LIVE UPDATES
Aktualitet

KLSH: Menaxhimi i pandemisë së Covid-19 dështoi, s’ka analizë për dëmet financiare

14 Tetor 2021, 13:58 Nga DOSJA
KLSH: Menaxhimi i pandemisë së Covid-19 dështoi, s’ka

TIRANË– Kontrolli i Lartë të Shtetit ka kritikuar qeverinë mbi menaxhimin e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri. Në auditin e kryer nga Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, me temë “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Institutin e Shëndetit Publik, KLSH ka dalë në përfundimin se pandemia e koronavirusit mund të kishte pasur një menaxhim më të mirë në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mos i ndjenin shumë shpenzimet për të përballuar shtrimet në spitale dhe jo vetëm.

Auditi ka nisur në terren për periudhën që nga muaji mars i vitit 2020 deri në vitin 2021 dhe ka nxjerrë në pah gabimet e kryera nga Ministria e Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë së Covid. Madje KLSH shkruan në raport se ka dyshime edhe për përgjigjet e tamponëve të cilët janë kryer në laboratorin e ISHP-së, nëse kanë qenë të sakta apo jo. Madje KLSH sugjeron që Ministria e Shëndetësisë duhet të rishikojë akreditimet për laboratorë privatë ku janë kryer tamponët për COVID-19.

“Përjashtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit ka sjellë pasoja të mungesës së vërtetësisë së analizave, pasi nuk ka marrë pjesë në akreditimin e aparaturave laboratorike të përdorura për këtë qëllim. Marrja e kompetencave nga Komiteti i Ekspertëve dhe MSHMS-ja, ka sjellë përjashtim të padrejtë të DPA-së duke cenuar vërtetësinë e të dhënave laboratorike për Covid-19,”- shkruhet në në auditim.

Përsa u përket kostove që kanë rënduar xhepat e shqiptarëve, Kontrolli i Lartë i Shtetit shkruan se mungesa e një urdhri për shërbime falas ka bërë që shqiptarët të paguanin shifra marrëmendëse psei sigurimet e tyre shëndetësore nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’ua mbuluar këto kosto.

“Mungesa e një urdhri administrativ nga MSHMS për ofrimin falas/ rimbursim të vizitave dhe mjekimeve në institucionet jopublike për COVID-19, tregojnë një efektivitet jo të lartë të politikave shëndetësore në menaxhimin e situates. Shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë ishin të larta si për personat e siguruar, ashtu dhe për personat e pasiguruar, gjë e cila ngre pikëpyetje dhe mbi efikasitetin e skemës aktuale të sigurimeve. Për Shqipërinë kjo shkon deri në 50%, në krahasim me 14,9% në BE, shifra që tregojnë se sa i cënueshëm është sistemi shëndetësor edhe pa u përballur me sfida të jashtëzakonshme, siç është rasti i pandemisë së COVID-19,”- shkruhet në auditin e bërë nga Institucioni i drejtuar nga Arben Shehu.

Rimbursimi i ilaçeve për të trajtuar koronavirusin nuk ka ekzistuar. KLSH shton se shumë qytetarë as nuk morën kurrë dijeni për këtë lehtësim financiar për ta dhe për pasojë nuk kanë përfituar. Edhe faza e testimit të popullatës nuk ka qenë efektive sipas KLSH-së. sipas auditit gjurmimi i rasteve nuk është bërë në mënyrë korrekte pikërisht për faktin se përgjigja e testeve ka dalë 10 ditë pas bërjes së tamponit, duke bërë që virusi të përhapej gjatë kësaj kohe.

 “Bazuar në Ligjin Nr. 15/2016 “Për parandalimn dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjet infektive” të ndryshuar, si edhe Ligjin Nr. 10138 /2009 “Për shëndetin publik”, të ndryshuar, në një situatë të tillë, duke qenë se shëndetësia është një e mirë publike, qeveria e Republikës së Shqipërisë ka detyrimin ligjor ta ofrojë këtë shërbim falas dhe të marrë të gjitha masat për zbatimin korrekt të tij. Gjykuar në sa më sipër citojmë se: Urdhri Nr. 545 datë 19.11.2020 “Për disa shtesa në Urdhrin nr. 392, datë 01.07.2019 “Për caktimin e kufizimeve në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barna të listës së barnave që rimbursohen nga fondi”, i ndryshuar””, për rimbursimin e pacientëve Covid ka dalë 9 muaj pas shfaqjes së pandemisë. Ndërkohë dhe pas daljes pacientët nuk kanë qenë në dijeni të këtij urdhri, pasi ka munguar informacioni nga mjekët e familjes”, vijon më tej auditimi. Këto vonesa rritën si numrin e pacientëve që filluan trajtimin me antibiotikë pa u konfirmuar si të infektuar me COVID-19 ashtu dhe të atyre që filluan trajtimin vonë pasi prisnin për rezultatet e testit,”- shkruhet në dokument.

KLSH shkruan më tej se masat e marra për të parandaluar përhapjen e Covid-19 prekën kryesisht kategoritë e konsumit të lidhur me blerjet e mëdha dhe shërbimet. Për sa i përket situatës së investimeve, ecuria e shfaqur prej tyre detyrimisht u ndikua nga situata e përgjithshme, duke pasqyruar kryesisht rënie të tyre. Prej grupit të auditimit është kërkuar informacion për një analizë nëse janë prekur investimet publike dhe private nga pandemia, si dhe çfarë efekti ka sjell në nivel makro kjo ‘prekje’; por MFE është shprehur se nuk disponon asnjë informacion apo dokumentacion për kryerjen e një analize të tillë.

“Masat e marra për të parandaluar përhapjen e Covid-19 prekën kryesisht kategoritë e konsumit të lidhur me blerjet e mëdha dhe shërbimet. Për sa i përket situatës së investimeve, ecuria e shfaqur prej tyre detyrimisht u ndikua nga situata e përgjithshme, duke pasqyruar kryesisht rënie të tyre. Si investimet publike edhe ato private vlerësohet të kenë qenë gjithashtu me rënie, duke reflektuar tkurrjen e komponentëve përbërës që lidhen me ndërtimin dhe makineritë e pajisjet. Situata e krijuar nga pandemia, mbyllja e detyruar e disa prej aktiviteteve ekonomike, besimi i ulët dhe pasiguria më e lartë në ekonomi kanë qenë ndër faktorët me ndikim negativ në zhvillimet e investimeve. Prej grupi të auditimit u kërkua informacion nëse kemi një analizë nëse janë prekur investimet publike dhe private nga pandemia, si dhe çfarë efekti ka sjell në nivel makro kjo ‘prekje’; apo nëse ka një plan orientimi për këto investime në favor të zbritjes së efekteve negative të pandemisë. Referuar përgjigjes së marr prej MFE, nuk disponojmë asnjë informacion apo dokumentacion justifikues për kryerjen e një analize të tillë. DLidhur me masat fiskale, janë miratuar dy paketa mbështetëse për individë dhe biznese të prekur nga COVID-19 me një vlerë të përmbledhëse prej 45 miliardë lekë (2.8% të PBB-së). Paketat janë: Paketa mbështetëse 1: (i) fonde shtesë për sektorin e shëndetësisë në shumën 3.5 miliardë Lek (ii) 6.5 miliardë Lek për mbështetjen e bizneseve të vogla / të vetë punësuarve që u detyruan të mbyllnin aktivitetet (iii) 2 miliardë lek të rialokuara drejt ndihmës humanitare për personat më të prekurit, (iv) 11 miliardë lekë fond garancie sovrane për kompanitë për të marrë overdraft,”- shkuhet në audit.

LEXO DOKUMENTIN E PLOTE

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet auditi i klsh per covid koronavirusi ne shqiperi ministria e financave pandemia e koronavirusit ne shqiperi auditi i klsh per covid koronavirusi ne shqiperi ministria e financave pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj