LIVE UPDATES
Politike

Kokëdhima komenton vizitën e delegacionit të PE: Nxorrën jashtë loje dhe Ramën

1 Mars 2019, 12:55 Nga DOSJA
Kokëdhima komenton vizitën e delegacionit të PE: Nxorrën

TIRANË- Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, në një deklaratë të tijën ka komentuar deklaratat e delegacionit të eurodeputetëve të PE, të bëra gjatë ditës së djeshme. Në deklaratën e tij Kokëdhima shkruan se delegacioni i PE-së nxorri jashtë loje edhe kryeministrin.

“Koha për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës kishte kapërcyer, qysh kur partia “Zgjidhja” u kishte propozuar dy liderëve të PD-së dhe LSI-së që të bojkotonin dhe të mos merrnin pjesë në zgjedhjet e vitit 2017”, shton më tej kreu i Zgjidhja.

DEKLARATA E PLOTË

Një gjë shumë racionale që na e thanë eurodeputetët: Zgjidheni vetë krizën! Të gjitha deklaratat e delegacionit të Parlamentit Evropian, në dukje kundër opozitës, prishën skemën e vjetëruar të tri partive që mbajnë peng e të shtypur Shqipërinë me pazaret dhe marrëveshjet e tyre para dhe pas protestave të inskenuara me dhunë. Pra, duke zhvlerësuar tavolinën e pazareve politike, delegacioni i PE-së nxorri jashtë loje edhe kryeministrin.

Së pari, kryeministri kthehet në një pjesë e protokollit të funeralit të kësaj klase politike, jo një përfitues apo palë negociuese në një tryezë pazaresh të radhës. Brukseli e përmbysi këtë tryezë, sepse e kuptoi manovrën djallëzore dhe të pasinqertë me mandatet. Koha për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës kishte kapërcyer, qysh kur partia “Zgjidhja” u kishte propozuar dy liderëve të PD-së dhe LSI-së që të bojkotonin dhe të mos merrnin pjesë në zgjedhjet e vitit 2017. Pas këtyre të fundit, u kërkoi të kundërshtonin pjesëmarrjen në parlament me Reformën Zgjedhore gjithëpërfshirëse, qeveri teknike dhe zgjedhjet e parakohshme. Siç doli më vonë, pazari i Bashës me Ramën ishte pranimi i rezultatit zgjedhor dhe sabotimi i demokratizimit të zgjedhjeve. Brukseli, në atë kohë përmes ndërmjetësuesit McAllister, e quajti të mbyllur këtë episod të jetës politike shqiptare. Rihapja e kësaj teme, për ndërkombëtarët mund të kishte sens vetëm në lidhje me diskutimin e sistemit zgjedhor. Ky diskutim u pengua nga të tri partitë e vjetra dhe u vu në funksion skema e rrëmujës, që pushteti të ndahet në tavolinë. Ndërkombëtarët deklaruan se nuk do të ketë ndërmjetësim. Pra, opozita do të shkojë drejt fatit të saj politik (vetëshkatërrimit), duke tërhequr pas edhe kryeministrin.

Së dyti, tri partitë e dekompozuara kanë dalë tashmë në dritën e diellit dhe po shpërndajnë aromën mbytëse. Njëra shërben gazin lotsjellës të pushtetit, dy të tjerat, në shpërbërje e sipër, e kanë kthyer parlamentin në një varr të pambyllur. Në këtë situatë, delegacioni i Parlamentit Europian foli duke mbajtur hundët e mbyllura dhe duke nxituar të largohet nga vendi ynë, të llahtarisur nga panorama. Ata nuk duan të dëgjojnë më, siç u ndodh sa herë që vijnë, për vjedhje votash, pazar për qeveri tranzitore, kërcënime për destabilizim, njerëz që duan të ikin. Ata flasin për stabilitet dhe integrim që na duhet ne, por në mendje kanë përmbysjen (jo rotacionin). Ata kanë dhe një problem tjetër: do të zgjedhin Parlamentin e ri Europian, në maj 2019. Pra, nuk kanë kohë të bëjnë operacione kozmetike në trupin e demokracisë tonë të brishtë. Ata ndryshojnë, kurse liderët shqiptarë nuk ikin, janë të njëjtët me role të ndryshuara, si në 1992, 1997 dhe në 2019. Këta, udhëheqësit tanë nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të thërrasin Franc Vranickin e rradhës, sa herë që i nxjerrin tymin vendit të tyre. Parlamenti Europian, i lodhur me përsëritjen e kësaj skene, po i dënon me zhdukje tre dinosaurët e vjetër. Në fillim e kanë radhën dy partitë e opozitës, më pas i vjen radha mazhorancës së Rilindjes, e cila do të mundet pa problem nga çdo opozitë e re, siç e pamë me studentët, përballë të cilëve humbën gjysmën e ministrave. Kjo opozitë e re, e studentëve, e intelektualëve dhe teknicienëve, e punonjësve, pensionistëve, e partisë ZGJIDHJA dhe partive të reja të pampleksura me mëkatet e këtij sistemi të korruptuar, do t’i japë grushtin përfundimtar kësaj qeverie. Rënia e kryeministrit dhe e kësaj qeverie do të jetë fitorja e rrepublikës mbi korrupsionin, rivendosja e të drejtës së votës së qytetarit mbi marrëveshjen e tri partive të vjetra. Partia “Zgjidhja” i qëndron propozimit të saj se në këtë moment duhet qeveri gjithëpërfshirëse, pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive të vjetra, me mision zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. “Trinia” është demaskuar e diskredituar plotësisht brenda vendit dhe ndërkombëtarisht.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama koço kokëdhima vizita e delegacionit te pe ne tirane edi rama koço kokëdhima vizita e delegacionit te pe ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj