Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TDURRËS– Muhamed dhe Khaled janë dy të rinj që kanë mbërritur në Shqipëri nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme. Dëshira për t’i shpëtuar skamjes, konfliktit të armatosur dhe ëndrra për Evropën i bashkoi në Durrës, bashkë me shumë të tjerë, në përpjekje për të kapërcyer Adriatikun.
“Unë jam nga Siria. Erdha 3-4 muaj më parë me shpresën që të shkoja nga porti në Itali, po nuk munda. Tani do të provoj nga Mali i Zi. Ka shumë persona këtu nga Siria, Maroku, Algjeria, Egjipti. Ne kemi luftë në vendin tonë. S’kemi punë atje. Para. Asgjë. Erdhëm përmes Turqisë në Greqi duke ecur në këmbë. Kam ecur 25 ditë për të mbërritur këtu, po lëviznim vetëm natën pasi ruheshim nga policia që mund të na kthente sërish në Turqi.”
Përvoja shqiptare ka qenë mëse e hidhur për disa nga refugjatët në Durrës.
“Dy humbën jetën këtu. Njëri kishte 3 vjet në Shqipëri dhe s’mundi të shkojë në Evropë. Ai ishte nga Maroku dhe pinte alkol, drogë, lloje të ndryshme. Ai u hodh nga ndërtesa atje (ish-hotel Vollga). Tjetri u mbyt në det sepse donte të notonte drejt tragetit, por nuk dinte not.”
Muhamedi, që përvecc anglishtes flet dhe frengjisht e pak italisht, ka mbaruar bachelor në inxhinieri. Ai tregon rrugën që bëjnë refugjatët për të mbërritur në vendin tonë të cilin e përdorin si trampolinë për të shkuar në vendet e BE-së.
“Gati 30 % e atyre që vijnë këtu arrijnë të ikin nga këtu në Itali. E sheh atë ndërtesën e lartë. Ata kontrollojnë nga aty të gjithë portin dhe kur forcat e sigurisë nuk janë aty ata sinjalizojnë të tjerët që kapërcejnë rrethimin duke u futur në kamiona. Nëse forcat e sigurisë nuk të shohin shkon në Itali.”
“Kam tentuar shumë herë, po pa sukses. Më kanë kapur dhe më kanë larguar nga këtu po jam kthyer.”
“Kemi gjetur njerëz për të na ndihmuar të na ccojnë në Itali, po duan shumë para. 2 mijë euro dhe unë nuk kam aq para. Do të provoj të shkoj në këmbë nga Mali i Zi, Bosnja, Kroacia, Sllovenia dhe në Itali.”
Khaled, hidraulik në profesion, nuk ka tentuar ende të futet në port. Ai ka mbërritur nga Algjeria në Shqipëri përmes Greqisë një javë më parë.
“Ishim në kampin e Tiranës, po atje ka shumë njerëz si ne nga Maroku, Algjeria dhe na vjedhin telefonat. Marrin drogë. Kjo ishte arsyeja pse ikëm. Drogën ua shesin shqiptarët. Shqipëria është vendi i marihuanës.”
Të dy tregojnë se shqiptarët janë shumë dashamirës. I ndihmojnë shumë me ushqim dhe veshje. Disa i kanë ndihmuar dhe me strehë, po ka mes tyre dhe nga ata që për të mbijetuar vjedhin duke dëmtuar imazhin e refugjatëve të tjerë. Ata thonë se do ta provojnë fatin nga Shkodra për në Mal të Zi.
(Marrë nga Top Channel)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI- Një sherr masiv ka ndodhur sot në Itali, ku mes personave që patën përplasje fizike kishte dhe disa shqiptarë. Sipas mediave vendase shqiptarët ishin org...
TIRANË- Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, i është përgjigjur sot analistit Alfred Çako, ...
BERAT- Një 74-vjeçar është gjetur pa jetë në banesën e tij. Sipas informacioneve trupi i pajetë është gjetur në lagjen Çlirim, aty ku i moshuari j...
TIRANË- Tre aksidente kanë ndodhur në orët e fundit në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioenve të deritanishme, mësohet se aksidentet kanë qenë të ...
TIRANË– Njësoj si fundjava e kaluar dhe kjo e dielë ka sjellë një panoramë të shëmtuar. Mijëra qytetarë janë bllokuar në trafik, si kur janë nisur për në p...
TIRANË- Mjeku Tritan Kalo, në një reagim të fundit u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat kundër COVID-19. Në një postim në Facebook, mjeku ...
VLORË- Aksi Vlorë-Radhimë është bllokuar sërish këtë fundjave. Siç shihet dhe nga foto radha e makianve është shumë e gjatë dhe lëvizja është bërë t...
TIRANË- Arqipeshkvi i Tiranë, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot George Frendo, ka reguar sot për vendimin e Erdoganit për kthimin e Shën Sofisë në xham...
ELBASAN- Një aksident i rëndë është shënuar sot pasditë në rrugën Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Përparim. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se ...
LEZHË- Trafiku nuk është shmangur dot as këtë fundjavë. Në Shëngjin radha e makinave ka arritur 5 kilometra, ku shumë shoferë kanë më shumë se një orë që p...