LIVE UPDATES
Bota

Kërkesa e QUINT për dialogun: Kosova e Serbia nuk ndryshojnë qëndrim

15 Gusht 2019, 05:43 Nga DOSJA
Kërkesa e QUINT për dialogun: Kosova e Serbia nuk ndryshojnë

Prishtina dhe Beogradi zyrtar nuk duket se do të lëvizin nga qëndrimet e tyre edhe pas kërkesës së vendeve të QUINT-it që të rinisin dialogun për përmirësimin e marrëdhënieve me qëllim arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi. QUINT, përmes një letre zyrtare i kërkoi Prishtinës heqjen e taksave ndaj produkteve serbe, ndërsa Serbisë i kërkoi që të ndalë aktivitetin kundër dhe për heqjen e njohjeve të Kosovës. Qeveria e Kosovës e udhëhequr deri tani nga kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, thotë se “taksa është vendim i drejtë dhe dialogun nuk e ka ndërprerë pala kosovare”.

Deklarata e Haradinajt: Taksa ishte e nevojshme

“Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht kryeministri Haradinaj gjithmonë ka punuar dhe ka qenë i qartë, në të drejtën e Kosovës për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit. Kësisoj, vendimi për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe BH-së ka qenë veprim i nevojshëm në shërbim të mbrojtjes së interesave të Kosovës, nga veprimet armiqësore dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë kundër shtetit dhe institucioneve të Kosovës. Në vazhdimësi e kemi thënë tregu për njohje dhe këtë qëndrim vazhdojmë ta kemi”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nga ana e tij, thotë se Kosova e mirëpret ndihmën e shteteve perëndimore për dialogun, por, ai kërkon nga BE-ja që të parandalojë tentativat serbe për destruktivitet në Kosovë.

“Ne duhet t’i mbrojmë interesat e Kosovës, por nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë pa partnerët tanë strategjikë. Prandaj, mirëpresim përpjekjet e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë për zhvillimin e dialogut. Megjithatë, ne kërkojmë nga BE që ta parandalojë financimin e strukturave paralele në Kosovë nga Qeveria e Serbisë, të ndalojë projektet kolonizuese serbe përmes ndërtimit të lagjeve në Veri, të lejohet rindërtimi i shtëpive të djegura, atje ku shqiptarët jetonin para vitit 2001, si dhe të dënohen kriminelët dhe përdhunuesit serbë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, shkroi në profilin e tij kryetari i Kuvendit.

Sipas Kadri Veselit, Kosova asnjëherë nuk e ka penguar dialogun.

“Madje jemi shprehur të gatshëm të ulemi në tavolinë, për një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe që çon në njohje reciproke. Ky proces nuk duhet të jetë i kushtëzuar”, thotë Veseli.

Reagimi i Beogradit zyrtar

Nga ana e tij Beogradi zyrtar thotë, se Serbia do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e saj, dhe kërkon nga QUINT-i që mos të baraspeshohen gjërat. “Nuk mund të ketë një akt balancimi artificial, sepse nuk është njësoj kur dikush mbrohet nga anëtarësimi i kundërligjshëm në organizata ndërkombëtare dhe kur dikush shkel marrëveshjen e CEFTA-s dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare”, deklaroi në Beograd në një konferencë për medie kreu i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq pas publikimit të letrës nga QUINT-i. Megjithatë ai thotë se dialogu duhet të vazhdojë, por pas heqjes së taksës nga Prishtina.

“Dialogu duhet të vazhdojë pas heqjes së taksës, por është e qartë tendenca të krijohet një lloj i baraspeshës, që në mënyrë artificiale të barazohet shkelja e marrëveshjes së CEFTA-s nga Kosova duke vendosur taksë, pengimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave me reagimet e detyrueshme të Serbisë si parandalimi i anëtarësimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare, e nxitur nga sjellja e politikës së jashtme të Kosovës, të cilët kishin marrë mbështetje nga shtetet që kërkuan rinisjen e dialogut”, tha Marko Gjuriq. “Serbia do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Gjuriq.

Pas deklaratës së Marko Gjuriq reagoi menjëherë shefi i diplomacisë kosovare Behxhet Pacolli, duke thënë se “Serbia nuk është e interesuar për dialog”.

Pacolli: Kosova ka luftuar për 2 vjet një betejë diplomatike të paparë me Beogradin

“Deklarata e Marko Gjuriqit sot dëshmon edhe një herë mungesën e vullnetit nga Serbia për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kosova ka luftuar për 2 vjet një betejë diplomatike të paparë me Beogradin që diplomacia e ndyrë serbe ka synuar të minojë shtetësinë e Kosovës ndërkombëtarisht. Tarifa ka qenë instrumenti sovran i Kosovës të reagojë ndaj këtij agresioni të provokuar nga Beogradi dhe sot Serbia ende nuk tregon vullnet për t’i dhënë fund asaj”, shkroi në profilin e tij Pacolli. Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë por vetëm në kushte të barabarta si dy shtete të pavarura dhe sovrane, ka thënë Pacolli.

Kosova dhe Serbia ka disa muaj që e kanë ndërprerë dialogun. Aktiviteti diplomatik i Serbisë kundër Kosovës dhe si kundërpërgjigje e kësaj, vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, janë dy faktorët që bënë që të ndërpritet ky dialog. Kosova në këtë fazë po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Më 22 gusht kryesia e Parlamentit të Kosovës ka vendosur që të mbahet një seancë për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës. Pas kësaj, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre.

Marre nga VOA

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi kerkesa e quint per kosoven taka ndaj serbise dialogu kosove-serbi kerkesa e quint per kosoven taka ndaj serbise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj