Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti për heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij. Mjeku prej afro një viti vijon procesin gjyqësor për pafajësinë e tij, pasi ra fillimisht në përgjimet e dosjes që coi në pranga gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha.
Njoftimi:
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 02.12.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shqyrtua çështja me nr. 262 akti, datë 22.11.2021 regjistrimi, mbi ankimin e të hetuarit E.P., lidhur me “Heqjen e menjëhershme të sekuestros preventive, të vendosur me vendimin nr. 150, datë 11.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi kanë rënë kushtet e zbatimit të saj”, ku trupi gjykues monokratik i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi, mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 406, datë 08.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Hetimet për mjekun Prifti:
Kardiokirurgu Edvin Prifti është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në ‘rrjetën’ e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, operacion gjatë të cilit u vu në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës së saj dhe për para që do t’i jepte Priftit. Për këtë arsye, mjeku u pezullua fillimisht nga detyra dhe më pas u vu në pranga. Gjetja e më shumë se gjysmë milioni euro në shtëpi e zyrë, kqyrja e telefonit dhe e laptopit i bëri prokurorët e SPAK që të zgjeronin hetimet dhe të ngrinin dyshimet për përfshirjen e mjekut në të tjera veprimtari të dyshimta.
(E.H/Dosja/al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e pedagogut, Qetsor Gurra, i cili ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar nga Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe të Ankesave në kuadër të të cilit u ...
TIRANË– Qetsor Gurra, pedagogu i Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit që u vu sot në pranga Drejtoria Rajonale në Tiranë e Shërbimeve për &Cce...
TIRANË– Ben Blushi është tërhequr nga drejtimi i një prej televizioneve më të mëdhenj në Shqipëri, Top Channe. Dosja.al ka mësuar se Blushi, përmes n...
ZVËRNEC – Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me forcat policore kanë zhvilluar paraditen e sotme një aksion për prishje...
VLORË – Këshilli Bashkiak i Vlorës ka marrë sot vendimin për të ndryshuar tarifën e pastrimit për bizneset e kësaj bashkie.Me anë të votimit të bërë ...
TIRANË – Një 44-vjeçar nga Tirana u arrestua nga policia e kryeqytetit në operacionin e koduar “Fati i lojërave”, kryer nga Komisariati i Poli...
BULQIZË – Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Bulqizës, ku një 30-vjeçar, i identifikuar si Arlent Tançi, i dë...
TIRANË– Prokurori Arjan Ndoja nuk ka mundur të paraqitet në seancën e radhës gjyqsore duke bërë që ajo të shtyhet për një tjetër datë. Pikërisht sot ...
TIRANË– Dy të mitur, nën shoqërinë e babait të tyre janë paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme për të dëshmuar për atentatin ku dhe mbeti i plag...