E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË- Kinema Cineplexx Albania ka publikuar në Facebook disa udhëzime për masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në një njoftim për mediat kinemaja tregon se ka thyer urdhrin e qeverisë, pasi shprehet se do vijohet me shfaqjen e filmave me orare të kufizuara dhe numër deri në 100 persona.
“Në zbatim të udhëzimeve shtetërore, kinematë tona në TEG dhe QTU kanë marrë këto masa me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19: Filmat do të shfaqen në oraret e kufizuara në 17:00-21:00; Numri i vizitorëve në çdo sallë kinemaje do të kufizohet në maksimumi 100; Biletat do të shiten në mënyrë të tillë që të sigurojnë distancën e duhur midis vizitorëve; Programi i filmave do të ketë më shumë hapësirë mes shfaqjeve për të parandaluar përqendrimin e mundshme e vizitorëve në ambjentet e përbashkëta të kinemasë
Disinfektime dhe masa të tjera higjenike shtesë janë marrë nga personeli me qëllim ruajten sigurisë dhe integritetit të shërbimit. Në rast të ndryshimit të situatës, veprimet do të ndërmerren në përputhje me rrethanat. Do të njoftojmë në rrjetet tona për çdo ndryshim të mundshëm. Faleminderit dhe le të kujdesemi të gjithë për shëndetin dhe të qëndrojmë të sigurtë ❤️”, shkruhet në njoftim.
Por një ditë më parë qeveria ka marrë vendimin që të mbyllë të gjitha aktivitetet kulturore e sportive në vend, por dhe anulimin e të gjitha konferencave dhe takimeve ku ka një grumbull njerëzish. Por duket se ky urdhër nuk është zbatuar nga Cineplexx Albania.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi me Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë masash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Rreth 2500 punëtorë kanë dalë në protestë ditën e sotme pranë ambienteve të fasonerisë ku punojnë pasi ndërsa mësohet se punojnë pranë një fasoneri...
TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë sot masa kundër koronavirusit që është përhapur dhe në Shqipëri. Në një njoftim për mediat bëhet me dije ...
TIRANË– Virusi vdekjeprurës kinez po merr gjithmonë e më shumë jetë njerëzish në botë dhe situata është bërë kaotike.Shumë persona mbajnë doreza dhe mask...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik është duke gjurmuar kontaktet që ka pasur e moshura, e cila tashmë është viktima e parë n...
TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një deklaratë për mediat ka konfirmuar edhe njëherë vdekjen e 73-vjeçares në Durrës. S...
TIRANË- Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka bërë me dije se do ketë gjoba për të gjithë ata që thyejnë rregullat e higjienës, duke iu referuar administ...
TIRANË– Gazetari Artur Korriku në një lidhje live për “Report Tv” ka treguar detaje të reja lidhur me viktimën e parë nga koronavirusi në Itali. Sipas tij,...