LIVE UPDATES
Insights

Kisha Orthodhokse Autoqefale, i vetmi komunitet që bekon flamurin kombëtar

27 Nëntor 2021, 20:45 Nga DOSJA

Nga Miron Çako

Dita e Flamurit ose ndryshe e njohur si dita e pavarësisë së Shqipërisë nga pushtuesit osman në trojet Shqipëtare dhe ngritjës së flamurit së Shqipërisë në Vlorë në 28 nëntor 1912, që i përputhet me njëjtën ditë në të cilën heroi komtar Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin e njëjtë në Krujë më 28 nëntor 1443 është një ditë e veçantë për Kishën Orthodhkse Autoqefale të Shqipëri dhe për të krishterët orthodhoks  shqiptar.

Në këtë ditë të  krishterët orthodhoks  mblidhen nëpër kishat dhe adhurojnë dhe falenderojnë Perëndinë Triadik, Atin ,Birin dhe Shpirtin e Shenjtë që i dha lirinë e shumë kërkuar popullit shqiptar dhe e lejoi të riformohet përsëri shteti shqiptar që kishte shekuj i robëruar nën perandorinë osmane.

Me klerikët në krye besimtarët orthodhoksë nderojnë dhe bekojnë flamurin kombëtar që vendoset në mes të kishës duke iu drejtuar Zotit Jisu Krisht me këtë lutje :“O Zot, që bekon dhe shenjtëron, ti bekoje flamurin tonë, dhe shpëtoje shtetin tonë dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe shtrëngicë dhe drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit nën hijen tënde dhe vlerësona ne të pavyerit të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar, me nder, shëndet edhe ditë të gjata këtu dhe kudo.Se ti je Perëndi mëshirëplotë dhe njeridashës, dhe ty ta dërgojmë lavdinë, Atit edhe Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë, dhe në jetët e jetëve”.

Kisha  Orthodhoske në Shqipëri edhe kudo që ajo shtrihet  në botë e nderon flamurin e çdo kombi sepse  Kisha Katholike Apostolike Orthodhokse si trupi i Krishtit  është atdhedashëse , por jo nacionaliste, bazuar në të drejtën Kanonike dhe në Traditën e Kishës, pranoi njëzëri reagimin teologjik të Patriarkanës Ekumenike ,që dënoi entofiletizmin ose racizmin e popujve ndaj nëri-tjetrit si herezi, që minon themelet kishtare të besimit të krishterë. Sinodi i Madh në Kostandinopojë  (1872) vendosi se kriteri “racor” bie ndesh me Kishën Katholike (gjitëpërfshirëse), sepse cënon dogmatikisht dhe administrativisht unitetin e Kishës lokale. Duke qenë se kisha lokale përcaktohet me kritere territoriale-gjeografike, kriteri “racial” nuk favorizon praninë e diversitetit, si pasuri kishtare, por si element ndarjeje.

Kisha orthodhokse përpiqet dhe kultivon atdhedashurinë sipas shembullit të Krishtit Birit të Perëndisë që kur erdhi në botë  si Biri i njeriut, një jude Ai e deshte kombin e tij deri në fund , pavarësisht se judenjtë e refuzuan si Mesian e tyre .Krishti duke parë pasojat tragjike të këtij refuzimi,  nga dashuria dhe dhimbja qau për Jeruzalemin duke thënë këto fjalë; “Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: “I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!”( Mateu 23 -37-39).

Po ashtu apostull Pavli edhe pse ishte caktuar si apostulli i kombeve ,(Veprat : 9-15) ai nuk e mohon të qënit një jude. Apostulli shkruan: “Unë jam një njeri jude nga Tarsi, qytetar i një qyteti me emër të Kilikisë; edhe të lutem, jepmë leje t’i flas popullit” (Veprat: 21.39)

Edhe pse apostulli  përndiqej nga judenjtë fanatik ai kurrë nuk i harroi bashkëkombasit e tij por gjithmonë i kujton në lutje dhe është madje gati të sakrifikojë edhe shpirtin për ata , kur shkruan : “ Sepse do të doja të isha vetë i mallkuar, i ndarë nga Krishti, për vëllezërit e mi, për farefisin tim sipas mishit,të cilët janë Izraelitë dhe atyre u përket birëria, lavdia, besëlidhjet, shpallja e ligjit, shërbimi hyjnor dhe premtimet”.(Romakët 9-3-4)

Apostulli ishte shumë i qartë se çdo komb është I krijuar edhe I caktuar vendi në tokë sipas providencës hyjnore,dhe secili duhet të mbrojë vendin e tij, ai shkruan : “çdo komb njerëzish, që të banojnë mbi gjithë faqen e dheut, edhe paracaktoi rendin e kohëve dhe kufijtë e vendbanimit të tyre” (Veprat. 17.26). Për Kishën Orthodhokse thirrja e atdheut në rrezik është e thellë në ndërgjegjen e krishterë. Edhe Etërit e mëdhenjë të Kishës na mësojnë që të duam  atdheun tokësor, të marrim pjesë në luftën mbrojtëse  dhe t’i nderojmë ata që e mbrojnë edhe japin jetën për vendin.

Shën Athanasi I Madh , I mbi quajtur “ Atë I Orthodhoksisë” mëson: “Të vrasësh nuk është e lejushme, por të vrasësh armiq në kohë lufte është dhe e ligjshme dhe e denjë e përvladë. Kështu ,vlerësohen për nderime të mëdha ata që janë shquar edhe ngrihen atyre përkujtimore, që dëshmojnë veprat e tyre.” Shën Joan Gojarti: “Gjithësecili mund të përdorë armë, për shembull vyrtyti është ai i cili lufton me të për mbrojtjen e atdheut të tij”. Shën Grigori i Nisës: “Tradhëtia ndaj atdheut është një veprim imoral”. Shën Vasili i Madh: “ I denjë është ai që nderon atdheun e tij siç nderon prindërit e tij”. Shën Grigor Theologu: “Nëna e përbashkët e të gjithëve është Atdheu”. Shën Pais Agjorit : “Së pari, i krishteri i mirë është edhe një patriot i mirë”.

Patriotizmi që frymëzon kisha është sigurisht jo me kuptimin e shovinizmit, që manifestohet me urrejtjen e popujve për njëri tjetrin, por me kuptimin e patriotizmit, atdhedashurisë që është një ndjenjë dashurie dhe sakrifice  për tokën atërore, e cila na ka lindur si komb dhe popull, jo vetëm me kuptimin rracor, të gjakut  por edhe në atë shirtëror në kuptimin fetar që na bashkon me Zotin dhe I japim adhurim dhe falenderim Perëndisë.

Patriotizmi autentik bazohet në filantropinë e sinqertë të shenjtorëve si bijë të zgjedhur të kishës dhe të kombit që u dalluan për luftërat e madha sakrifikuese: “për fe dhe atdhe”.

Për këtë arsye Kisha ka me mijëra dëshmor për dashurinë e Krishtit dhe për mbrojtjen e atdheut që I përfaqëson edhe flamuri kombëtar, prandaj në këtë ditë edhe në çdo Liturgji Hyjnore Kisha Orthodhokse lutet në liturgjinë hyjnore: “Për ata që ranë për fe edhe për atdhe”

Besimtarët orthodhoksë shqipëtar për pavarësi mund të themi pa e ekzagjeruar ishin më të i interesuarit nga të gjithë  besimtarët e komuniteteve të tjera fetare, sepse besimtarët dhe komunitetet e tjera fetare kishin lidhje shpërtërore me vende të caktuara në botë ku centraloizohej feja e tyre, psh muslimanët me Mekën ose katolikët me Vatikanin, kurse orthodhoksët shqipëtar të gjendur përpara fakteve historike si të coptimit të perandorisë osmane dhe pavarësisë së kombeve dhe krijimit të shteteve sëbashku me shpalljen e kishave autoqefale nga Patriarkana Ekumenike  sipas devizës “Kishë e pavarur në shtet të pavarur” nxitonin për pavarësinë e vendit, krijimin e shtetit shqipëtar dhe rjedhimisht autoqefalinë e kishës në shqipëri,  ashtu si ndodhi mbas shumë përpjekjeve nga burra atdhedashës dhe të krishterë orthodhoksë si episkop Fan Noli, episkop Visarjon Xhuvani, etj,  ku në më 17 Prill 1937 u dha Tomos-i Patriarkal dhe Sinodal: “mbi bekimin e Autoqefalisë së Kishës Orthodhokse në Shqipëri” me kryepiskop kanonik i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Kristofori Kisi.

Prandaj këtë ditë orthodhoksaët shqiptar jo vetëm si shtetas por edhe si besimtar nderojnë flamurin sepse në simbolin e flamurit ata nderojnë ata që ranë për fe edhe për atdhe dhe vecanërisht ata orthodhkoksë që kontribuan për pavarësinë dhe rilindjen komëbëtare që u përmbush me nënshkrimin e deklaratën e pavarësisë nga 40 burra patriot  11 prej tyre ishin orthodoks. Jorgji Karbunara – Bab Dud Karbunara (1842-1917)• Jani Minga (1872-1947)• Dhimitër Tutulani (1875-1937)• Spiridon Ilo (1876-1950)• Thanas Floqi (1884-1945)• Lef Nosi (1873-1946)• Dhimitër Berati (1888-1970)• Dhimitër Mborja Emanoil (1884-1945)• Dimitër Zografi (1878-1945)• Pandeli Cale (1879-1923)• Aristidh Ruci (1875-1950) dhe I shumë të tjerëve që kanë sakrifikuar për fe edhe për atdhe deri më sot.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog kisha orthodhokse autoqefale kisha orthodhokse autoqefale

Sondazh

Poll
Insights 26 Nëntor 2021, 10:58

George Papandreou, feniksi i politikës greke?

GREQI- Ndërsa dinastitë shkojnë e vijnë, të pakta janë ato që janë të ngjashme me historikun dhe rrugëtimin e dinastisë së Papandreut, i cili ka qenë në qendër ...

Insights 25 Nëntor 2021, 16:22

Si e rrëzoi korrupsioni paketën fiskale

Në gjithë korpusin e ligjeve të paketës fiskale për vitin e ardhshëm dy ishin masat më të mira. E para vendosja e një takse prej 100 lekë për litër mbi importin...

Insights 22 Nëntor 2021, 19:56

Raportet e vërteta të Bashës me SHBA-në

Prej më shumë se dy muajsh Lulzim Basha përdor SHBA-në si kalin e tij të betejës ndaj Sali Berishës. Fabula e tij është kjo: Sali Berisha është shpallur non-gra...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje