"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Kishte dijeni se kultivoheshin bime narkotike”, Policia e Vlorës: Dy të arrestuar, mes tyre kryeplaku i fshatit, një në
4 Korrik 2020, 08:27Nga DOSJA
VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona mes tyre edhe kryeplakun e fshatit Drashovicë në Vlorë, me pretendimin se ai ka pasur dijeni që në zonën e tij administrative kultivohej lëndë narkotike dhe nuk e ka lajmëruar Policinë. Ndërsa në kërkim ëshët shpallur pronari i tokës.
Policia ka bërë me dije se ka arrestuar K. F. 62 vjec dhe ka shpallur në kërkim F. R, 56 vjeç, pasi dyshohen se kanë kultivuar bimë narkotike, ndërsa kryeplaku i fshatit akuzohet se ka patur dijeni për kultivimin, dhe nuk ka kallëzuar në polici.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vlorë
Evidentohen dhe goditen tre raste të tjera të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Drashovicë.
Vihen në pranga dy shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.
Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë kanabis në tre vende të ndryshme në fshatin Drashovicë të Selenicës.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë para përgjegjësisë penale autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme:
• Është arrestuar shtetasi K. F., 62 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në një përrua në fshatin Drashovicë.
• Është shpallur në kërkim shtetasi F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi në livadhet e Drashovicës dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike kanabis, të cilat janë asgjësuar.
• Është arrestuar shtetasi M. R., 53 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë kryetar i fshatit Drashovicë, pasi dyshohet se ka patur dijeni për rastet e kultivimit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI– Një orperacion masiv i nisur prej vitit 2016 është finalizuar me arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe anëtarëve të grupit që trafikonin drogë dhe armë....
TIRANË– Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka folur lidhur me vaksinën e koronavirusit.Në fjalën e tij, Pipero është s...
SHIJAK– Policia e Shtetit ka finalizuar operacinin e koduar “Stadiumi”, ku në kushte të larta sigurie është arrestuar Alvaro Jashari, i cili ishte shpallur në k...
TIRANË- Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të Pediatrisë ka dhënë detaje të tjera lidhur me infektimin e foshnjës 2 muajshe të infektuar nga pandemia e k...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimin e ceremonisë mortore të n...
KUKËS– Fundjava ka nisur dhe bashkë me të edhe “zbarkimi” i turistëve nga Kosova, të cilët zgjedhin që të pushojnë në bregdetin shqiptar. Vetëm mëngjesin e...
TIRANË -Zhaneta dhe Anisa Josifi janë përcjellë sot për në banesën e tyre të fundit, në varrezat e Përmetit. Nënë e bijë, të cilat u gjetën të vetëflijuara...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend.Sipas IGJEUM, sot priten reshje të d...
SHQIPËRI– Ngjarja tragjike e Kombinatit që ndodhi ditën e djeshme ku u gjetën të pajetë nënë e bijë, është transmetuar dhe nga mediat greke. Një portal në ...