrës

GJIROKASTER – Asambleja e Shoqatës Rajonale e Futbollit Gjirokastër nuk arriti sot të zhvillojë punimet sipas axhendës së parashikuar për shkak të ndërhyrjeve politike, që arritën deri në mbylljen e stadiumit Luftëtari ku do të zhvilloheshin punimet dhe presionit të madh ndaj anëtarëve të kësaj shoqate.

Kryetari i SHRF Gjirokastër, Sadik Sadikaj i shoqëruar nga stafi i tij dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, u paraqitën në ambientet e stadiumit për të organizuar mbledhjen, por konstatuan se dyert ishin të mbyllura dhe nuk u lejuan të hynin brenda.

Nga 9 delegatë që ishin autorizuar sipas përcaktimeve ligjore nga anëtarët, 5 prej tyre munguan. Anëtarët e Shoqatës janë shfaqur të tronditur nga trysnia e madhe politike, teksa përfaqësues të qeverisë dhe kryetarët e bashkive të qarkut i kanë kërcënuar se do t’i heqin nga puna ata dhe familjarët e tyre.

Anëtari i KE-së, Arben Dervishaj duke folur për mediat ka shpjeguar të gjithë situatën dhe ka denoncuar presionin politik që po u bëhet anëtarëve të SHRF Gjirokastër. Sipas Dervishajt, statuti i shoqatës e parashikon që Asambleja të shtyhet me 24 orë, teksa theksoi se ky sabotim bëhet vetëm në dëm të futbollit në Gjirokastër.

“Jemi këtu për të zhvilluar Asamblenë e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër. Lajmërimet për Asamblenë janë bërë që më përpara, sipas të gjitha afateve të statutit. Edhe klubet janë përgjigjur, duke dërguar delegatët e tyre brenda një periudhe 10 ditore. Ne i kemi administruar ato, i kemi lajmëruar, kemi caktuar dhe jemi dakordësuar me Bashkinë Gjirokastër që mbledhja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër do të bëhet në ambientet e stadiumit. Vijmë këtu, një pjesë e delegatëve si rezultat i presioneve të mëdha politike nuk kanë ardhur, por ndërkohë edhe ambientet për zhvillimin e Asamblesë nuk na janë vënë në dispozicion. Kjo do të ishte një Asamble e zakonshme në të cilat në fund të fundit do të diskutoheshin çështje siç është miratimi i buxhetit të SHRF Gjirokastër”, – tha Dervishaj.

“Ishte një buxhet, i cili kishte të bënte me kostot që duhen për të organizuar këtë shoqatë, si dhe me pagesat e trajnimit e të tjerat, të cilat Federata ka vendosur për të gjithë zonat rajonale, që trajnerët që trajnojnë ekipet e fëmijëve do t’i paguajë Federata dhe fëmijët nuk do të paguajnë asnjë lloj pagese për t’u stërvitur nga këta trajnerë, si dhe për elementë të tjerë të bazës materiale, të cilat do të miratoheshin në këtë buxhet. Na vjen keq që nuk po bëhet. Ne do të veprojmë ashtu siç e parashikon statuti. Brenda 24 orëve, do të organizohet një Asamble tjetër. Kështu e parashikon statuti i Shoqatës Rajonale dhe brenda 24 orëve ne do t’i lajmërojmë edhe njëherë anëtarët për të qenë pjesëmarrës në Asamble, sepse në fund të fundit, këtu nuk humbet asnjë tjetër përveçse humb futbolli i Gjirokastrës”, – u shpreh anëtari i KE-së së FSHF-së.

I pyetur nga media nëse ka pasur ndikime nga politika dhe a është e vërtetë që ka qenë e përfshirë vetë ministrja Kumbaro në bllokimin e punimeve të Asamblesë, Dervishaj u përgjigj:

“Nuk merrem me vizitat e ministrja apo ministrat, ajo që ne vërejmë si në qarqet e tjera është presioni i qartë politik, presioni mbi delegatët, sepse këtu do diskutoheshin çështje të thjeshta, çështje që kishin të bënin me mbarëvajtjen e futbollit. Në rend dite nuk kishte as problematika për zgjedhjet ose jo, është thjesht miratimi i buxhetit, disa ndryshime në statut si dhe diskutimet që do të bënin anëtarët e Shoqatës për të shtruar problematikat që ka futbolli në qarkun e Gjirokastrës, që për hir të së vërtetës ajo që vërejmë ne është që kemi një numër shumë të pakët fëmijësh që luajnë sot futboll në këtë qark.

Nuk i ndjek procedurat Federata e Futbollit. Është Shoqata Rajonale që i organizon procedurat për mbledhjen e Asamblesë. Federata është në cilësinë e vëzhguesit. Ashtu siç në Federatën Shqiptare të Futbollit bëhet një Asamble dhe kemi vëzhgues nga FIFA dhe nga UEFA dhe duke qenë se Shoqata rajonale është anëtare e Federatës, patjetër që ne do jemi në cilësinë e vëzhguesit për të parë ecurinë. Me sa di unë janë lajmëruar anëtarët brenda afateve që parashikon Statuti i zonës dhe kanë ardhur propozimet nga klube të ndryshme të cilët kanë caktuar delegatët që do të jenë në këtë Asamble. Se si kanë vepruar klubet nuk mund ta them unë, pasi nuk jam jurist, por nga verifikimet, që kam bërë, kanë qenë konform statutit. Sa herë që bëhen zgjedhje, këto gjëra kanë ndodhur. Kanë ndodhur në 2006, jeni dëshmitar, kanë ndodhur në 2018 e po vazhdojnë dhe ajo që është sfida jonë është që politika të mos ketë lidhje më sportin. Pse nuk u paraqitën delegatët në mbledhjen e Asamblesë? Përderisa delegatët nuk vijnë, ju mund ta kuptoni vetë arsyen”.

Ashtu siç e konfirmoi edhe anëtari i KE-së së FSHF-së, Arben Dervishaj, kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, Sadik Sadikaj theksoi se “janë respektuar të gjitha afatet e parashikuara në statut dhe nesër besoj se do të kemi një Asamble normale”.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fshf gjirokaster zgjedhjet fshf gjirokaster zgjedhjet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj