Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
VENDIMET E KLP/ Lazër Çardaku në krye të Prokurorisë së Shkodrës, ndryshime dhe në Pogradec e Gjirokastër
16 Shkurt 2021, 12:44Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot krerët e katër prokurorive të rëndësishme në Shqipëri.
Në mbledhjen e zhvilluar në prani të 9 anëtarëve dhe në mungesë të Nurihan Seitit dhe Esmeralda Keshit u vendos që për caktim të përkohshëm për një përiudhë tre mujore në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër të emërohet Lazër Çardaku; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë Ollga Visi; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec Dorina Bejko dhe për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër Julian Çafka.
NJOFTIMI:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të 9 anëtarëve dhe në mungesë të zj. Nurihan Seiti dhe zj. Esmeralda Keshi si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Me propozim të anëtarëve z. Alfred Balla dhe z. Kostaq Beluri dhe me miratimin e të gjithë anëtareve, rendit të ditës janë shtuar edhe dy çështje për diskutim dhe miratim; miratimi i raporteve për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit z. Albert Kuliçi dhe z. Çlirim Sino. Gjithashtu, Këshilli u njoh me propozimin e anëtarit z. Vatë Staka për të shtuar në rendin e ditës shpalljen e vakancave për prokuror në Prokurorinë e Posaçme sipas kërkesën drejtuar Këshillit nga drejtuesi i SPAK, z. Arben Kraja pas miratimin nga Kuvendi me datë 28.01.2021 të numrit të përgjithshëm të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme i cili është 20 prokurorë. Propozimi është mbështetur me 4 (katër) vota pro (z. Gent Ibrahimi, z. Alfred Balla, z. Vatë Staka dhe z. Tartar Bazaj) dhe rrëzuar me 5 vota kundër.
Seanca plenare shqyrtoi çështjet si vijon: Këshilli miratoi unanimisht raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit zj. Flora Reka, z. Alfred Shehu, z. Binas Nina, z. Dritan Gina, z. Albert Kuliçi dhe z. Çlirim Sino. Një kopje të raporteve i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Me shumicë votash, Këshilli vendosi për caktimin e përkohshëm për një periudhë tre mujore në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër të z. Lazër Çardaku; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë të zj. Ollga Visi; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec të znj. Dorina Bejko; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër të z. Julian Çafka.
Pasi u njoh me prezantimin e raportit vjetor të Komisioneve të Përhershme te Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi veprimtarinë gjatë vitit 2020, Këshilli i miratoi ato. Raportet do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Finalizohet operacioni “Interesat”! Policia e Shtetit ka prangosur një 36-vjeçare e identifikuar si Valbona Golemi, nga Tirana, e cila në ba...
TIRANË– Vajza e pacientit me Covid-19 e cila denoncoi se babait të saj i kishin vjedhur sendet personale ka treguar se pas denoncimit të bërë ia kanë rikth...
TIRANË– Gazetari Erjon Skendaj raporton nga spitali Covid 1 në Tiranë se gjendja në spitale është rënduar pasi ka pasur fluks të personave të infektuar. Sk...
SHKODËR– Bashkia e Shkodrës i ka bërë thirrje sërish qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në dy njesi administrative, Dajç dhe ...
Aktualitet16 Shkurt 2021, 12:09
TIRANE- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka reaguar pas denoncimit të dy vajzave të pacientit Rifat Lalo, të cilat thanë se kanë prova që tregojnë s...
HAGË– Gjykata hollandeze ka rrëzuar vendimin e marrë në mes të Janarit, nga një gjykatë tjetër, ku Shqipërisë i ishin bllokuar aksionet në kompaninë ...
TIRANË– Vajza e një pacienti me COVID19 pretendon se babait i kanë humbur portofolin ku ka patur para dhe unazën. Në një intervistë për Dosja.al, vajza tho...
SARANDË– Kreu i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema ka ndërruar jetë paraditën e sotme për shkak të një infarkti. Ai u gjet i pajetë në rrugë në fsh...
SHKODER– Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë në ISHP, ka konfirmuar sot lajmin se Shqipëria do ta vazhdojë përgjatë gjithë vitit procesin e vaksinimit. Në Shkod...
SHKODËR– Ardian Dajti, drejtori i spitalit Rajonal Shkodër, ishte i pari që mori dozën e vaksinës ‘Pfizer’ ditën e sotme. Ai ka folur për mediat pasi mori ...